A mund të krijosh epsh dhe përputhshmëri seksuale?

perputhshmeriZakonisht epshi dhe përputhshmëria seksuale merren për të mirëqena dhe për to nuk mendohesh gjatë. P.sh., mund të të rastisë që të shikosh një të panjohur në rrugë dhe të ndjesh epsh për të pa e kuptuar pse. Mund të jetë pamja e tij të jashtme, mënyra si lëviz, era, zëri, ose diçka tjetër. Krejt papritur ti e kupton që mes jush ekziston përputhshmëri seksuale.

Po kur je në një marrëdhënie të shkëlqyer e megjithatë personi tjetër nuk të ndjell epsh?

Është plotësisht e mundur që të eksitohesh prej dikujt edhe pse mund të mos jetë krejt tipi yt dhe kjo mund të realizohet në disa mënyra. Në fillim, gjej diçka të pëlqyeshme tek ai person dhe përpiqu të mendosh mendime që sjellin epsh duke u bazuar vetëm tek ajo gjë. Nëse kjo mënyrë sjell rezultate pozitive, atëherë, avash-avash mund të fillosh të ndihesh më shumë i/e eksituar me gjithçka që ai person ka për të ofruar seksualisht. Provoje një herë. Ndoshta sjell ndonjë rezultat pozitiv.

Por nëse pas disa javësh, muajsh apo edhe vitesh ti ende nuk ndjen gjë për të atëherë, me shumë gjasa ka ardhur koha për të vazhduar jetën. Nëse personi tjetër nuk të eksiton, ndoshta mund të mos ketë qenë e shkruar për ju të dy.

Ndonjëherë mund të krijosh përputhshmëri seksuale edhe nëpërmjet tolerancës, p.sh., duke bërë lëshime në sasinë e dëshirave seksuale që mund të përjetosh. Nëse personi tjetër të eksiton por nuk është tamam ashtu siç e ke ëndërruar, ju mund të punoni së bashku për të përmirësuar sado pak marrëdhënien tuaj seksuale në mënyrë që të krijoni përputhshmëri.

Sidoqoftë nuk është mirë të sakrifikosh nga jeta jote seksuale diçka për të cilën ke vërtetë nevojë. Nëse ti mendon se je duke bërë më shumë lëshime se ç'duhet atëherë, ndoshta ka ardhur koha që të ecësh përpara me jetën tënde.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.