I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Çfarë të duket seksi (joshëse)?

Corbis-42-17123448Për të kuptuar akoma edhe më mirë se si të bësh seks të mrekullueshëm, duhet të kuptosh më parë se çfarë kuptimi ka fjala "seksi" për ty. Një mënyrë për ta zbuluar këtë është që të përfytyrosh një skenë seksuale, të cilën ke dëshirë ta përjetosh në të vërtetë. Këtu nuk po flas për fantazitë e mirëfillta seksuale, pasi shpesh ato nuk janë të përshtatshme për t'u jetuar në të vërtetë. Këtu po flas për një skenë të tillë seksi, në të cilën ti do të ndiheshe krejt rehat nëse do të ndodhte në të vërtetë. Analizoje skenën e përfytyruar dhe do të kuptosh se çfarë është “seksi” për ty.

Ja si e bëri këtë gjë një grua: Ajo u përpoq që të ishte sa më e çlirët. Duke filluar nga gjërat më të thjeshta, i kërkova të ishte sa më specifike që të mundej. Ja se ç'tha ajo, "Meshkujt e gjatë, brun dhe simpatikë më duken seksi. Të jetë 1 e 83 i gjatë. Flokët duhet t'i ketë të dendur dhe të valëzuar. Lëkurën duhet ta ketë të lëmuar dhe të me ngjyrë të theksuar. Ai duhet të mbajë boksierka të kuqe prej mëndafshi dhe asgjë tjetër. Në dorë duhet të mbajë dy gota me shampanjë, një për vete ndërsa tjetrën ma jep mua. Të dy jemi ulur në verandën e shtëpisë së tij. Pasi cikërojmë gotat, ai më thotë "Të dua. Më puth shumë me gjuhë, me shpie butësisht brenda dhe më vendos mbi shtratin e tij. Me shumë xhentilesë më heq rrobat. Pastaj më thotë "Do të ta bëj aq fortë saqë do ulërasësh për më shumë." Unë i them, "Ma bëj, zemra! Ma bëj!" Pastaj themi fjalë të tjera seksi, dhe pastaj bëjmë seks për orë të tëra në të gjitha pozicionet e mundshme."

Gruaja që përfytyroi skenën pastaj renditi të gjithë elementët që për të ishin seksi: mashkulli i gjatë, flokë të valëzuar, lëkurë e butë, lëkurë e nxirë, boksierka prej mëndafshi, shtrati i tij, shampanja, puthja me gjuhë, zhveshja me xhentilesë, romanca, dashuria, fjalët seksi, pëlqimi seksual, bërja e seksit për një kohë të gjatë në shumë pozicione. Kështu ajo krijoi një ide më të qartë për atë që dëshiron, çfarë të kërkojë dhe kur ta gjejë, çfarë të bëjë që ta përjetojë atë eksperiencë seksuale sa më mirë. Bëje këtë gjë disa herë me skena të ndryshme dhe zbulo se cilat janë mendimet e tua për fjalën "seksi".

Nëse ti ke krijuar tashmë një ide të qartë për partnerin seksual ideal, atëherë je në gjysmë të rrugës për ta bërë fantazinë tënde realitet. Përfytyrimi funksionon, prandaj përpiqu ta përfytyrosh atë që mendon se është seksi dhe ke për të parë që ka për të qenë më e lehtë për ta gjetur. Pasi të kuptosh se çfarë kuptimi ka fjala "seksi" për ty, do të jetë më e lehtë për të bërë seks të mrekullueshëm.

Nëpërmjet artikujve që do të vijnë, ti do eksplorosh më tej kuptimin e fjalës "seksi". Gjithashtu, do të mësosh se si t'i përmbushësh nevojat e tua seksuale. Tani për tani, përpiqu të mbash mendje të hapur dhe pozitive ndaj seksit në përgjithësi. Si fillim është e rëndësishme që t'i të ndihesh joshës/e. Pastaj, përpiqu të gjesh një partner/e që gjithashtu mendon që ti je joshës/e ashtu siç je në të vërtetë.
blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.