Dua, po s’dua.

Corbis-42-15240379 Pyetje 3 muajt e parë të marrëdhënies time ishin të shkëlqyera. Por muaji i fundit nuk vajti edhe aq mirë…u mërzita. Unë frekuentoj shkollën në një qytet tjetër ndërsa me të takohesha vetëm në fundjavë. U lodha duke ardhur para mbrapa çdo të premte vetëm për t’u takuar me të. Për t’i rënë shkurt, ajo me tha që më do, unë e lashë, pastaj ndryshova mendje dhe ne u lidhem prapë, pas 2 ditësh ajo më la mua. Tani pas 2 javësh ajo nuk më shqitet nga mendja dhe dua ta takoj me çdo kusht. Çfarë të bëj?

Përgjigje Pas tre muajsh ty të erdhi në majë të hundës duke bërë të njëjtën gjë çdo fundjavë. Kur ti e le atë, rutina u prish dhe lidhja u bë sërish interesante. Ti u ndjeve më mirë dhe vendose që të lidheshe prapë me të, dhe ajo pranoi sepse edhe ajo u ndje më mirë.

Pasi ajo u ndje mire aq sa duhej, ajo e kuptoi që nuk kishte më të njëjtat ndjenja për ty, kështu që ajo të la ty. Tani, pas dy javësh, ti u trashe prapë dhe mendon për herët e fundit që nuk ishe trashur, që si për koincidence ndodhi që ishe me të. Ti do të kthehesh prapë me të jo pse e do, por sepse ke nevojë për diçka interesante.

Në vend që të rrish kot gjithë ditën, dil nga shtëpia dhe merru me ndonjë aktivitet ose hobi. Përndryshe, varësia jote prej saj mund të kthehet në diçka që ti as nuk e kishe dashur e as planifikuar.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.