Lista e përputhshmërive

42-22256394Ndonjëherë mjafton një shikim i vetëm për të kuptuar që ke dëshirë të bësh seks me dikë. Shikimi është një mjet i fuqishëm dhe shpesh herë mjafton për të krijuar epsh. Por shikimi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të kuptuar nëse ka përputhshmëri seksuale, si p.sh., në rastin e filmit "50 nuancat e Greit".

Si t'ia bësh kur personit që të eksiton vetëm me një shikim i pëlqen Sado-Mazokizmi ndërsa ty jo? Ose kur atij i pëlqen që të frekuentojë disa partnere njëkohësisht ndërkohë që ti e dëshiron të gjithin për vete?

Gjetja e një partneri të përshtatshëm për seks do të thotë të gjesh dikë që të ekstion por që ka edhe të njëjtat dëshira seksuale si ty.

Për të kuptuar nëse ka apo jo përputhje seksuale me personin tjetër ju mund t'i drejtohen njeri-tjetrit me këto pyetje:
  • A ndjeni tërheqje seksuale për njeri-tjetrin?
  • A dëshironi që të bëni të njëjtën sasi seksi? Sa herë në ditë, javë, muaj?
  • A ndani të njëja vlera për dashurinë, marrëdhënien dhe seksin?
  • A iu pëlqejnë të dyve të njëjtat sjellje seksuale, seks të nxehtë apo seks normal?
  • A jeni të dy të gatshëm që të përdorni kontraceptive dhe planifikimin familjar për tu mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet?
  • A jeni të sinqertë për praninë e sëmundjeve seksuale ngjitëse?
  • A do të jeni të gatshëm të respektoni nevojat seksuale të njeri-tjetrit?
  • A ndjeni tërheqje fizike për njeri-tjetrin, a ndihen trupat tuaj mirë pranë njeri-tjetrit?
  • A keni të njëjtat mendime në lidhje me monogaminë, besnikërinë dhe tradhtinë?

Seksistika Në Amerikë, mosha mesatare e fillimit të aktivitetit seksual është tek të 16-tat. Mosha mesatare e martesave është 24 vjeç. Shumica e njërzve nuk martohen me partnerin e tyre të parë. Mesatarisht, Amerikanët kanë nga 6 deri në 13 partnerë seksi gjatë jetës së tyre. Shum prej këtyre partnerëve njihen para martese, në moshën 16-24 vjeç.

Pasi t'i kesh vlerësuar pikat e mësipërme një herë me veten tënde, pastaj mund t'i diskutosh edhe me partnerin. Ballafaqim padyshim që do e shpjerë bisedën edhe tek çështjet e shëndetit seksual. Për tema si planifikimi familjar dhe kontraceptivët që duhen përdorur duhet të bini dakord paraprakisht.

Gjithashtu, ju duhet të bisedoni me njëri-tjetrin edhe për mënyrat më të mira për ta bërë seksin më të kënaqshëm për të dy. Mbaj shënim me mëndje kur partneri/rja nuk do që të hapë tema seksi me ty. Kjo mund të jetë një shenjë që tregon se ndoshta personi tjetër mund të mos jetë i duhuri për ty.

Kështu, bisedat për aspekte të ndryshme të seksit jo vetëm që ju ndihmojnë që të bëni seks më të mirë, por edhe vërteton përputhshmërinë tuaj.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.