Përse do që ajo të kthehet prapë tek ty pasi të ka lënë një herë?

42-24589660 Ka raste kur ajo të thyen zemrën dhe ti në vend që të ecësh përpara, përpiqesh që ta bësh medoemos për vete edhe një herë tjetër.

A e ke menduar ndonjëherë arsyen pse do që ajo të kthehet sërish tek ty? Nëse nuk e ke bërë ende, unë dua që ti të ndalosh për një moment dhe të pyesësh veten, "mor po për çfarë e dua xhanëm që të kthehet tek unë?"

Shumë shpejt do të zbulosh se e do për të paktën 2 arsye, asnjëra nga të cilat nuk do të ndihmojë që t'ia rifitosh zemrën:

1. Hakmarrje
2. Frikë

Disa nga ju thjeshtë duan hakmarrje sepse ajo të theu zemrën dhe ti do që ta rifitosh atë në mënyrë që të bësh të njëjtën gjë me zemrën e saj. Ndërsa pjesa tjetër kanë frikë se nuk do të gjejnë dot të njëjtat gjëra tek një femër tjetër që mund t'i gjenin tek ajo.

Cilado qoftë arsyeja për ta rikthyer, shumë shpejt do të vesh re se sa më shumë të përpiqesh, aq më i pamundur ka për të qenë misioni yt. Jo vetëm kaq, por po të kishe ecur përpara që në fillim tani do të ishte shumë e thjeshtë për tu hakmarrë, përveç faktit që do të gjeje edhe një femër tjetër të përshtatshme për ty. Dikë që mund ta duash, dikush që të do dhe më e rëndësishmja, dikush që ka dëshirë të rrijë me ty.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.