Orgazma false

42-26598982 Kam bërë gjasme sikur kam pasur orgazëm por nuk përpiqem që mos ta bëj. Mendoj se është jo produktive edhe pa hyrë në çështjet e ndershmërisë. Si mund të presësh nga dikush që të bëjë të ndihesh mirë nëse ti bën sikur gjithçka është mirë.

Të bërit gjasme u përmirësua me kalimin e kohës, mendoj edhe për faktin se gjatë seksit kisha më shumë orgazma të vërteta, të cilat mund t'i kopjoja. Erdhi një pikë ku vendosa se nuk do të bëja më gjasme edhe pse mund të ishte zgjidhje më e thjeshtë. Kuptova se nuk ia vlen t'i komprometosh orgazmat e mira me ato falset. Orgazmat false nuk e ndihmojnë partnerin që të kuptojë se çfarë më bën mua të ndihem mirë, më bëjnë që të ndihem gënjeshtare dhe më bëjnë që të ndihem më e ftohtë me partnerin.

Kam bërë gjasme sikur më ka ardhur orgazëm për arsye të ndryshme. Kam qenë shumë e lodhur, por nuk doja që të vija partnerin në siklet. Më vinte turp që nuk më kishte ardhur. E dija që nuk do më vinte, por nuk desha që partneri të kujtonte se nuk po më pëlqente ajo që po bënim bashkë. Mendoja se duhej patjetër të kisha një orgazëm. Isha e kënaqur dhe nuk desha që partneri të ndihesh i detyruar për të bërë më shumë.

Kjo e fundit ishte dhe hera e fundit që unë kam bërë gjasme. Kam kohë që nuk kam pasur probleme me orgazmat, por edhe para kësaj, rrallë më ndodhte që të kisha problem. Puna është që nuk është e nevojshme që të kem gjithmonë orgazëm. Kënaqësia e seksit është paksa e ndryshme nga kënaqësia e orgamzave. Ndonjë herë më mjafton thjesht afërsia që kam me të dashurin tim kur ai është brenda meje. Ndonjë herë, edhe pse ndihem e lumtur dhe e kënaqur, nuk jam aq e eksituar sa për të pasur një orgazëm.

Nuk e di nëse i dashuri im e beson faktin që unë mund të kënaqem edhe pa pasur një orgazëm. Ai mendon se unë bëj sakrificë. Unë e kuptoj pse meshkujt nuk i kuptojnë këto gjëra. Duket pak e çuditshme nga këndvështrimi mashkullor se si një femër mund të bëjë seks pa qenë e eksituar dhe të kënaqet prej tij. Për më tepër, është akoma dhe më e çuditshme se si një femër mund të jetë e eksituar dhe të kënaqet nga seksi pa pasur një orgazëm.

Është vërtetë që shumicën e kohës dua të kem një orgazëm, megjithatë nuk mendoj që seksi cilësor varet vetëm nga orgazmat.

Kohët e fundit nuk më është dashur që të bëjë gjasme. Nëse dua të kem një, i dashuri im është i gatshëm të më "shërbejë". Shumicën e kohës, orgazmat e mia vijnë gjatë seksit. Ka raste që ai e kupton që unë dua një orgazëm dhe përpiqet të ma japë. Nëse unë kam nevojë për orgazëm dhe ai nuk e kupton këtë gjë, atëherë jam unë ajo që filloj përkëdheljet. Gjithçka shkon mirë. Në përgjithësi, kam bërë gjasme vetëm në fillimet e marrëdhënieve të mia ose në herët e para. Kjo ka ndodhur sepse më ka ardhur turp që të kisha një orgazëm prej vërteti. Është e çuditshme, e di. Gjithashtu, nëse e di se nuk ke për të pasur një orgazëm, si mund t'i japësh fund seksit pa e fyer dikë?

Ndonjëherë në të rrallë ndodh që të bëj gjasme, ose për arsyet e mësipërme ose për inerci të ofshamave të kënaqësisë.

Nuk më ka ndodhur që dikush të bëjë gjasme me mua, megjithatë mund të mos ta kem kuptuar. Nuk është dhe aq e vështirë për të sajuar një orgazëm femërore gjasme, nëse nuk ke turp dhe e di se çfarë është. Një herë i dashuri më tha se ai ka bërë gjasme sikur ka pasur një orgazëm. Se kisha menduar ndonjëherë se djemtë mund të bëjnë gjasme, megjithëse mendoj se kur përdor prezervativ nuk është dhe aq e vështirë.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.