8 tipat e meshkujve që nuk janë aspak tërheqës

42-21110959 Tipi emocional.
Ai është tejet emocional dhe i shpreh të gjitha ndjenjat e tij me të që në takimin e parë. Tipi emocional gjithashtu nuk ka besim tek vetja dhe e bren gjithmonë ankthi i pasigurisë në marrëdhënie, punën dhe shoqëri.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Vetëbesimi dhe independenca janë tipare joshëse të një mashkulli, ndërsa pasiguria dhe varësia nuk janë. Shumica e femrave janë në kërkim të një partneri të fortë tek i cili mund të mbështeten. Mirëpo, në qoftë se je ti ai që vazhdimisht kërkon të mbështetesh diku, çfarë i mbetet asaj? Po të marrim parasysh faktin që femrat sjellin në një marrëdhënie edhe plot pasiguri të vetat, nuk është çudi që pasiguritë e tua do të jenë të tepërta për të.

Si t'ia bësh nëse ti je ky tipi? Koha është gjithçka, prandaj në fazën e parë të një lidhjeje mbaji emocionet nën kontroll. Përpiqu që të mos i shfaqësh menjëherë të gjitha ndjenjat e tua. Pasi të ketë kaluar kohë mjaftueshëm dhe ju të jeni njohur mirë njëri me tjetrin, atëherë mund t'i shprehësh të gjitha emocionet dhe ndjenjat e tua sipas dëshirës. Pas kësaj edhe ajo do të ketë dëshirë të dijë se çfarë ndodh në mendjen tënde.

Tipi i parashikueshëm.
Femrave nuk u pëlqen tipi i parashikueshëm sepse ato e dinë me saktësi si do të reagojë ai në çdo situatë. Ai ndjek gjithmonë formula të gatshme dhe nuk bën asnjëherë diçka ndryshe. Për shembull, ai asnjëherë nuk do të tregohet spontan dhe ta ftojë femrën për darkë.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Femrat gjithmonë kërkojnë një farë paparashikueshmërie tek meshkujt, ato kërkojnë shpirtin e lirë. Kjo është arsyeja pse disa femra tërhiqen shumë prej të ashtuquajturve "djem të këqij." Nuk është se atyre u pëlqen ana e tyre e keqe, është fakti që ata janë të paparashikueshëm.

Si t'ia bësh nëse je ky tipi? Nuk është e nevojshme që të bëhesh "i keq", apo që të kesh një shpirt të lirë për ta bërë atë për vete. Bëhu një çikë spontan, sidomos në fillim të lidhjes. Merre në telefon dhe thuaj se për fundjavë ke dëshirë të shkosh diku në një vend të veçantë, për shembull në mal apo buzë detit, ose që ke dëshirë të bësh ndonjë aktivitet të pazakontë. Pasi të të ketë njohur mirë, nuk do ta ketë dhe aq bezdi kthimin tënd në rutinën e zakonshme. Mos harro që herë pas here të sajosh ndonjë surprizë të këndshme. Kjo gjë do ta mbajë marrëdhënien të freskët.

Arroganti
Ai ka një ego të sëmurë dhe është mospërfillës. Ai është gjithashtu i pasjellshëm, jo detyrimisht ndaj saj por ndaj kujtdo që ai e nënvlerëson. Mirëpo kjo është njësoj si të jesh i paedukatë me vetë vajzën.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Një femër shpesh vështron sjelljen e një mashkulli ndaj të tjerëve për të vlerësuar karakterin e tij. Kështu që, edhe pse ti mund të sillesh mirë me të gjatë një takimi, ajo padyshim që do të vëzhgojë edhe sjelljen tënde ndaj të tjerëve.

Si t'ia bësh nëse je ky tipi? Asnjë femre nuk i pëlqen që ta nënvlerësojnë kështu që egon e tepruar rralloje kur të jesh duke komunikuar direkt me të. Por, në mënyrë që të lësh një përshtypje vërtetë mbresëlënëse, ti duhet të tregosh respekt për të gjithë njerëzit pasi ajo do jetë duke vëzhguar.

Laci
Laci nuk e fsheh faktin që po shikon edhe femrat të tjera në prani të saj. Ai ngacmon femrat e tjera, madje mburret për numrin e femrave që ka pasur. Në përgjithësi ai nuk i respekton shumë femrat.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Jo vetëm që kjo sjellje të acaron nervat, por gjithashtu është i dëmshëm për besimin që femra ka tek vetja. Po u solle në këtë mënyrë që në takimin e parë, nuk ke asnjë shans për një të dytë.

Si t'ia bësh nëse je ky tipi? Nëse nuk e eliminoni dot këtë sjellje tërësisht, të paktën mbaje nën kontroll gjatë kohës që lë përshtypje e parë. Vëri kufi flirtit dhe syve që livadhisin sa andej këndej, e ndoshta kjo gjë të bëhet zakon. E thënë troç, kjo lloj sjelljeje, kurdo që bëhet e pranishme në një marrëdhënie nuk pranohet asnjëherë nga femrat.

Kurnaci
Ai e fton atë për darkë jashtë dhe papritur përpiqet që t'ia hedhë me një sandviç. Ai nuk shpenzon asnjëherë për lule dhe kërkon gjithmonë gjërat më të lira. Ai i jep asaj përshtypjen se janë në gjendje krize financiare që në takimin e parë.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Në tre katër takimet e para duhet patjetër të shpenzosh pa tu dridhur dora. Fjalët "kursim" dhe "s'kam lekë" nuk duhet të dëgjohen. Nëse ajo e kalon takimin tuaj të parë duke përfytyruar kursimin e qindarkave, pak shanse ke për sukses.

Si t'ia bësh nëse je ky tipi? Kur je duke bërë për vete një femër, lëroje pak dorën. Nuk është e nevojshme që të shpenzosh tërë pasurinë tënde që në takimin e parë, por të paktën bëje që të ndihet e veçantë. Lulet i japin lezet një marrëdhënie një herë në kaq.

Grindaveci
Ky tip e kthen çdo bashkëbisedim në një debat. Kur ky tipi del me një femër e bën atë të ndihet sikur është në debat televiziv dhe jo në një takim romantik. Në këtë mënyrë edhe ajo do të fillojë të jetë gjithë kohës në mbrojtje dhe ndrojtur.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Takimet e para duhet të jenë një eksperiencë e kënaqshme për femrën, por nëse ajo është gjatë gjithë kohës në mbrojtje, nuk do të ketë mundësi të shijojë asgjë. Mos harro, debatet dhe grindjet e pafundme janë stres dhe ti nuk do që ajo të të identifikojë ty me eksperienca stresuese, apo jo?

Si t'ia bësh nëse ti je ai tipi? Pikë së pari, relaksohu. Nëse ti je ky lloj tipi, ndoshta ti debaton ngaqë je nervoz ose i pasigurt për atë që duhet të thuash. Prandaj, para se të dalësh përgatit një listë temash dhe pyetjesh që do t'i bësh asaj. Kështu ti do të kesh më pak nevojë për të nisur një debat kur të bjerë qetësia gjatë një bashkëbisedimi.

Paragjykuesi
Ky i paragjykon të gjithë. Ky ndoshta nuk pi as alkool e as duhan, madje nuk ngurron që tua këshillojë edhe të tjerëve. Që në takimin e parë ai ka për t'i bërë vajzës moral ndoshta për pijet alkoolike apo ëmbëlsirat.

Çfarë e bën atë jo tërheqës?  Askujt nuk i pëlqen që të kritikohet, sidomos në një takim romantik. Asaj do t'i duket e mërzitshme dhe e paedukatë.

Si t'ia bësh nëse ti je ai tipi? Kritikat lejohen pasi ke filluar një marrëdhënie. Deri atëherë, alkooli, duhani dhe ëmbëlsirat që ajo konsumon janë punë e saj

Misogjinisti
Ky tipi nuk e fsheh përbuzjen që ka për të gjitha femrat në përgjithësi. Në takim ai gjithë kohës vetëm shpreh ndjenja negative jo vetëm ndaj femrës që e shoqëron, por ndaj gjithë gjinisë femërore duke lëshuar komente të vrazhda dhe fyese.

Çfarë e bën atë jo tërheqës? Në listën e mësipërme, kjo është e vetmja sjellje që është krejt e patolerueshme. Nuk është aspak për tu çuditur. Cila është ajo femër që do të kishte dëshirë të ishte në një marrëdhënie me një mashkull të tillë?

Si t'ia bësh nëse ti je ai tipi? Nëse je ky tipi, atëherë mendohu seriozisht për të ndryshuar sjellje. Kjo sjellje jo vetëm që është e vrazhdë dhe e shëmtuar, or edhe shkalla e fundit e prishjes së një marrëdhënieje.

Bëju mashkulli i mrekullueshëm
Nuk është nevoja për tu stresuar nëse je një nga këta tipat e kësaj liste. Sidoqoftë, ki parasysh diçka. Këto janë tipare të karakterit që femrat i analizojnë mirë që në fillim të një marrëdhënieje. Nëse ti dëshiron që ta nisësh me këmbë të mbarë duke lënë një përshtypje të mirë, kije parasysh listën e mësipërme që t'i mbash sjelljet e papëlqyeshme nën kontroll.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.