Krijo intimitet nëpërmjet rrëfimit.

42-17950156Zakonisht kur bisedojmë me të huaj, nuk na vjen shumë për mbarë që të hyjmë në detaje personale e për këtë arsye ne mbajmë ngritur mburojat. Por me kalimin e kohës, sa më shumë njihesh me një person aq më shumë je i prirur që të zbulosh detaje nga vetja. Mikut ose të dashurit mund t'i flasësh për gjëra personale si kafshimi i thonjve apo për bezdinë që të shkaktojnë flokët e yndyrshme.

Kur bisedon me një mik të ngushtë për gjëra të tilla personale, zakonisht ai/ajo ta kthen me të njëjtin nivel intimiteti. Këto janë gjëra normale mes miqsh, gjëra që krijojnë afri dhe lidhje. Zbulimi i një sekreti të parëndësishëm tregon se ti nuk po mban asnjë mburojë, përkundrazi po tregohesh i hapur.

Megjithatë, para se ta përdorësh këtë metodë komunikimi, sigurohu që je në terren të sigurt. Nëse ai/ajo nuk ka krijuar ende respektin e duhur për ty, teknika mund edhe të të përplaset në fytyrë.
Një studim shumë interesant shkencor ka treguar se kur një person me autoritet bën ndonjë gafë, ne kemi tendencë për ta pëlqyer më shumë, por kur gafën e bën një person i zakonshëm, ne kemi tendencën ta pëlqejmë më pak.

Zbulimi i një dobësie të vogël është diçka e këndshme, zbulimi i një dobësie serioze nuk është aspak diçka e këndshme. P.sh. t'i thuash dikujt pa e njohur ende mirë se ke qenë dy herë i divorcuar, apo që ke kaluar një natë në polici, apo që ke ngelur në universitet, ka shumë gjasa që ta bëjë atë të mendojë "Çfarë dështaku ky!".

Këto ngjarje në vetvete mund të jenë tregues të shumë aspekteve pozitive të karakterit tënd, por në këtë fazë të parë, ai/ajo nuk ka nga t'i kuptojë gjithë këto gjëra. Ai/ajo mund të mendojë, "ky është vetëm fillimi, pale çfarë mund të vijë më vonë!" Dhunë në familje? Dembel? Drogë, prostitucion, pse jo edhe kriminel?

Për momentin ato sirtarë e dollape mbaji të mbyllur. Ky është momenti për të nxjerrë në pah elementët pozitivë, jo ata negativë. Një dobësi e vogël është krejt e padëmshme. Bashkëbiseduesit do t'i duket e këndshme dhe automatikisht do të ndjehet më pranë teje.

Zbulo diçka nga vetja.
Nëse e ndjen që biseda me prenë është duke shkuar mirë, bëj një zbulim të vogël rreth vetes tënde. Kjo gjë krijon intimitet. Zgjidh ndonjë dobësi të vogël të parëndësishme dhe rrëfehu. Vetëm se duhet të jetë e vogël fare, ama!
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.