Ëndrra me seks

42-22278919 Dy janë llojet e ëndrrave me seks që unë kam parë. E para është ajo e zakonshmja ku unë jam në gjumë dhe ëndrra është seksi ose jam duke bërë seks me dikë. Të gjithë ata, të cilëve u kam folur për këtë gjë kanë parë ëndrra me seks. Askush nuk më ka parë shtrembër për faktin që kam parë apo nuk kam parë ëndrra me seks. Një herë po përshkruaja një ëndërr romantike dhe mu desh që të justifikohesha kështu, "por nuk ëndërrova që po bëja seks me të". Shoqja me të cilën po bisedoja menjëherë mu përgjigj, "Oh, mos e ki problem. Unë shoh ëndrra me seks gjatë gjithë kohës. Një herë pashë ëndërr sikur po bëja seks me Krishtin." Kjo më bëri që të ndihesha më e sigurt.

Mua për vete nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të ëndërroj duke bërë seks me një figurë të famshme, megjithatë personazhet e ëndrrave të mia janë të të gjitha llojeve, gjinive, karaktereve, pamjeve madje edhe njerëz realë. Nuk mund të them me siguri nëse ky "dashnori" imagjinar është një person ndaj të cilin ndihem e tërhequr, apo ndonjë i panjohur, apo ndonjë i shpikur.

Nuk më mbahet mend ndonjëherë që të jem ndjerë në siklet të nesërmen pasi kam parë ndonjë ëndërr "të pisët" me dikë teknikisht ose moralisht të papërshtatshëm si p.sh komshiu, postieri, apo fundja dhe me vetë babin tim, apo ku di unë. Nuk më vjen turp dhe nuk ndjej përgjegjësi për ëndrrat e mia. Nuk i kam unë nën kontroll ato, ato thjeshtë ndodhin. Gjithashtu, nuk mendoj që gjinia e personit që shikoj në ëndërr është me të vërtetë gjinia ndaj së cilës ndjej atraksion seksual. Megjithatë, më ndodh nganjëherë që ëndrra me mendime lesbike apo të qenit gjysmë zhveshur ma mbajnë gjallë dëshirën seksuale të asaj natyre për nja dy ditë.

Për hir të transparencës po tregoj këtu disa nga personat me të cilët kam bërë seks në ëndërr: një kërcimtare diskoje zezake, veshur me kostum lëkure ngjyrë portokalli; babin tim, i cili, në ëndërr kishte një vulvë të shëndoshë mashkullore por pa qime; të dashurin tim; një instruktor imagjinar skiator me flokë të zinj dhe quka; një shoqen tim por të personifikuar nga një zvarranik (përqendrimi ishte i fokusuar tek beli i saj i lëmuar që ishte njëkohësisht edhe si gjarpër por edhe me pellush); djali im i veçantë bashkë me njerëz të tjerë imagjinarë; një femër imagjinare që kishte një gocë deti si prej perle në vend të vulvës, me nuancë të bardhë në rozë të errët, etj, etj...

Nuk marrë vesh nga interpretimi i ëndrrave dhe nuk më ka interesuar ndonjëherë që të di se çfarë tregojnë ëndrrat e mia "të pista'' në lidhje me karakterin tim (në jetën e vërtetë zvarranikët nuk më eksitojnë, megjithëse beli im më pëlqen).

Një herë po bisedoja me një mikeshën time për faktin që edhe pse shohim ëndrra shumë të nxehta me seks, prapë së prapë nuk arrijmë ndonjëherë në orgazëm. Të dyjave na ndodh që ose zgjohemi ose ëndrra merr drejtim tjetër (p.sh papritur dikush po të ndjek dhe gjëra të kësaj natyre). Pasi zgjohemi, të dyja ne mendojmë se jemi të eksituara dhe gati për orgazëm prandaj fillojmë të masturbojmë mirëpo pastaj e kuptojmë që në fakt nuk jemi fizikisht të eskituara. Ne thjesht po ëndërronim sikur ishim të eksituara (si p.sh kur zgjohesh duke qarë por në fakt vetëm sa bën sikur qan). Të dyja ne mendonim që kjo ishte e padrejtë duke qenë se djemtë mund të zgjohen nga gjumi me epshin e tyre të shpërndarë sa andej këndej.

Më kujtohet që mërzitesha kur zgjohesha kështu dhe pastaj përpiqesha që të më zinte prapë gjumi. Desha t'i shkoja deri në fund por në të vërtetë më duhej ta filloja nga fillimi dhe kur je përgjumësh përqendrimi është i vështirë.

Lloji tjetër i ëndrrës me seks nuk mund të quhet tamam ëndërr, por më shumë si një halucinacion. Shpesh, kur jam duke bërë seks në të vërtetë, vetvetiu më duket sikur jam diku në një vend tjetër, si p.sh. në një Kabinë teleferiku ose në një oborr me karamele. E çuditshme! Kur mbyll sytë shikoj copëza të kësaj skene, asgjë të detajuar, më shumë si në sfond. Domethënë, është më shumë ndjesia e të qenit në atë vend se sa të parit me sy.

Ashtu si edhe në ëndërr, më pas nuk i mbaj shumë mend gjërat që kam parë. Kur i mbaj mend, nuk para i tregoj kështu që mbete si tregim për një udhëtim që dëgjohet por nuk shikohet.

Në fillim mendoja që kjo ndodhte kur bëja seks dhe më vinte gjumë, prandaj mendoja se isha në gjysmë ëndërr. Mirëpo, në fakt kjo më ndodh gjithmonë. Ndonjëherë edhe me sy hapur. Nuk e di se ngase shkaktohet kjo. Skenat nuk përsëriten asnjëherë dhe nuk më duket se kanë lidhje me pamje që i kam përjetuar vetë. Këto skena janë mjaft të njohura për mua dhe unë mund të them se ku ndodhen (në metro, në një shkretëtirë me kaubojsa, Tron, etj). Nuk më krijohet asnjëherë përshtypja që jam duke bërë seks me ndonjë tjetër përveç atij me të cilin po e bëj, megjithatë ndonjëherë më krijohet një përshtypje shumë e qartë të asaj se çfarë jemi, si p.sh, të dy jemi astronautë. Këtë e kam diskutuar vetëm me të dashurin tim dhe të dy mendojmë që është diçka shumë zbavitëse, sidoqoftë atij nuk i ka ndodhur asnjëherë. Do të më pëlqente që kjo të kishte lidhje me mënyrën se si orgazmat ndikojnë tek proceset kimike të trurit, megjithatë se kam idenë.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.