Çfarë quhet seks i mirë?

42-26598818Gjithsecili ka opinion e vet për këtë çështje. Megjithatë shpjegimi i gjithëpranuar shkencor është ky:

Për shumicën e njerëzve seksi i mirë shpesh nis i shtyrë nga epshi. Sa më i lartë niveli i epshit, aq më i lartë numri i prekjeve seksuale.

Përkëdhelitë dhe prekjet vazhdojnë deri në në pikën që të dy partnerët ndihen të eksituar mjaftueshëm për të kryer marrëdhënie seksuale. Në fund epshi shpërblehet me seks dhe orgazma.

Gjatë bërjes së seksit vjen një moment që quhet "kulm emocional", gjatë të cilit partnerët ndjejnë emocione pozitive të forta për njëri-tjetrin dhe është aq intensiv saqë mund të intepretohet si dashuri.

Kur bëjnë seks të mirë, partnerët ndjejnë intensitet dhe liri seksuale. Ata mund të përfshihen aq shumë në bërjen e seksit saqë çdo pyetje, çdo hall, çdo analizë, çdo mendim venitet dhe ajo që mbetet është vetëm seksi.

Kur seksi është i mirë ai zakonisht ai pasohet nga ndjesia e çlodhjes, sigurisë, kënaqësisë, lumturisë dhe dashurisë.

Kujdes!
Është e vështirë ta vlerësosh "dashnorin/en" nëse është i/e mirë pa bërë më parë seks me të. Ekziston një koncept i përgjithshëm mes djemve se vajzat e pashme, të veshura bukur e me gjokse e të prapme të bëshme janë më të mira në shtrat. Nuk është e vërtetë. Të jesh e mirë nga pamja e jashtme nuk ka asnjë lidhje me të qenit e mirë edhe poshtë çarçafëve. E njëjta gjë është edhe me dikë që lëviz ose ecën në mënyrë sensuale dhe pasionante. Kjo nuk është shenjë që tregon se është po aq pasionant edhe në shtrat.


Mënyra e vetme, e saktë për të kuptuar nëse personi ndaj të cilit ndihesh i/e tërhequr seksualisht është apo jo i mirë në shtrat është duke bërë seks me të.

Megjithatë ka një mënyrë indirekte për të vlerësuar nëse dikush është potencialisht i mirë në shtrat nga qasja që ka në përgjithësi ndaj seksit.

Ja disa shenja dalluese:
  • ndihet mirë me trupin e tij/saj 
  • flet rreth seksit hapur, por jo në mënyrë banale 
  • i pëlqejnë argëtimet dhe aventurat 
  • përdor kontraceptivët në mënyrën e duhur

Këshillë 
Në shumicën e rasteve seksi për herë të parë nuk është asnjëherë "i mirë" prandaj nëse zhgënjehesh herën e parë, mos u dëshpëro. Ndonjëherë nevojiten disa seanca për të shijuar seksin e mirë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.