Veprat flasin shumë më tepër se fjalët kur vjen puna për të bërë për vete një femër.

42-26585461 Është e mundur që një mashkull të krijojë atraksion me një femër edhe pa thënë asnjë fjalë.

Por, është  e pamundur që krijosh atraksion me një femër vetëm me “llafe”.

Ky është një problem për ata meshkuj që flasin rreth gjërave që duan të bëjnë apo që kanë ndërmend të bëjnë por që nuk marrin asnjëherë hapat konkretë  për të arritur atë që duan.

Meshkujt që e marrin atë që duan nga femrat, hedhin hapa konkretë dhe veprojnë për të marrë atë që duan.

Në themel të këtyre veprimeve janë këto hapa të thëna në vija të trasha:

Nëse do që të takohesh me femra, duhet më parë që t'u afrohesh atyre.
Nëse do që të shkosh gjëkundi me një femër, duhet që të kesh ku ta shpiesh.
Nëse dëshiron që të bësh seks me një femër, duhet që ta prekësh dhe t'i heqësh rrobat e saja dhe të tuat.

Është fare e thjeshtë. Po nuk e kuptove kaq farë gjëje, atëherë çdo mendim, teknikë, plan e ku di unë është fare i kotë. Duhet të veprosh që të kesh sukses.

Është e vërtetë se disa veprime janë më të mirë se të tjerët, por një gjë është e sigurt, po nuk veprove, nuk do të arrish asnjëherë asnjë gjë. Të gjitha ato teknikat dhe këshillat që mund të lexosh lart e poshtë si të krijosh atraksion funksionojnë vetëm nëse vepron. Në të kundërt, ti vetëm sa do dish një tufë me gjëra të cilat nuk ke për t'i provuar kurrë.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.