Si të krijosh afrimitet që në bisedën e parë?

42-19669025Po të vëzhgosh nga larg një mashkull dhe një femër duke biseduar në një mbrëmje, mund të dallosh menjëherë nëse janë të dashuruar apo thjeshtë shokë.

Nuk është e nevojshme t'i dëgjosh duke i thënë njeri tjetrit, "zemra, shpirti, ylli" apo t'i vështrosh gjuhën e trupit për të kuptuar marrëdhënien e tyre. As tema për të cilën po flasin dhe as toni i zërit nuk kanë rëndësi. Thjeshtë dallohet. Si? Nga mënyra se si flasin me njëri tjetrin. Në varësi të nivelit të njohjes çdo bisedë ka tiparet e veta.

Niveli i parë: Klishetë (fjalitë e stërthëna)
Kur dy të panjohur bisedojnë për herë të parë me njëri-tjetrin, ata përdorin kryesisht klishetë. Të supozojmë se janë duke biseduar për temën më të zakonshme në botë, motin. Dy të panjohur do të thoshin, "Çuditërisht sot ka mbajtur koha mirë!" ose "Çfarë shiu, ëh, litar!" Këto janë klishetë e nivelit të parë.

Niveli i dytë: Faktet dhe pohimet 
Dy njerëz që e njohin njeri tjetrin, por që nuk shoqërohen shpesh diskutojnë për fakte, "A e di që vitin që shkoi pati më shumë ditë me diell se sivjet," ose "Vendosëm të shkojmë në pishina për tu larguar pak nga kjo vapa."

Nivelit i tretë: Ndjenjat dhe pyetjet personale
Miqtë zakonisht shprehin mes tyre ndjenja edhe për tema fare të rëndomta si p.sh. deti, "Ah, unë vdes për detin! Madje, ata i bëjnë edhe njeri-tjetrit pyetje personale si, "Po ti, a e ke qef detin?"

Niveli i katërt (jo klishe): Formulimet me fjalën "ne"
Ky nivel intimiteti ekziston vetëm midis të dashuruarve ose mes miqve të ngushtë. Nuk janë klishe dhe janë më të pasura se faktet. Madje edhe më të rëndësishme se ndjenjat. Janë fjalitë me konceptin "ne" brenda. Dy të dashuruar mund të thonë mes tyre, "Po mbajti koha, ne do të shkojmë në plazh."

"Ne-ja" e nxituar
Krijo ndjesinë e intimitetit edhe pse mund të jeni takuar vetëm para pesë minutave. Lësho sinjalet e duhura duke anashkaluar nivelin e parë dhe të dytë e duke dalë drejt e tek i treti dhe i katërti. Bëj pyetje që i bëhen një miku ose një të afërmi. Përdor fjali me fjalën "ne", gjë të cilën e përdorin vetëm njerëzit e afërt dhe të dashuruarit.

Ta zëmë se po bisedon me një person në një party. Ngacmoja atij/asaj ndjenjat ashtu siç bëjnë miqtë. "Të pëlqejnë party-t?" Pastaj ngreje bisedën menjëherë në një nivel më të lartë afrimiteti. "Do na duhet shumë energji për t'i përballuar këto party't e pushimeve, apo jo?"

Normalisht, në marrëdhëniet shoqërore nuk ka vend për fjalën "ne". Mirëpo kur flirtuesit e zgjuar e përdorin fjalën "ne", kjo krijon afrimitet në subkoshiencën e bashkëbiseduesit.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.