Penetrimi

male_female_intercourse Unë përdor fjalën penetrim për t'iu referuar futjes së një objekti të jashtëm pjesërisht brenda meje.
Zakonisht kjo nënkupton diçka brenda vaginës, por edhe në disa raste objekte të huaja penetrojnë brenda hundës ose pjesëve të tjera të trupit. Besoj se më shumë rëndësi i jepet penetrimit vaginal ose atij anal për vetë faktin se nuk kanë as një qëllim tjetër përveç se penetrimin. (Hunda penetrohet për ta pastruar ose për ta kruar)

Për mua penetrimi ndodh atëherë kur objekti është pjesërisht brenda e pjesërisht jashtë trupit tim. Prandaj, unë nuk i cilësoj tamponët apo produktet e tjera menstruale si objekte penetrues. Ato i cilësoj si objekte që i mbaj brenda meje.

Kur vagina penetrohet nga një objekt relativisht i madh (p.sh. penisi), janë disa indet dhe organet që preken. Përbrenda vagina ka disa organe. Ajo që ndikohet më shumë është qafa e mitrës, ngaqë ajo dhemb kur bie në kontakt me objektin në disa pozicione të caktuara. Gjithashtu edhe vezoret, pasi edhe ato dhembin kur penisi i prek në një mënyrë të caktuar (p.sh. gjatë penetrimit të thellë nga mbrapa). E harroj ndonjëherë se sa i vogël është aparati riprodhues i femrës. Ilustrimet nëpër faqet e librave duken gjigante. Sidomos ajo forma e kokës së lopës të jep përshtypjen se është sa një kokë lope.

Gjithashtu. nëse më duhet të urinoj, ndjej praninë e fshikëzës nëpërmjet vaginës.

Nëse dy tre penetrimet e para janë të ngadalta, atëherë organet dhe indet e brendshme nuk shtyjnë njëra-tjetrën. Penisi mesatar është disi më i gjatë se vagina mesatare, kështu që vaginës i duhet që të shtyhet pak më në thellësi në mënyrë të të krijojë më shumë vend për penisin. Mendoj që fillimi i ngadaltë e ndihmon këtë shtyrje si dhe ndryshimet e tjera që pëson vagina për tu zgjeruar dhe për të marrë drejtimin e duhur. Kështu, seksi bëhet më i lehtë dhe shijohet më mirë, pa krijuar bezdi të tilla si p.sh. nevoja për të urinuar si pasojë e trysnisë që ushtrohet prej penisit.

Eksperiencat e mia
Sa më e palosur të jem unë dhe sa më ngjeshur partnerit të rri, aq më thellë mund të penetroje penisi i tij brenda meje. Shumica e pozicioneve nga mbrapa e lejojnë këtë. Pozicioni "misionar" (mashkulli sipër, femra poshtë) lejon për penetrim të thellë, por duke qenë se këmbët e mia nuk janë të bllokuara, unë mund të bëj kombinime të ndryshme lëvizjesh sipas dëshirës time.

Acarimi i mukozës së vaginës ndikohet shumë edhe nga këndi, nga i cili po penetrohet. Penetrimi nga mbrapa ka tendencën që të më lëndojë muret e vaginës. Pozicioni më i përshtatshëm për mua është kur i dashuri qëndron mbrapa meje dhe të dy jemi të shtrirë në ije.

Sidoqoftë, besoj se çdo lloj penetrimi mund të kthehet në një eksperiencë të kënaqshme seksuale. Nuk është e thënë që penetrimi të jetë i thellë apo i cekët, me rrotullame apo anësore, apo me ndonjë shpejtësi të caktuar, apo çfarëdolloj gjëje tjetër. Variacioni është mirë por edhe pak "vendosmëri" në shtytje nuk është keq. Besoj se gjithçka varet nga shijet e gjithsecilit.

Në momente të caktuara dëshiroj që të penetrohem në një mënyrë të caktuar. Nuk është se kam ndonjë mënyrë specifike të ngulitur në mendje, por disa që mund t'i mendoj tani janë:

  • veprime të ëmbla që përshtaten me këndin nga i cili jam penetruar, veçanërisht kur është i thellë dhe penisi prek pjesët e brendshme të vaginës.
  • kur penisi i të dashurit tim është i ngjeshur butësisht drejt thellësisë së vaginës dhe jo mbas mureve anësore.
  • kur trupat tanë janë ngjeshur pas njeri tjetrit dhe hyrje-dalja vjen si rezultat i çlirimit të këtij tensioni.
  • penetrimi i thjeshtë dhe i shpejtë nga mbrapa, por në një drejtim të tillë që penisi të mos godasë pjesët brendshme të vaginës.
  • ndjesia kur koka e penisit pothuajse del nga vagina dhe futet prapë brenda, etj.

Nëse dua ndonjë gjë të veçantë, specifike, e drejtoj vetë të dashurin tim sipas dëshirës. Mund ta tërheq atë drejt vetes me duar,  me këmbë ose çarçafë, nëse është i mbështjellë me to, dhe mund t'ia pengoj shtyrjen kryesisht duke shtrënguar kofshët. Mund të ushtroj vetë me trupin tim presion mbi të; mund të lëviz legenin për të gjetur këndin më të përshtatshëm; mund ta lëviz legenin sa para mbrapa sipas dëshirës. Gjithashtu, më pëlqen kur edhe ai kërkon ndonjë gjë konkrete. Ne jemi të vëmendshëm ndaj kërkesave të njeri-tjetrit, prandaj gjithçka shkon mirë.

Do ta kisha problem nëse nuk do të kisha mundësi që të kontrolloja shpejtësinë apo stilin e penetrimit gjatë seksit. Gjithashtu, do ta kisha problem nëse do duhej që ta kontrolloja unë të gjithë procesin. Balanca është e rëndësishme. Ma merr mendja se shumica e njerëzve e dinë këtë.  Jo, prit. Herën e parë që unë bëra seks më vinte turp, prandaj desha që partneri të më udhëhiqte. Mendoj që s'kishte asnjë arsye që të më vinte turp. Madje, mendoj se do të kishte qenë më qejf nëse do të isha më e angazhuar. Sidoqoftë, asgjë nuk është e vendosur me rregulla. Mund të bësh gjithçka, gjithçka që dëshiron.

Përveç penetrimit prej dikujt tjetër, unë kam përdorur edhe një dildo (penis artificial). Kisha kohë që po e mendoja diçka të tillë. Për mua, fakti që jam nën kontroll të penetrimit nuk ka të bëj shumë me pushtetin sesa me ndjesinë seksi që krijohet për shkak të disa veprimeve krejtësisht të ndryshme nga ato të zakonshmet. Çdo gjë e re është pothuajse gjithmonë automatikisht eksituese.

Vetë penetrimi si veprim dhe si koncept nuk ka të bëjë shumë me faktin se kush ka pushtetin dhe kush bindet pasivisht (unë nuk jam asnjëherë pasive në shtrat), sesa me faktin se kush është aktiv dhe kush perceptues (pritës), nuk e di nëse mund të shprehem kështu. Për shembull, jo vetëm që mund të vendosësh diçka brenda vetes, por mund edhe t'i bashkëngjitesh diçkaje. Kjo ka kuptim nëse marrim parasysh pozicione të tilla ku jam unë ajo që përcaktoj rendin e veprimeve nëpërmjet lëvizjes së legenit.

Ideja kryesore është kjo. Nuk është e thënë që personi që ka penisin të ketë patjetër në dorë penetrimin. Përgjegjëse për penetrimin mund të jem edhe unë vetë.

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.