YOU feston 2 vjet

42-21523503 Kanë kaluar tashmë 2 vjet që kam kur filluar botimin e youalbania.com. Me kënaqësinë më të madhe konstatoj se jo ajo jo vetëm që i rezistoi kohës, por sa vjen e më shumë vizitohet nga Shqiptarë në të gjithë botën. Ndjej lumturi dhe krenari që puna ime ka dhënë një rezultat të mirë. Ndjej kënaqësinë më të madhe kur shoh se vizitorët shtohen për ditë e më shumë.

Me dhjetra janë ata që nëpërmjet artikujve të youalbania.com u kanë dhënë përgjigje pyetjeve ose u kanë gjetur zgjidhje problemeve të tyre të zemrës. Me dhjetëra janë ata që nëpërmjet këtyre artikujve dhe filozofisë së youalbania.com kanë filluar të shohin horizontet e reja të botës së dashurisë. Me dhjetëra janë ata që kanë filluar të shohin brenda vetes në përpjekje për të kuptuar skesualitetin e tyre dhe surprizat e shumta që ofron ky aspekt i jetës njerëzore.

Gjatë dy vjetëve, youalbania.com ka ecur ngadalë por me hapa të sigurtë. Në javët e para të hapjes, nuk kishte veçse 2 ose 3 vizita në javë. Ndonjëherë as edhe një të vetme. Falë Facebookut dhe shtimit të artikujve cilësorë, youalbania.com filloi të vizitohej në fillim nga 5 vizitorë në ditë, poastaj nga 10, 15, 20, ndërsa tani ajo ka arritur një numër mesatar të sigurt 25-30 vizita në ditë, dhe ky numër ka tendencën që të rritet.

Gjatë këtyre dy vjetëve youalbania.com e kanë vizituar plot 7000 vizitorë nga e gjithë bota, kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, me rreth 9500 vizita. Temat më të preferuara mbeten sigurisht ato më pikantet si:

Si duhet bërë seks për herë të parë?
Seksi oral
Masturbimi femëror

Padyshim, kënaqësia më e madhe është kontributi modest që youalbania.com i ka dhënë shoqërisë Shqiptare dhe kryesisht të rinjve për t’i ndihmuar ata në rrugën e pasigurt të adoleshencës dhe njohjen e botës së mistershme të seksualitetit njerëzor.

Ashtu si edhe në fillim, qëllimi kryesor i youalbania.com mbetet shpjegimi dhe  njohja e fenomeneve të ndryshme që vijnë si pasojë e faktit që njeriu para së gjithash është një qënie seksuale. Ndryshe nga çmund të medojnë shumë njerëz, seksualiteti njerëzor nuk është diçka e thjeshtë mekanike për të cilën nuk ia vlen shumë të mendohesh. Përkundrazi, seksualiteti është një nga shtyllat kryesore të mirqenies individuale, përbri aspektit ekonomik, shoqëror dhe intelektual. Njohja e individuale e seksualitetit e bën jetën më interesante, më të bukur dhe më të plotë. Qëllimi im është që nëpërmjet njohjes së këtij fenomeni, lexuesi të reflektojë mbi këtë aspekt të qënies njerëzore dhe të përmirësojë nivelin e tij të jetesës. Unë i këshilloj vizitorët e youalbania.com që ta ruajnë këtë adresë në mënyrë që të mund t’i kthehen herë pas here artikujve. Me siguri që sa herë t’i lexoni, aq herë do të gjeni diçka të re.

Gjithashtu, një kënaqësi e veçantë ka qenë komunikimi me disa lexues, të cilët fare sinqerisht më kërkuan mendimin tim për disa probleme që i shqetësonin. Unë jam përpjekur që në mënyrë sa më objektive dhe profesionale t’i ndihmojë ata në njohjen e problemit, analizimin e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjes. Këto korrespondenca mund t’i gjeni tek Forumi i youalbania.com. Duke respektuar anonimitetin e personave, korrespondencën me ta e kam përpunuar në mënyrë të tillë që identiteti i tyre të mbetet i fshehtë.

Youalbania.com do të vazhdojë të pasurohet me artikuj të tjerë të përzgjedhur dhe do të vazhdojë t’i vijë në ndihmë të dashuruarve duke u dhënë përgjigje pyetjeve të tyre. Megjithatë do të kisha shumë dëshirë që vetë lexuesi të shprehte dëshirën e tij në lidhje me atë se çfarë dëshiron të lexojë.

Me respekt,
Ardi Kule

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.