Si vendosin njerëzit për të tradhtuar?

42-18388820 Si fillim duhet pranuar fakti që seksualiteti njerëzor është tmerrësisht i ndërlikuar.  Sjellja jonë seksuale zakonisht nuk planifikohet. Janë të paktë ata njerëz që e planifikojnë tradhtinë (të paktën jo herën e parë).

Në momentin që bëjnë premtimin se do të mbeten gjithmonë besnikë, shumica e njerëzve e kanë seriozisht dhe kanë të gjitha dëshirat për ta mbajtur atë premtim.

Mirëpo, edhe pse njerëzit kanë dëshirën e mirë për ta mbajtur premtimin e dhënë, për fat të keq, natyra njerëzore nuk drejtohet as nga dëshirat e as nga morali shoqëror.

Në rastin e dashurisë dhe tradhtisë, arsyeja dhe logjika nuk mund të konkurrojnë dot me emocionet për të ushtruar kontroll. Prandaj, herë pas here, emocionet ndikojnë tek sjellja jonë duke na shpënë drejt shtigjeve të padëshiruara.

Tre janë sistemet emocionale të përfshira në fenomenin e tradhtisë, dëshira seksuale, dashuria romantike dhe varësia. Shpesh nodh që këto sisteme të veçanta emocionale i shtyjnë njerëzit të veprojnë në mënyra të ndryshme.

Filmi "Tradhtia" (Unfaithfull) na jep një pamje të qartë se si ndodh ky fenomen . Në këtë film, personazhi i Dianës është një shtëpiake e lumtur, e cila tradhton të shoqin për shkak të një takimi ë rastësishëm me një mashkull shumë tërheqës. Emocionet e saj, veçanërisht dëshira seksuale, mbizotërojnë logjikën dhe arsyen duke bërë që ajo të veprojë në mënyra që edhe asaj vetë i duken të tmerrshme.

E thënë shkurt, shumica e tradhtive ndodhin jo me planifikim, por sepse njerëzit gjenden në situata ku humbasin kontrollin dhe pushtohen nga emocionet.

Në cilat situata emocionet marrin kontrollin duke nxjerrë anën tonë më të keqe?

  • Të qëndrosh afër ose i ndërvarur me dikë tjetër që nuk është partneri yt.
  • Të gjendesh afër dikujt që ka interes seksuale ndaj teje.
  • Të shpenzosh shumë kohë tek-për-tek me dikë.
  • Të mos ndihesh afër ose i lidhur me partnerin/en (ndihesh vetëm, i/e mërzitur me partnerin, etj.)
  • Situata që japin ndjesinë e "shfrytëzimit të mundësisë", p.sh. ndjesia që nuk do kapesh në flagrancë (takimi me dikë në fshehtësi, udhëtime jashtë qytetit, etj).
  • Situata në të cilat alkooli dhe drogat janë të pranishme.

Në të tilla situata, zakonisht emocionet e shtyjnë njeriun që të veprojë në kundërshtim me atë që quhet e drejtë. Ndonjëherë ndodh edhe që bëhen veprime të gabuara. Për shumë njerëz, fatkeqësisht është e pamundur që t'i kontrollojnë emocionet e tyre.

Po "vullneti" dhe "vetëpërmbajtja"?
Studimet tregojnë që vullneti dhe vetëpërmbajtja kanë pak ndikim mbi emocionet tona.

Në fakt, në disa kultura është pranuar tashmë që tek forca e vullnetit dhe vetëpërmbajtja nuk mund të kesh besim. Në këto kultura njerëzit kanë marrë masa që situatat e sipërpërmendura të shmangen sa më shumë. Kështu, ata kontrollojnë situatat në mënyrë që të kontrollojnë sjelljen.

Në kulturën perëndimore i jepet më shumë rëndësi përgjegjësisë individuale. Ne nuk përpiqemi që t'i parandalojmë këto situata. Përkundrazi, ne lejojmë që situatat të ndodhin dhe përgjegjësinë për sjelljen e tij ta mbajë vetë individi.

Nga njerëzit pretendohet që t'i mbajnë nën kontroll emocionet e tyre me vullnet dhe vetëpërmbajtje.

Fatkeqësisht, për shumë njerëz kjo gjë nuk funksionon.

Ja të marrim një shembull të ngjashëm për ta kuptuar më mirë.

Edhe në rastin e mbajtjes së një dietë, është shumë e vështirë që të bazohesh tek vullneti dhe vetëpërmbajtja. Edhe në këtë rast ndodh saktësisht e njëjta gjë, njerëzit bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Vullneti dhe vetëpërmbajtja në shumicën e rasteve nuk janë te mjaftueshme për të mbajtur emocionet nën kontroll. Për të pasur një diete të suksesshme, duhen marrë masa më drastike. Që dieta të ketë sukses, duhet patjetër që njeriu të ndërrojë mënyrën e jetesës, ambientin ku rri, shoqërinë, madje t'i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Padyshim qe dieta dhe besnikëria ndaj partnerit nuk janë e njëjta gjë. Pasojat e tradhtisë janë shume te renda (shumica njerëzve nuk e kane problem që të pranojnë se nuk patën sukses me dietën. E kundërta ndodh me tradhtinë.) Sidoqoftë, të shumtë janë njerëzit që përballen me këto çështje. Zakonisht vetem me premtime nuk dalin rezultate pozitive.

Në përgjithësi, tradhtia, ashtu si edhe shumë veprime të tjera njerëzore, janë të vështira për tu kontrolluar. T'i qëndrosh besnik një bashkëshorti/je është punë më e ndërlikuar se sa thjeshtë mbajtja e një premtimi.

Për t'i qëndruar partnerit besnik duhet që të shmangen sa më shumë situatat që mund të nxjerrin anën tonë më të keqe.

<<< Pse njerëzit tradhtojnë?

Dëshira seksuale>>>

Pse njerëzit tradhtojnë?

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.