Pse njerëzit tradhtojnë?

42-24223488 Tradhtia ose e thënë ndryshe marrëdhëniet jashtë martese kanë qenë një objekt i një studimi të thellë këto dy dekadat e fundit.

Për të justifikuar tradhtinë janë dhënë dy shpjegime.

Shpjegimi i parë është ai që njihet pothuajse nga të gjithë. Bashkëshortët tradhtojnë për shkak të problemeve në marrëdhëniet e tyre, diçka mungon, pasioni është zbehur, partnerët ndihen të vetmuar, ata gjejnë dikë, në prani të të cilit ndihen më mirë, etj.

E thënë thjeshtë, njerëzit thonë se nuk janë të lumtur me marrëdhëniet e tyre aktuale prandaj ata kërkojnë dashuri dhe ngrohtësi diku tjetër.

Shpjegimi i dytë është paksa më i detajuar e paksa më shkencor. Ky shpjegim injoron arsyet që jepen nga njerëzit dhe vështron thellë në natyrën njerëzore.

Shpjegimi i dytë analizon qenien njerëzore duke ngritur pyetjet, "pse për shumë njerëz është kaq e vështirë të qëndrosh besnik?"

Kam mendimin se të dyja këto shpjegime në të vërtetë janë dy të së njëjtës medalje.

Njëri shpjegim bazohet tek ajo që thonë njerëzit për tradhtinë, ndërsa tjetri tek arsyet pse tradhtia ndodh dhe në ç'mënyrë?

Të dy këto shpjegime na japin neve një pamje më të qartë të tradhtisë, dashurisë dhe romancës.

Më poshtë do të shqyrtohen këto çështje:

Analizë tradhtisë
Prapë, shumë kërkime janë bërë në fushën e seksualiteti njerëzor, veçanërisht tradhtisë.

Për fat të keq, të dhënat dëshmojnë se t'i qëndrosh besnik një partneri gjatë gjithë jetës është shumë e vështirë.

Llogaritet që 30% deri 60% të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve do të tradhtojnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre bashkëshortore.

Për të kuptuar më mirë tradhtinë, duhet t'i përgjigjemi këtyre pyetjeve.

  • Si i marrin njerëzit  vendimet që kanë të bëjnë me sjelljen seksuale?
  • Çfarë roli luan "vullneti dhe "vetëkontrolli" në rastin e tradhtisë?
  • Çfarë e nxit dëshirën tonë seksuale?
  • Pse është kaq e vështirë për meshkujt dhe femrat që të qëndrojnë besnikë?
  • Pse njerëzit tradhtojnë ndërkohë që pretendojnë që partnerët e tyre të qëndrojnë besnikë?
  • Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të tradhtojnë?
  • Çfarë mund të bëhet që të shmanget tradhtia?

Si vendosin njerëzit për të tradhtuar? >>>

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.