Dëshira seksuale (tradhtia)

42-18525728

Një nga arsyet pse tradhtia është fenomen kaq i shpeshtë është edhe për shkak të dëshirës seksuale.

Dëshira seksuale, qoftë kjo e ndërgjegjshme apo jo, është një nga nevojat më themelore më primitive të njeriut.

Nuk dua që të dukem si seksist, megjithatë, kur vjen puna për dëshirën seksuale, seksizmi është patjetër i pranishëm. Ekzistojnë disa ndryshime seksiste mes femrave dhe meshkujve.

Shumicën e kohës dëshira seksuale ndikon tek sjellja jonë por ne nuk jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.

P.sh. pse femrat shqetësohen kaq shumë për pamjen e tyre, për tu dukur të reja dhe të bukura, madje aq sa për të vendosur makijazh në fytyrë, për të përmirësuar paraqitjen e tyre? Është bërë një vlerësim nga i cili është dalë në përfundimin se njerëzit shpenzojnë më shumë kohë dhe para për tu bërë të bukur se sa për tu edukuar.

Po meshkujt, pse janë kaq të fiksuar me autoritetin, respektin dhe suksesin? Pse shqetësohen aq shumë për gjatësinë e tyre?

Njerëzit shqetësohen kaq shumë për këto gjëra sepse ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me seksualitetin tonë.

Pse është seksi kaq i rëndësishëm? Sepse, na pëlqen apo s'na pëlqen neve, seksi është thelbi i pothuaj gjithçkaje që ne bëjmë.

E thënë shkurt...

Evolucioni i ka dhënë formë sjelljes njerëzore, çfarë mendojmë, ndjejmë dhe si sillemi. Shumicën e kohës njeriu nuk është i ndërgjegjshëm për arsyet që ndikojnë tek sjellja e tij. Shumë faktorë që ndikojnë tek sjellja jonë jeta na i mbajti  të fshehur. Nuk është e nevojshme të dish përse vepron në një mënyrë apo në tjetrën për sa kohë që vepron.

Evolucioni, shpërblen ato gjallesa që kanë aftësinë më të mirë për të mbijetuar, për tu riprodhuar dhe që ndihmojnë llojin e tyre në ruajtjen e vazhdimësisë. Prandaj, evolucioni shpërbleu ata individë që kishin natyrë më seksuale se të tjerët. Të gjithë ne jemi pasardhësit e atyre njerëzve, sjellja e të cilëve bazohej kryesisht tek nevoja seksuale. Rrjedhimisht, njerëzit sot janë të detyruar të mbajnë mbi shpatulla seksualitetin që na trashëguan paraardhësit tanë, atë seksualitet që i ndihmoi ata të riprodhoheshin dhe të mbijetonin. Ky proces zgjati disa miliona vjet.

Prandaj, na pëlqen apo s'ma pëlqen ne, tradhtia është pjesë e dëshirës tonë seksuale. Për miliona vjet, ata që tradhtonin partnerët e tyre riprodhoheshin më shumë dhe më shpejt se individët më pak aktivë seksualisht. "Tradhtarët" fituan lojën e prodhimit të filizave të reja. Dëshira për të tradhtuar është pjesë universale e natyrës sonë njerëzore, diçka që ne e trashëguam shumë kohë përpara nga paraardhësit tanë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë tradhtojnë. Kjo tregon se tradhtia është pjesë e asaj që jemi.

Epo mirë, atëherë, pse disa njerëz tradhtojnë dhe disa të tjerë mbeten besnikë?

<<< Si vendosin njerëzit për të tradhtuar?

Cilët persona kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë? >>>

Pse njerëzit tradhtojnë?

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.