Cilët persona kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë?

42-20918056 Edhe pse dëshira për të tradhtuar është një element thelbësor dhe i pavetëdijshëm i natyrës njerëzore, jo të gjithë duan të tradhtojnë.

Ashtu si edhe sjelljet e tjera, tradhtia nuk është e qëllimshme, por ndikohet nga rrethanat.

Në vendin e duhur (apo të gabuar) dhe në kohën e duhur, emocionet mund të na shtyjnë që të bëjmë gjëra që bien në kundërshtim me parimet tona.

Cilët janë faktorët që e bëjnë njeriun të tradhtojë?

Paraqitja joshëse
Pamja joshëse e një personi rrit gjasa për tradhti. Joshja është e shumëllojshme. Ajo ndikohet nga paraqitja fizike, aftësitë shoqërore, dhe burimet financiare (paraja) Sa më shumë dikush ka nevojë për këto gjëra, aq më shumë gjasa ka që të tradhtojë. Njerëzit që kanë të ardhura më të mëdha, më të shkolluar dhe më të suksesshëm në karrierë, kanë tendencën të tradhtojnë më shumë se ata që janë më pak të suksesshëm. Paraqitja fizike, gjithashtu ka rol shumë të rëndësishëm.

Mundësia
Sa më shumë kohë të lirë të kenë njerëzit, aq më shumë gjasa ka që të tradhtojnë. Çiftet që kanë jetë sociale të ndara, shoqëri, karriera, plane udhëtimi, etj, kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë se çiftet që shpenzojnë më shumë kohë bashkë. Sa më shumë mundësi të ketë njeriu për të tradhtuar aq më shumë i predispozuar do të jetë.

Rreziku
Njerëzve që u pëlqen rreziku ose që u pëlqejnë aventurat, kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë se ata që janë më të përmbajtur si natyrë. Madje, nevoja për të rrezikuar është tipar i trashëguar gjenetikisht.

Dëshira seksuale
Dëshira seksuale varion nga një person tek tjetri. Disa njerëz kanë më shumë energji seksuale ndërsa të tjerë janë më pak të interesuar pas seksit. Njerëzit me energji të madhe seksuale kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë. Edhe dëshira seksuale është faktor gjenetik.. Disa njerëz eksitohen më shpejt dhe ndikohen më lehtë nga energjia e tyre seksuale. Njerëzit që janë të përfshirë në disa lidhje të fshehta kanë krijuar varësi ndaj të resë dhe eksitimit që ofron tradhtia.

Përqasja nda dashurisë dhe romancës.
Afrimiteti dhe stili i të dashuruarit.
Për disa njerëz, dashuria është një lidhje e shenjtë mes dy individëve. Për disa të tjerë, dashuria është një lojë, qëllimi i së cilës është manipulimi i partnerit për të fituar kontroll emocional mbi të. Njerëzit që e shohin dashurinë si lojë, janë më të predispozuar që të angazhohen në më shumë se një lidhje dashurie. Tradhtia nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë më shumë për të fituar kontroll mbi partnerin. Edhe njerëzit që ndjenë më pak afrimitet me partnerin kanë shumë gjasa që të tradhtojnë.

Marrëdhënie problematike
Me kalimin e kohës kur në një marrëdhënie fillojnë problemet, mundësia për të tradhtuar është më e madhe. Tradhtia është më e shpeshtë në ato marrëdhënie ku partnerët ndihen të keqkuptuar, të pavlerësuar dhe kur sherret dhe fyerjet janë të shpeshta.

Ndjesia e pozitës
Disa njerëz, për shkak të pozitës që kanë në shoqëri, parimeve për rolin gjinor, ose mënyrës së edukimit, mendojnë se kanë të drejtë që të tradhtojnë. Pra, disa njerëz mendojnë se tradhtia është një privilegj që u takon atyre. Të tillë individë, feministë, nuk e kanë për gjë që të tradhtojnë.

<<< Dëshira seksuale

Përse njerëzit tradhtojnë?

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.