Përputhshmëria seksuale

42-18751015 Një nga sekretet për të bërë seks të mrekullueshëm është që duhet të kesh një partner që gjithashtu do të bëjë seks të mrekullueshëm.

Nëse je single, do të të duhet të fillosh kërkimin duke u njohur me njerëz të rinj e duke përcaktuar me mendjen tënde se cili është varianti më i mirë për ty. Nëse ke një marrëdhënie, atëherë do të duhet që të krijosh kushtet e përshtatshme për të pasur jetën seksuale që ke dëshiruar .

Të zgjedhësh një partner afatgjatë për seks  nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë ndodh që personi që të pëlqen dhe që mendon se do të jetë një partner i përkryer seksual mund të rezultojë një hiç. Duhet kohë dhe shumë orvatje deri sa të kuptosh se çfarë do të thotë për ty seks dhe partner i mirë.

Gjetja e një partneri, me të cilin përputhesh seksualisht mund të hapë rrugë për një marrëdhënie më serioze. Megjithatë, edhe marrëdhënia më e rastësishme është prapë marrëdhënie. Përveç se në rastin kur kërkon seks vetëm për një natë, partneri/ja duhet të ketë cilësi që të pëlqejnë dhe që të eksitojnë.

Të gjesh dikë që të eksiton.
Shqetësimi më i madh që dëgjoj nga njerëzit është që ata e kanë të pa mundur që të gjejnë dikë që u përshtatet. Gjetja e një partneri nuk është diçka e thjeshtë. Megjithatë, shpresa vdes e fundit.

Ekziston dikush që është krejtësisht i përshtatshëm me ty. Vetëm se duhet ta kërkosh.

Gjetja e një partneri të përshtatshëm kërkon kohë dhe mund. Si fillim duhet të njohësh sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ja disa vende tipike në të cilat mund të njihesh me njerëz:

  • në shkollë ose universitet,
  • në punë,
  • nëpërmjet miqve dhe familjes,
  • në ndonjë klub, sport ose aktivitet,
  • nëpërmjet lajmërimeve në gazetë ose internet,
  • në ndonjë bar ose party

Ekzistojnë disa elementë thelbësor përputhshmërie që duhen analizuar me kujdes para se të njihesh me dikë. Disa nga këto janë:

  • intelektuale - duhet të ketë përputhshmëri në nivelin tuaj të inteligjencës,
  • emocionale - duhet të keni të njëjtat vlerësime për dashurinë,
  • puna - duhet të keni etikë të ngjashme në punë,
  • familja - duhet të pranoni familjet e njëri-tjetrit dhe të keni mendime të njëjtat në lidhjen me të ardhmen e familjes tuaj,
  • besimi - duhet që të keni të njëjtin besim ose të pranoni pa paragjykime besimin e njëri – tjetrit,
  • jeta shoqërore - duhet të ndani stile të njëjta shoqërimi me njerëz të tjerë,
  • paratë - duhet të keni të njëjtat vlerësime për paratë,
  • seksi - duhet të keni të njëjtat shije seksuale dhe të keni dëshirë të bëni seks me njëri-tjetrin.

Këshillë
Mos i lejo pasiguritë e tua të të pengojnë në gjetjen e një partneri të mirë. Mjaft i the vetes se po të ishe pak më i/e dobët, të kishe më shumë para ose një makinë të bukur, atëherë patjetër që do të njiheshe me dikë. Nëse ti je duke gjetur të tilla justifikime në vend që të fillosh të njihesh me njerëz, atëherë ngrihu menjëherë nga karrigia dhe shko që tani për tu njohur me njerëz! Nëse vazhdon me justifikime, është e sigurt që do të mbetesh vetëm.

Një herë Xherri Sinfeld tha " Çfarë është një takim romantik? Asgjë tjetër veçse një intervistë pune që zgjat gjithë natën. I vetmi ndryshim midis një takimi romantik dhe një interviste pune është se nuk ekzistojnë shumë intervista pune në fund të të cilave ka shumë gjasa që të përfundosh i zhveshur."

Kjo është e vërtetë. Kur del me dikë, duhet patjetër t'i bësh "intervistë" në mënyrë që të kuptosh nëse ka përputhje apo jo. Bëj shumë pyetje dhe përpiqu të kuptosh në vija të trasha diçka rreth personalitetit të personit tjetër. P.sh. duhet të zbulosh nëse ju të dy kërkoni të njëjtat gjëra në një marrëdhënie dhe në jetë. Nëse gjen dikë që të pëlqen, lëre marrëdhënien që të zhvillohet. Duhet kohë për ta njohur dikë dhe për të zbuluar nëse është me të vërtet diçka më shumë se sa thjeshtë tërheqje. Nëse gjërat duken se shkojnë mirë, ku i dihet, mund edhe të përfundoni zhveshur sëbashku.

Nëse ke ndjesi të keqe se dikush nuk është i mirë për ty, atëherë ka shumë mundësi që të kesh të drejtë. Nuk ke pse pret derisa ta zbulosh vetë që një partnerë i mundshëm mund edhe të sjellë telashe. Ndiq instinktin. Por, nëse e ke të vështirë të bësh përcaktime, atëherë shiko për shenja tipike. Shenjat e mëposhtme tregojnë se jo vetëm seksi por edhe marrëdhënia do të jetë shumë e keqe:

  • është i alkoolizuar, i varur nga drogat ose nga ndonjë gjë tjetër,
  • vazhdimisht flet për ish-të dashurën/in, ish-gruan/burrin,
  • nuk të përkushtohet vetëm ty,
  • kërkon seks ose veprime seksuale të cilat nuk ke dëshirë t'i bësh,
  • është i dhunshëm ose abuziv.

Seksistika
Sipas revistës “Psikologjia Sot”, seksi është cilësia e fundit për të cilën njerëzit interesohen kur kërkojnë një marrëdhënie. Ja çfarë vlerësojnë më shumë njerëzit sipas sutdimit: dashuria, 55%; shoqëria, 32%; romanca 4%; siguria financiare, 2%; seksi, 1%. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë: ndershmëria, ndjeshmëria dhe humori. Shumica e njerëzve mendojnë se këto gjëra janë më të rëndësishme se sa paraqitja, paratë apo pozita shoqërore.

Nëse njihesh me dikë që i ka këto cilësi negative, ose dikë që thjeshtë nuk plotëson nevojat e tua, atëherë lere të shkojë dhe vazhdo më tutje. Nuk ke pse rri në një marrëdhënie që nuk është e mirë për ty sepse po humbet shansin për të gjetur atë që është e mirë për ty. Nganjëherë duket si e pamundur dhe shumë e lodhshme, megjithatë ka shumë mundësi që ti do ta gjesh dashurinë që kërkon dhe një partner seksual në momentin e duhur. Shpresoj që herën tjetër që do të takohesh me dikë, ai do të jetë i zgjedhuri.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.