Cili është momenti më i përshtatshëm për të bërë seks?

Nuk ka ndonjë moment veçanërisht veçanërisht të përshtatshëm për të bërë seks. Gjithësecili duhet ta vendosë vetë nëse është apo jo gati për më shumë intimitet me një person tjetër dhe ky vlerësim bëhet duke marrë parasysh një sërë faktorësh si p.sh. qasja jote ndaj seksit të rastësishëm, mendimi yt për seksin dhe dashurinë në përgjithësi dhe për nevojat e tua emocionale në një marrëdhënie në veçanti.


Seksistika
Sipas Dr, Eduart Lumanit në Universitetin e Çikagos, sa më shumë të presësh për të bërë seks në një marrëdhënie, aq më shumë gjasa ka që të martohesh me partnerin. Ai zbuloi se vetëm 10% e çifteve që bëjnë seks gjatë muajve të parë përfundojnë të martuar. 47% e atyre që presin një vit a më shumë, përfundojnë të martuar.


Disa njerëz mendojnë se të shkosh drejt e tek seksi bën që marrëdhënia të bazohet vetëm në seks dhe kjo i ul shpresat për marrëdhënie afatgjata. Intimiteti fizik i pa shoqëruar me intimitet emocional mund të ketë efekt çoroditës. Ky lloj mospajtimi emocional mund të të bëjë ty që të vësh në dyshim të ardhmen e marrëdhënies tënde edhe para se të kesh vendosur nëse e dëshiron personin tjetër që të jetë pjesë e jetës tënde apo vetëm e shtratit.

Nga ana tjetër disa njerëz mendojnë se po nuk bënë seks që në takimin e tretë, atëherë personi tjetër do të humbasë interesin për ta. Disa njerëz mendojnë se intimiteti fizik (seksi) mund të tregojë më shumë gjëra për një person sesa një bashkëbisedim i gjatë.

Që t'i japësh zgjidhje një herë e mirë kësaj çështjeje, ti duhet të vendosësh rregullat e tua dhe ta përcaktosh vetë sa herët në një marrëdhënie duhet të bësh seks. Qëndroi këtyre rregullave besnike sido që të jetë situata. Nëse ti e vendos që më përpara se kur është koha e duhur për të bërë seks, më vonë do të jesh më i/e lumtur sesa po t'ia lësh fatit në dorë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.