Të kesh miqësi me ish të dashurën në një kohë që ajo ende të pëlqen nuk është punë e mirë.


A është e mundur që të mbeteni miq me ish të dashurën kur ti ende ke dëshirë që të kesh një marrëdhënie me të? Po, është e mundur por nuk është e shëndetshme dhe nuk të sjell asgjë të mirë.


E vërteta është kjo, meshkujt dhe femrat mund të jenë ose të dashur, ose miq, por jo të dyja njëkohësisht. Ti mund ta kthesh një mikeshë në një të dashur dhe anasjelltas por nuk mund t'i kesh të dyja njëkohësisht.

Nëse ti e dëshiron atë si të dashur, atëherë është e pamundur që të sillesh me të si mik. Si mik, ti mund të jesh në dieni të historive të saja romantike me një mashkull tjetër, madje ndonjëherë të bëhesh edhe dëshmitar.

Si i dashur, që kërkon dhe pretendon të jetë mik, gjatë kohës që ti do të rrish me të, ti do të sillesh sikur ju jeni të lidhur dhe madje do të reagosh ndaj një mashkulli tjetër në të njëjtën mënyrë që do të reagonte një i dashur prej vërteti.

Do të mërzitesh, do të bëhesh xheloz, madje edhe do të nxehesh.

Shfaqja e ndjenjave të tua të vërteta do të varet vetëm nga dobësia jote. Sa më i dobët të jesh, aq më shumë do t'i tregosh ndjenjat e tua të vërteta.

Për më tepër, sa më shumë të sillesh si "shok" ndërkohë që nuk ke dëshirë që të jesh vetëm "shok", aq më të vështirë do ta kesh që të bëhesh tërheqës për një vajzë tjetër.

Edhe pse miqësia pas ndarjes mund të duket si diçka normale apo e thjeshtë, për sa kohë je ende i dashuruar, një gjë e tillë është komplet gabim, kundrejt asaj dhe çfarëdolloj shansi tjetër për tu lidhur me ndonjë tjetër.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.