Ai ka frikë nga ndjenjat e tua


Kur ka qenë hera e fundit që je ulur me partnerin tënd për të biseduar rreth diçkaje që të shqetësonte? Ti mund të jesh ndjerë keq ngaqë ai tha, bëri ose nuk bëri dhe ti deshe që t'ia bëje të ditur shqetësimin tënd.

A të dëgjoi? A t'i hodhi krahët në qafë? A u ndjeve e kuptuar? (Nëse i bëri të gjitha këto, atëherë mbaje fort).

Apo bëri atë ashtu siç bëjnë shumë meshkuj pa mend? A mos të tha vallë, "Nuk e di se ç’kërkon prej meje?" Apo ta hodhi fajin ty, a thua se problemi është i joti dhe pastaj të tha, "se kuptoj, xhanëm, pse nuk je asnjëherë e lumtur?"

A e ke vallë atë ndjesinë se partneri yt është i paaftë që ta menaxhojë situatën kur ti ndjehesh keq. Që ai do të donte asgjë më shumë sesa një robot pa ndjenja, që nuk ka asnjëherë asnjë ditë të keqe dhe nuk është asnjëherë e mërzitur?

Është me të vërtetë shkurajuese kur ke ndjesinë se partnerit tënd as që i intereson ajo që bën apo ndjen ti dhe se si është bota jote e brendshme. Të duket sikur ti as që ekziston për të, sikur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat e tua nuk kanë ndonjë rëndësi.

E keqja e kësaj është se me kalimin e kohës fillon të kesh frikë t'i thuash çfarëdolloj gjëje negative, edhe atë më të voglën, ose nguron t'i kërkosh ndonjë gjë nga ato që janë normale për ty, nga frika se mos e shtyn akoma edhe më shumë larg teje.

Më kujtohet si më ndodhi mua vitet e para të martesës time të mrekullueshme, ku shumicën e kohës isha si mbi gjemba, aq sa me kalimin e kohës intimiteti ynë po shteronte.

Asnjëri prej nesh nuk po dinte si ta kapërcente atë ndjesinë e çuditshme që krijohet kur përpiqesh që të evitosh çfarëdolloj konflikti. Si hap e mbyll sytë, muaj, madje vite kaluan dhe ne nuk po e njihnim më njeri tjetrin.

Nuk është aspak e këndshme të kesh një marrëdhënie të tillë.

Është shumë e vështirë të marrësh nga një mashkull gjithë këto ndjenja negative, mërzi, largësi, zymtësi, sepse nuk di çfarë të bësh, pasi gjithçka duket sikur punon kundër instiktive dhe intuitës.

Zgjidhja më e mirë është pikërisht ajo që duket më e palogjikshmja, të hapesh më shumë, sikur ai të ishte në duke bërë të kundërtën e asaj që po bën. Fakti është se ai është i çoroditur dhe kjo çoroditje nuk ka aspak lidhje me ty.

Ka mundësi që ai interesohet për ty, madje më shumë se ç'mendon ti. Mirëpo, frika jote prej zhgënjimit po krijon një hendek mes jush. Ti tashmë je e bindur që ai nuk interesohet për ty prandaj flet dhe përqasesh sikur ta dije se çdo të mendojë ai edhe para se të flasë.

Po sikur ta ndryshoje sjelljen e tij duke u sjellë vetë në një mënyrë të tillë që kjo të ndodhte? Ja një këshillë për ty:

Para se t'i flasësh, mendo me mendjen tënde që dëshira më e madhe e tij është që ti të jesh e lumtur. Mendo që ai dëshiron të ta bëjë qejfin dhe të të dëgjojë dhe të jetë një partner i mirë për ty. Mendo që ai të dashuron, të dëshiron dhe të respekton. Përpiqu që ta imagjinosh si do të ishte kjo ndjesi. Kur t'i afrohesh për ndonjë gjë të rëndësishme, mendo fytyrën e tij.

Tani. Si mendon se do të flisje me të nëse sinqerisht do të besoje në zemrën tënde se ai dëshiron më të mirën për ty? Nëse mendon që ai mezi po priste që të bënte diçka për ty?

Kur i drejtohesh një personi në mënyrën e duhur, ka shumë më shumë gjasa që personi të sillet pikërisht ashti siç dëshiron ti.

E njëjta gjë ndodh në të dyja rastet.

Nëse ti i drejtohesh atij me mendimin se është dembel, rrëmujaxhi, etj, atëherë nuk është e vështirë ta përfytyrosh sjelljen tënde kur i kërkon ndonjë gjë.

Toni dhe fjalët që përdor e përcaktojnë qartë atë që ke në kokë, (sikur të më ndihmojë pak, nuk do të ishte keq) dhe padyshim që rezultati do të jetë pikërisht ai që po mendon. Nëse ai të thotë "pastaj", ti do të mendosh se është dembel, në vend që të mendosh "sa mirë, më dëgjoi. Do ta bëjë më vonë atë që i kërkova."

Herën tjetër që do të shkojë në mendje t'i kërkosh ndonjë gjë, sillu me të pozitivisht, mendo që kërkesa jote do të plotësohet, mendo që ai mezi po pret që të ta plotësojë dëshirën se dëshiron që të të shohë të lumtur.

Do të çuditesh kur të shohësh se si ai do të vihet menjëherë në lëvizje, krejt ndryshe nga çka bërë më përpara. Gjithashtu, vëri re reagimet e tua tani që pret më shumë pozitivitet prej tij.

Kjo është një këshillë e shkëlqyer, e megjithatë kaq e thjeshtë.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.