Peshorja


Të lindurit në shenjën e Peshores janë nga njerëzit më të arsyeshëm. Ata e urrejnë mungesën e mirësjelljes, madje mund edhe ta zbukurojnë pak të vërtetën e hidhur vetëm e vetëm që të mos tingëllojë e pakëndshme. Përgjithësisht janë pak kontradiktorë. Nga njëra anë u pëlqejnë argumentet, ndërsa nga tjetra përpiqen gjithmonë që tu japin fund grindjeve. Ata duken sikur janë në ekuilibër perfekt, në vlerësim të të dy anëve të medaljes. Por, shpesh ndodh që të hutohen krejt pikërisht për faktin se përpiqen që t'i shikojnë të dyja anët e medaljes e rrjedhimisht nuk vendosin dot. Ata janë diplomatë të lindur dhe për këtë arsye zakonisht rrinë larg telasheve.


Tiparet karakteristike të Peshoreve në dashuri:
  • Peshoret i shprehin ndjenjat e tyre, madje në forma të ndryshme.
  • Janë shumë të vëmendshëm dhe përzemërt.
  • Janë në pritje të dashurisë së vërtetë dhe kur e gjejnë i qëndrojnë besnik.
  • Duan paqe dhe nuk krijojnë kaos.
  • Shumë romantikë dhe të zjarrtë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.