I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Nga joshja, tek dashuria, tek seksi.


Kur njihesh me dikë, në fillim kalon disa etapa të nevojshme për të kuptuar nëse je i/e interesuar apo jo. Nëse ajo tërheqja fillestare është e mjaftueshme, atëherë ju do të doni që të takoheni përsëri. Kjo dëshirë zakonisht bazohet në tërheqje fizike, por arsyet për t'u takuar sërish mund të jenë edhe sociale (p.sh. keni të njëjtat preferenca për muzikë) ose intelektuale (p.sh. lexoni të njëjtët libra).

Menjëherë pas tërheqjes fillestare, ju do të bisedoni dhe do të kaloni kohë me njëri-tjetrin për të përcaktuar nëse mënyrat tuaja të jetesës, vlerat dhe interesat ju përputhen. Kjo është ajo koha kur ti do të jesh në gjendje të kuptosh nëse personi për të cilin deri tani vetëm sa ke fantazuar, do të jetë apo jo një partner i mirë për ty. Por kujdes! Nëse dashuria mund të jetë e verbër, të jesh i/e sigurt se epshi është i verbër që ç'ke me të. Gjatë kësaj faze është shumë e thjeshtë që disa cilësi të personit tjetër, të cilat nuk të vijnë aspak për shtat, të mos t'i vësh re fare. Prandaj, duhet që të hapësh sytë dhe të jesh i/e sinqertë me veten nëse ky person do të ishte i përshtatshëm për ty apo jo jashtë vorbullës së epshit.

Info
Gjatë kohës që të zë "sevdaja" (dashuria), për pagjumësinë dhe ankthin hidhja fajin Peniletilaminës (PEA), një lëndë kimike në tru, e cila shkakton emocione të forta. Ajo vërshon nëpër tru duke shkaktuar ndjenja eksitimi, kënaqësie dhe optimizmi. Disa njerëz janë aq shumë të varur nga kjo ndjesi saqë bëjnë ç'është e mundur vetëm për t'u ndjerë kështu. Sasi të vogla PEA i përmban edhe çokollata.

Në fund, pasi e keni njohur njëri tjetrin për disa ditë, javë apo muaj ndërkohë që tërheqja është ende e pranishme, ju keni arritur në pikën në të cilën do të vendosni se çfarë roli do të luani në jetët e njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera: nëse njëri nga ju kërkon vetëm seks ndërsa tjetri mendon për martesë, atëherë ju të dy nuk do të zgjasni shumë bashkë. Por nëse ju keni të njëjtat mendime, atëherë partneriteti juaj seksual është në rrugë të mbarë.

A ndikon dashuria tek seksi?

Shumë njerëz mund të thonë se kur dashuria dhe seksi ndërthuren, atëherë seksi është i cilësisë më të mirë. Megjithatë, ka dhe nga ata që thonë se seksi i paparë e i përkryer bëhet vetëm me një të panjohur, me dikë që nuk e dashuron. Me fjalë të tjera, po, dashuria ndikon tek seksi. Prania ose mosprania e dashurisë bën ndryshimin. Duhet të mësosh nga vetja nëse të nevojitet dashuri që të bësh seks të mrekullueshëm.

Mendohu pak për fillimin e një marrëdhënie në të cilën ke qenë, ose je tani. Afshet e pasionit mund të jenë diçka e njohur tashmë për ty. Ti mund të kesh bërë seks para se të kesh qenë i/e sigurt se ke qenë i/e dashuruar. Si ka ndikuar kjo gjë në marrëdhënien tënde? A ishte ajo marrëdhënie e bazuar vetëm në seks? Apo ishte një shkëndijë për të ndezur një dashuri të fortë?

Disa njerëz mendojnë se nëse një çift pret për të bërë seks deri sa të jenë me të vërtetë të dashuruar (pas disa muajsh apo edhe vitesh), atëherë marrëdhënia e tyre do të jetë më e thellë pa u bazuar në seks. Gjithashtu, kur pret derisa të biesh në dashuri, seksi mund të jetë më i gjallë dhe më kuptimplotë. Nëse je i/e dashuruar, mund të vështrosh partnerin/en në sy dhe të ndjesh një lidhje të fortë mes jush. Disa njerëzve u duket sikur shkrihem me njëri-tjetrin gjatë seksit. Nuk është thjeshtë një "bërje seksi". Seksi pa dashuri mund të jetë "dapa, dupa, s'di ku hupa". Ndërsa seksi me dashuri është "të bësh dashuri".

Nëse ti je tipi i personit që i pëlqen kur partneri/ja të vështron në sy dhe të thotë "të dua" gjatë seksit, atëherë ti ke nevojë për seks me dashuri. Nëse ti je tip që nuk ka dëshirë që t'i përziejë romancat me seksin, atëherë ty nuk të nevojitet dashuri për të bërë seks.

Info
A ke dëgjuar ndonjëherë për shprehjen "Meshkujt japin dashuri që të marrin seks, ndërsa femrat japin seks që të marrin dashuri"? Shumë stereotipi (mendime të sakta apo të pasakta të pranuara pak a shumë nga të gjithë) nuk kanë pse të jenë të vërteta. Ja një shembull tjetër: disa femra edukohen që të vogla me mendimin se duhet të jenë të dashuruara pa të bëjnë seks, ndërsa meshkujt rriten me mendimin se duhet të "mbushin" sa më shumë vrima që të jetë e mundur. E vërteta është kjo, gjithçka varet nga pëlqimet e tua dhe jo gjinia.

Natyrisht, nuk është e thënë që kur je i dashuruar seksi të jetë gjithmonë ultra romantik. Bërja e seksit kur je i dashuruar nuk do të thotë se do gjithmonë të tregosh sa i dashuruar je. Ndonjëherë seksi shpreh edhe ndjenja të tjera. Për shembull, një çift të dashuruarish mund të bëjë seks thjeshtë për kënaqësi fizike. Ata mund edhe të kenë dëshirë t'ia shqyejnë leckat njëri-tjetrit dhe të "pallohen" pa u parë fare në sy. Ose mund të bëjnë seks sa për t'i zënë gjumi. Ose mund të bëjnë seks pas një zënke, ose si shpërblim: "po ma plotësove këtë dëshirë, sot në darke ka seks." Ata mund të bëjnë seks për njëmijë arsye që nuk kanë aspak lidhje me dashurinë. Prandaj, edhe po të jesh i/e dashuruar, seksi nuk ka të bëjë gjithmonë me dashurinë.

Seksistika
Një nga stereotipitë e zakonshme thotë që femrat pëlqejnë të bëjnë seks me dashuri, ndërsa meshkujt duan thjesht seks për hir të seksit. Edhe pse kërkimet shkencore nuk e mbështesin plotësisht këtë teori, faktet tregojnë se në fakt më shumë femra se meshkuj parapëlqejnë të bëjnë seks me dashuri. Sipas një studimi, 80% e femrave pëlqejnë të bëjnë seks me dashuri, krahasuar me 65% të meshkujve.

Çfarëdo lloj seksi që të të pëlqejë ty, si me dashuri, si pa dashuri, kurseji vetes ca telashe dhe gjej partnerë të cilët kanë të njëjtat shije si ty, që mos mbetesh i/e zhgënjyer, prandaj. Duhet patjetër të bisedosh me partnerin/en për këtë çështje në mënyrë që të siguroheni se keni të dy të njëjtat kërkesa. Tregohu i/e çlirët dhe me vetëbesim kur ta hapësh këtë temë. Thuaj p.sh. kështu: "meqenëse po afrohemi kaq shumë me njëri tjetrin, është mirë që të flasim për ndjenjat tona." Pastaj tregoji partnerit/es ndjenjat e tua dhe sqaroje në lidhje me pikëpamjen tënde rreth bërjes së seksit me ose pa dashuri. Pastaj prit përgjigjen. Nëse ju të dy bini dakord me kushtet e njëri-tjetrit, atëherë kjo do të thotë se e ke gjetur një partner seksi të përshtatshëm për ty.

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.