Biseda e parë

Pasi të keni lexuar artikujt e tjerë të mëparshëm për temën e flirtimit ju mund të mendoni, "Pse pas gjithë këtyre studimeve kaq të sofistikuara për flirtimin veprimet që propozohen janë kaq të rëndomta? Madje aq të rëndomta sa as teknika nuk mund të quhen?"

Për dy arsye. E para sepse shumica e njerëzve vështirësinë më të madhe e kanë pikërisht aty. E dyta, sepse ato janë aq shumë të rëndësishme. Kërkimet shkencore tashmë kanë vërtetuar se pikërisht këto veprimet që duhen kryer për t'i plqyer dikujt që në takimin e parë.

Tani do të flasim për dy momente të tjera ku edhe ata më të zgjuarit mund ta katranosin fare punën: biseda e parë dhe takimi i parë.

Biseda e parë


Bashkëbisedimi është si duet muzikor

Biseda është si muzika. Biseda e parë mund t'i ngjasojë një koncerti të bukur ku të gjitha notat luhen sipas partiturës. Ajo mund të sjellë kënaqësi dhe harmoni në zemrën e bashkëbiseduesve. Por ajo mund të jetë edhe krejt e kundërta. Nota të hedhura aty këtu pa kurrfarë harmonie që largojnë mendjen dhe zemrën e bashkëbiseduesit nga mendimet romantike.

Deri tani ne folëm për vallëzimin e intimitetit (komunikimi trupor) që duhet të kryesh për të ngjallur interesin e "presë" tënde. Tani ne do të eksplorojmë muzikën (fjalët dhe tekstin) e uverturës, bisedën e parë.

Përpiqu ta përfytyrosh bisedën e parë si audicioni që do të përcaktojë rolin tënd në të ardhmen e njeriut me të cilin po flirton. Në mënyrë që të ndezë shkëndija dashurie ajo duhet të jetë e lirë dhe pa pengesa. Pastaj, në të ardhmen, do të ketë kohë plot për detaje e nuanca.

CIlat janë tiparet e një bisede të lirë e pa pengesa? Dikush preferon të flasë për sportin, teatrin ose baletin. Dikush tjetër preferon të flasë për filozofinë, psikologjinë ose për fizikën kuantike. Shumica e njerëzve mendojnë se të flasësh për shtëpinë, makinën, familjen, qenin ose parketin është mënyra më e mirë për të mbajtur një bisedë të gjallërishme. Mirëpo këto lloj bisedash nuk lënë përshtypje të forta pozitive. Fjala e urtë thotë "Gjuha vete atje ku dhemb dhembi". Prandaj, për të lënë përshtypje të forta pozitive më parë duhet të zbulosh se ku "dhemb dhembi", që do të thotë, duhet të zbulosh se çfarë e e bën të mendohet "prenë" tënde në jetën e përditshme.

Të bisedosh është si të bësh seks

Kur bën seks me dikë për herë të parë nuk mund ta dish se çfarë i pëlqen, ku duhet ta prekësh, sa duhet ta prekësh, ku ta puthësh ,etj. Këto gjëra mund të mësohen vetëm përmes sinjaleve që personi tjetër lëshon me anë të lëvizjeve së trupit, shprehisë së fytyrës, zërit, rënkimeve, etj. P.sh. mashkulli e ndjen se femrës i pëlqen kur ia puth thithkat prandaj dhe ai ia puth ca më shumë. Ose mund të ndodhë që ai ka ndjerë gudulisje kur femra e përkëdheli tek kofshët prandaj dhe ajo nuk i shpie më duart atje, e kështu me radhë.

E njëjta gjë ndodh edhe gjatë flirtimit. Ne nuk e dimë nëse bashkëbiseduesit po i pëlqen biseda, nëse ndihet rehat në praninë tonë, nëse po i pëlqejmë, etj. Të gjitha këto përgjigje duhet t'i marrim duke lexuar sinjalet trupore. Sinjalet trupore janë një mënyrë shumë e rëndësishme komunikimi mes njerëzve prandaj dhe gjatë bisedës fillestare duhet të jemi shumë të ndjeshëm ndaj tyre. Biseda e parë është po aq e rëndësishme sa dhe bërja e seksit për herë të parë. Madje kjo e para vendos të ardhmen e asaj të dytës.

Biseda është si lundrimi


Vëreji me kujdes reagimet e bashkëbiseduesit ndaj fjalëve që po thua. Vrojto me kujdes shprehitë e fytyrës, lëvizjet e kokës, rrotullimin e trupit, gjestet dhe hapjet e syve. Mësoje kuptimin e këtyre sinjaleve dhe përshtatju ritmit. Njerëzit e zakonshëm e kanë të pamundur ta fshehin atë që ndjenë. Ato që bashkëbiseduesi nuk po i thotë me fjalë, mund të t'i thotë shumë mirë me sinjale trpore.

Në seminaret e mia, unë u mësoj studentëve të mi një teknikë që quhet "shitje përmes vështrimit". Suksesi i një shitjeje varet nga aftësia e shitësit për të kapur që në ajër interesimin dhe mosinteresimin e klientit. E njëjta gjë ndodh edhe me marrëdhëniet. Jetëgjatësia e tyre varet nga aftësia e palëve për të kuptuar se kur pala tjetër ka interes dhe kur nuk ka interes .

Marrim një shembull. Sapo shkove në një "party" ku nuk njeh asnjeri. Dikush të prezantoi me dikë dhe natyrishëm fillove me të një bashkëbisedim miqësor. Vëzhgoje me kujdes fytyrën e bashkëbiseduesit gjatë gjithë bisedës. Fytyra e tij/saj do të ndryshojë vazhdimisht. Ajo mund të gjallërohet pikërisht aty ku ti mendon se biseda po bëhet e mërzitshme ose mund të zbehet në momentin që për ty tema po bëhet shumë interesante.

Biseda është si marketingu


Vëzhgoji me kujdes të gjitha sinjalet trupore dhe ndryshoje bisedën sipas nevojës. Nëse fytyra e bashkëbiseduesit gjallërohet atëherë zgjeroje temën dhe kërko më shumë informacion sepse je aty ku duhet.

Nëse fytyra e bashkëbiseduesit zbehet atëherë kjo do të thotë se duhet të ndryshosh temë. Nxirr një temë tjetër që të sjellësh shkëlqimin në sytë e tij/saj. Njerëzit avdallë i bien fyellit në të njëjtën vrimë derisa bashkëbiseduesi mërzitet dhe largohet në rastin më të parë.

Vëzhgo me kujdes pozicionin e kokës. Kur bashkëbiseduesi mërzitet ai/ajo do ta kthejë kokën në anë të kundërt me ty për arsyen më të vogël. Qoftë kjo një zhurmë nga kuzhina apo dikush që sapo ka hyrë në dhomë, çfarëdo lloj zhurme qoftë, ai/ajo do ta kthejë kokën në anën tjetër.

Por nëse bashkëbiseduesi mendon që biseda është tërheqëse atëherë vëmendja e tij/saj nuk do të shkëputet nga veprime të tjera që mund të ndodhin rreth e rrotull. Edhe sikur xhamat e dritareve të bien për tokë, ai/ajo do t'i mbajë sytë të ngjitur pas teje. Ki kujdes nga lëvizjet e kokës. Kur bashkëbiseduesi fillon të kthejë kokën sa andej këndej, ndrysho temën e bisedës.

Mbaj nën mbikëqyrje të vazhdueshme pozicionin e trupit. Kur bisedat bëhen të mërzitshme trupi i jep shenjat e mërzisë që para se të jetë gjetur justifikimi për tu larguar. Në fillim hidhet një hap mbrapa pastaj busti fillon të kthehet në anë të kundërt. Nëse personi tjetër fillon të kthejë trupin në anë të kundërt, ki kujdes! Kjo mund të jetë shenjë që tregon se flirti është duke vdekur.

Megjithatë nuk është nevoja për panik. Mblidhe veten, përqendrohu dhe provoje sërish. Mos vazhdo me dërdëllisje duke u përpjekur të mbushësh hapsirat. Çfarëdo që ishe duke thënë, mbylle. Përdor emrin e bashkëbiseduesit. Pastaj bëj një pyetje personale që vëmendja të kthehet sërish tek ai/ajo. Këto veprime do t’i tërheqin sërish vëmendjen personit tjetër. Po të jesh me fat, farat e flirtit mund të çelin sërish.

Po në qoftë se bashkëbiseduesi është kthyer tërësisht nga ty dhe po të shikon në sy? Biznesmenët e zotë e dinë që ky është momenti më i përshtatshëm për të mbyllur një marrëveshje. Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti. Ky është momenti i përshtatshëm për të lënë një takim, për të shkëmbyer numrat e telefonit ose për të sugjeruar vazhdimin e bisedës diku tjetër, në një vend pak më romantik.

Vështro duart. Ndonjëherë buzët gënjejnë. DUart nuk gënjejnë asnjëherë. Vështroi duart herë pas here në mënyrë që të kuptosh se ç'po mendon bashkëbiseduesi.

Nevoja për të mbajtur një objekt të vogël në duar nga mashkulli ose prekja e buzëve të filxhanit prej femrës janë veprime që tregojnë se personi është i zhytur në mendime. Ai/ ajo po mendohet rreth fjalëve që sapo ke thënë. Përdore këtë shenjë për të bërë një pauzë të shkurtër dhe për t'i dhënë pak frymëmarrje bisedës.

Nëse pëllëmbët shohin nga sipër atëherë kjo është shenjë e mirë. Djema, nëse pëllëmbët e saja të duarve shohin drejt teje, kjo do të thotë se ti i pëlqen. Ajo ndihet vulnerabël në praninë tënde dhe me siguri që ka nevojë për më shumë afri. Kur pëllëmbët shohin sipër, trupi i saj është gati të "nënshtrohet". Ky është momenti për të krijuar kontaktin e parë fizik, mundësisht drejt e në pëllëmbë ose tek krahu. Por me stil, ama.

Vajza, vini re gishtat tregues. Nëse bashkëbiseduesi tregon për diçka me gishtin e ngritur përpjetë, konsideroje këtë si një farë "ereksioni" që shpreh eksitim (pëlqim) për një temë të caktuar. Nëse mashkulli tund gishtin në ajër gjatë kohës që tregon, kjo do të thotë se ndihet i sigurt për atë që po thotë. Shfrytëzoje këtë të dhënë për të rënë dakord me të atëherë kur nevojitet.

Vëzhgo sytë. Nëse sytë e presë tënde janë duke u sorollatur sa andej këndej, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë refuzimi. Kjo mund të jetë një shenjë që tregon se tema është e mërzitshme. Ndërroje.

Kur bëhesh ekspert i interpretimit të syve, mund të dallosh suksesin tënd duke parë madhësinë e bebeve të syrit të bashkëbiseduesit. Nëse bebet mbyllen, ky është një alarm i pavetëdijshëm që tregon se personi po "trashet". Nëse ndodh e kundërta atëherë mesazhi është "Jam e interesuar. Më trego më shumë."

Teknika Nr. 10

Bashkëbisedim nëpërmjet vëzhgimit.
Mos u lodh kot me akrobaci për ta mbajtur bisedën të gjallë. Vështroje bashkëbiseduesin me kujdes dhe rregulloje valën sipas nevojës. Kështu ka më shumë mundësi që të kesh sukses.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.