I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Masturbimi femëror


Masturbimi femëror duket se ngjall shumë interes. Kjo ndodh për dy arsye: njerëzit nuk e dinë se sa i zakonshëm është si proces; nuk e kanë idenë se si e bëjnë vajzat këtë gjë. Por, besoj se ka edhe shumë arsye të tjera.

Nuk e di se në çmasë masturbojnë vajzat, apo sa shpesh. Unë e bëj. Herë më shpesh e herë më pak. Kohët e fundit jo dhe aq shumë për shkak se jetoj me të dashurin tim dhe ne bëjmë seks pothuajse çdo ditë. Por, kur njëri nga ne largohet për një kohë të gjatë, unë masturboj.

Unë masturboj për arsye të ndryshme. Në përgjithësi masturboj thjesht se më pëlqen. Por ndonjë herë masturboj që të më zërë gjumi, për të çliruar ndonjë mpirje, për të hequr dhimbjen e kokës, ose për tu eksituar. Nuk kam masturbuar ndonjëherë për tu qetësuar para ndonjë feste apo para ndonjë takimi.

Herën e parë u masturbova kur isha në klasën e 8. Nuk më kishte vajtur ndonjëherë në mendje para se kjo temë të diskutohej një herë në orën e edukatës seksual. Prej orës së mësimit arrita të kuptoj se kjo gjë nuk është e gabuar apo e dëmshme për shëndetin, por sidoqoftë do të më vinte shumë turp sikur dikush ta merrte vesh se ç'bëja unë.

Deri nga viti i parë gjimnaz nuk mbaj mend të kem diskutuar ndonjëherë për masturbimin përveçse në kontekstin e ndonjë barsolete banale. Për pjesën tjetër të gjimnazit çdo gjë që mund të thuhej rreth kësaj teme ishte ose jo personale ose për hir të muhabetit. Për shembull, binim dakord se masturbimi i femrave duhej të pranohej njësoj si masturbimi i meshkujve. Ose thonim që ishte i gabuar fakti që një djalë që masturbon mund të quhej normal nëse një femër që masturbon shihej me sy jo të mirë. Nuk më mbahet mend që ndonjë djalë të ketë marrë pjesë në këto diskutime.

Ky është maksimumi që mund të bësh në një shoqëri relativisht të mbyllur, gjithë paragjykime. Një ditë, një vajzë në klasën time bëri një koment duke lënë tërthorazi të kuptohej se ajo nuk e kishte parë ndonjëherë vaginën e saj pasi ajo nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Deri nga mosha 20 vjeç nuk kisha folur apo diskutuar ndonjëherë për masturbimin prandaj dhe nuk i kisha vënë ndonjë emërtim të veçantë. Dija disa emërtime, por unë personalisht nuk i kam përdorur ndonjëherë. Nuk më kujtohet që të kem bërë ndonjëherë shaka në lidhje me masturbimin dhe as që të kem tallur ndonjë. Shprehja që përdor unë për veten time është "i sjell vetes kënaqësi", ose kur jam në qejf mund edhe të them "trazoj piçokun".

E vetmja herë që kam parë një vajzë duke masturbuar ka qenë në një ekskursion, në vitin e dytë gjimnaz. Ndodhi kur sapo isha zgjuar nga gjumi. Nuk kishte ndonjë shenjë të veçantë, ajo thjesht po rrinte shtrirë në shtrat. Megjithatë mund të dalloja se ç’po bënte. E vetmja gjë që më vajti në mendje ishte që pse s’po e kuptonte që unë isha zgjuar, duke marrë parasysh faktin që mbase nuk donte që unë ta shihja.

Me sa kuptova, mendoj se ajo po vazhdonte në të njëjtën mënyrë siç do bëja dhe unë. Ekzistenca e mënyrave të tjera krejtësisht të ndryshme nga ajo që dija unë ishte e panjohur për mua deri në fund të atij viti kur rastësisht po lexoja një artikull rreth masturbimit.

Metodat e mia
Ajo që bëj unë është: fërkoj me dy ose tre gishta pjesën e jashtme të buzëve vaginale, pak sipër klitorit. Ky veprim krijon një farë fërkimi të kapuçit klitoral me vetë klitorin dhe jep kënaqësi. Klitori im është tepër i ndjeshëm për tu prekur direkt. Unë nuk i lëviz gishtat e mi në formë rrethore apo ndonjë gjë të ngjashme. Thjeshtë lart e poshtë, pak shpejt. Nuk kam parë ndonjë vajzë tjetër që të masturbojë apo të më ketë treguar me gisht se ku dhe si duhet ta prek, prandaj unë nuk mund të flas për teknikat e të tjerëve. Gishtat e mi bëhen më të rrëshqitshëm me lagështinë që prodhon vetë vagina. Kur nuk dua që të njom gishtat apo më bezdis era, fërkimin e bëj sipër mbathjeve.

Ndonjëherë ndodh edhe që të fus ndonjë gjë në vaginë. Në të shumtën e kohës vetëm gishtat e mi por ndonjëherë në të rrallë ndodh që të fus edhe objekte të vogla, kryesisht shishe të vogla kremrash apo vajrash. Kur isha në gjimnaz, në qoftë se mami më linte që të blija ndonjë palë sutjena seksi, i vishja gjatë masturbimit. Nuk e bëja më këtë gjë kur fillova të mendoj se mund të isha seksi edhe pa to.

Herën e parë që u masturbova, isha aq e "shastisur" nga zbulimi i orgamzave sa që nuk më doli koha të fantazoja. Por më vonë kam fantazuar pothuajse gjithmonë. Ndonjë herë masturbimi vinte si rezultat i fantazive, e ndonjë herë tjetër fantazitë vinin si rezultat i masturbimit.

Nëse më parë fantazoj, para se të filloj të prekem, fantazia ime përqendrohet tek një person. Ideja se vajzat fantazojnë një person me fytyrë të caktuar nuk besoj se qëndron. "Dashnorët" e fantazive të mia nuk kanë pasur identitet. Shpesh mendimet e mia të "pista" janë për veprime të caktuara, më shumë se sa për persona të caktuar apo për imazhe specifike, të cilat nuk mund t'i thoja dot me fjalë apo me të shkruar. Ndonjëherë fantazia ishte më shumë për një ndjesi të veçantë apo për ndonjë ide. Sidoqoftë, nëse në atë periudhë ishte ndonjë person që më pëlqente, padyshim që ai/ajo do të ishte objekti i fantazisë time.

Për një farë periudhe meditoja pothuajse çdo ditë, në një mënyrë apo në tjetrën, dhe ndonjë herë fokusohesha tek energjia seksuale. Gjatë kësaj kohe më vini afshe të nxehta nga ushtrimet e frymëmarrjes, bukuria e natyrës dhe universit dhe si përfundim masturbohesha pasi nuk arrija dot në orgazëm pa u prekur.

Shumicën e herëve jam masturbuar në shtrat, para së të më zinte gjumi. Megjithatë, jam masturbuar edhe në vaskë apo në dush. Ndonjëherë jam masturbuar edhe në vende të tjera (duke parë televizor, në ekskursion) nëse më kapte dëshira e fortë. Nuk mbaj mend që të kem masturbuar në ndonjë vend të veçantë ose në publik.

Në fillim masturbohesha shumë, pastaj përpiqesha që ta rralloja por nuk kisha sukses, pastaj e harroja dhe e rralloja, pastaj masturbohesha prapë shumë, etj, etj. Zakonisht, sa më shumë që ta bëja, aq më shumë e dëshiroja. Ndodhte që herë pas here më acarohej lëkura nga fërkimet dhe detyrohesha që të bëja pushim ca ditë. Kjo rutinë u pakësua me kalimin e kohës, megjithatë edhe tani më ndodh që të kem periudha në të cilat masturbohem shumë.

Jeta e rregullt seksuale nuk e ndalon nevojën time për tu masturbuar, megjithatë mendoj se e ul shpeshtësinë e masturbimit. Tani për tani, një herë në javë është më se e mjaftueshme për mua. Megjithatë, kush e ka vënë re?!

Shpërndaje

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.