I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Kur ti je "Preja"


Vazhdim i artikullit: Gjuha e trupit

Vallëzimi i intimitetit kërkon dy partnerë. Edhe kur ti je "preja", duhet patjetër t'i kesh parasysh hapat e mësipërm. Për fat të keq, shumë marrëdhënie që mund të ishin shumë të suksesshme nuk fillojnë fare, pasi "preja" aksidentalisht zmbraps "gjuetarin" nëpërmjet gjuhës së trupit të vet.
Ndryshe nga gjuetarët e derrave, apo të rosave, gjuetarët e "njerëzve" vuajnë nga një dobësi. Ajo quhet pasiguri ose turp. Kur një gjuetar apo gjuetare të hedh sytë, ti duhet të tregosh se ke dëshirë të jesh e tija apo asaj dhe pastaj të ndjekësh vallëzimin e intimitetit.

Një herë isha në një parti me një shoqen time, Dianën. Një djalë shumë simpatik i buzëqeshi Dianës, ndërsa ajo largoi sytë. Pastaj më tha mua "ai djali simpatik, atje sapo më buzëqeshi."

"Bukur fare" i thashë unë. "Buzëqeshi edhe ti".

Pas pak, ai djali u afrua fare pranë nesh. Nuk e di nëse ishte turpi apo thjeshtë dëshira për tu dukur interesante, por në vend që Diana të kthehej në drejtim të tij dhe të buzëqeshte, ajo vazhdoi bisedën me mua. Disa minuta më vonë, ne pamë sesi ai djali simpatik ishte kredhur i tëri në një bisedë tepër të ngrohtë kokë më kokë me një vajzë tjetër. Dianës sa s'i ra pika, "Me sa duket më ka parë nga afër, kështu që vendosi të mos më flasë."

"Jo, moj vajzë," i thashë unë me dëshirën për ta shkundur. "Ti thjesht nuk iu përgjigje sinjaleve të tij." Ajo nuk respektoi hapin e parë të vallëzimit themelor të "intimitetit". Ajo nuk u kthye në drejtim të tij.

Mundësi të vajtura dëm si kjo ndodhin gjatë gjithë kohës, në të gjithë rruzullin tokësor. Shpesh, "preja" që me zor pret që ta gjuaj dikush është pikërisht ajo që largohet e para.

Artikulli vazhdon këtu:
Fjala magjike

Share

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.