Fjala magjike

Vazhdim i artikullit: Kur ti je "preja"

Ta zëmë se në bisedë e sipër ti e kupton që personi përpara teje ka diçka të veçantë, tërheqëse. Nuk është tërheqje seksuale. Është një lloj tërheqjeje që të bën të mendosh për diçka më serioze, ndoshta një marrëdhënie. Brenda 30 sekondave rrahjet e zemrës fillojnë e rriten dhe fyti të thahet. A mund të jetë kjo vallë fillimi i diçkaje më të madhe?

Pikërisht në këtë moment, në vend që t'ia lërë gjithçka instinktit natyror, truri yt fillon të mendojë për gjithëfarëlloj gjërash pa vlerë si p.sh. "Çfarë po mendon ai/ajo për mua tani?". Frymëmarrja shkurtohet dhe një ndjesi trishtimi të kaplon krejt trupin. Ky reagim është efekti i një hormoni që lëshohet në tru dhe që quhet feniletiaminë.

Kujdes! Nëse e lejon veten që të bëhesh nervoz, atëherë nuk do jesh në gjendje që ta mbash situatën nën kontroll për një kohë të gjatë. Në këto kushte nuk ka shumë kohë për tu menduar, kështu që kur të zë ankthi ekziston një teknikë që të ndihmon të rifitosh kontrollin e të përqendrohesh tek ajo që personi tjetër po thotë.

Djema, ajo që vjen më poshtë është veçanërisht e rëndësishme për ju sepse ju shpesh e harroni që kohët kanë ndryshuar. Dikur, në kohë më të lashta, fiziku dhe shkathtësia ishin mjetet më të mira për t'i bërë të ditur femrës se "ky burrë sjell ushqim në shtëpi", ndërsa sot ushqimi nuk përbën më një problem, prandaj objektivi nuk është që t'i bësh ti përshtypje femrës. Objektivi është t'i tregosh asaj se ç'përshtypje të ka lënë ajo ty.

Vajza, disa nga ne janë rritur që në fëmijëri me idenë për të ushqyer egon mashkullore. Ndoshta ndonjë kimikat i veçantë në qumështin e nënës na thotë që tu bëjmë temena meshkujve të jetës sonë. Që në fëmijërinë e hershme ne e kuptojmë se si duhet të sillemi me meshkujt: "O babi, sa i mirë që je. Do ma blesh atë kukullën?." Pastaj diçka ndodhi. U rritëm. Disa nga ne u bënë feministe. E flakëm tutje përqasjen e vjetër femërore bashkë me kukullat.

Femra moderne e ndjen se ka nevojë që t'i shprehë potencialet, pavarësinë dhe inteligjencën e saj menjëherë, që me takimin e parë. Gabim! Ka kohë plot më vonë për t'ia treguar partnerit këto cilësi. Natyrish do të vijë dita kur duhen treguar edhe cilësitë intelektuale, por jo tani. Tani duhet t'i tregosh atij se ti mendon që ai është absolutisht, pozitivisht i mrekullueshëm.

Meshkujt dhe femrat ndjejnë atraksion të menjëhershëm për njerëzit që tregojnë pëlqim ndaj tyre. Në disa eksperimente disa meshkujve dhe femrave që nuk njiheshin mes tyre iu tha (gjoja) se njëri prej pjesëmarrësve kishte shprehur pëlqim për ta. Kur u pyetën më vonë se cilin person pëlqyen nga grupi, pothuajse çdo pjesëmarrës në eksperiment u përgjigj se pëlqente atë prej të cilit "gjoja" ishte pëlqyer.

Për fat të keq, në jetën e vërtetë nuk ndodh gjithmonë që dikush të thotë një fjalë të mirë për ty prandaj kjo ndjenjë duhet treguar me shenja të qarta. Jo në mëynrë të drejtëpërdrejtë sepse është tepër agresive por me anë të gjuhës së trupit, dhe i vetmi mesazh që trupit yt duhet të transmetojë është relaksi. Lëre trupin tënd të tregojë relaks. Kjo është ftesa më e mirë për "vallëzimin e intimitetit".
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.