Rruga drejt joshjes është e hapur edhe atëherë kur ti vetëm i pëlqen një vajze si shok.


Ndonjëherë ndodh që rrethanat janë të tilla ku është e pamundur që ta bësh një vajzë që të kalojë nga pëlqimi në joshje.

E thënë me fjalë të tjera, po vazhdove t'i shkosh nga mbrapa ka shumë gjasa që edha ai pak pëlqim që ka për ty t'i zbehet fare.

N.q.s një femër të thotë se është e zënë dhe nuk ka kohë të bëjë me ty çfarë do lloj gjëje që ti kishe dëshirë të bënit, kjo do të thotë një nga këto dy gjëra:

  1. Ajo po tregohet e sjellshme sepse ti nuk i pëlqen asaj
  2. Ajo është me të vërtetë e zënë me punë, ti i pëlqen asaj por jo aq shumë të jesh në qendër të vëmendjes për momentin (s’ka joshje).
Ta zëmë se është kjo e dyta arsyeja, ky është ai momenti kur joshja nuk ka gjasa që të ndodhë tani shpejt.

Gabimi që bëjnë meshkujt, është që të vazhdojnë t'i "rrinë vërdallë" duke pritur që ajo të lirohet. Për fat të keq t'i "rrish vërdallë" një femre të zënë me punë duke pritur që ajo të lirohet, çon në dy rezultate të mundshme:
  1. përfundon si "vetëm shok"
  2. bëhesh i bezdisur e rrjedhimisht ajo humbet çdo interesim që ka për ty.
Sido që të jetë, ti do jesh duke pritur për një femër e cila nuk mendon se pritja jote është dhe aq tërheqëse.

Gjithashtu, tek "pritja" përfshihen të gjitha llojet e muhabeteve që kanë si qëllim të zbulojnë nëse është ende e zënë me punë.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.