Cilësia e orgazmave


Orgazmat e mia janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ato variojnë nga orgazma gjithëpërfshirëse në fare të shpejta.

Për mua, orgazma bëhet më e mirë nëse kënaqësia rritet gradualisht. Gjithashtu, kam vënë re se sa më i ngadaltë të jetë procesi, aq më e thellë do të jetë orgazma. Kjo ka të bëjë me faktin se sa vëmendje po i kushtoj dhe se çfarë po mendoj për momentin. Sidoqoftë edhe partneri (nëse aty pranë ndodhet një i tillë) duhet t'i bëjë shumë gjëra mirë në mënyrë që ketë një zhvillim gradual.


Personalisht mendoj se ajo që ndikon më shumë në cilësinë e orgazmave të mia është fakti se sa e eksituar jam para se të fillojnë stimulimet. Nëse po "digjem" nga dëshira, atëherë edhe orgazmat do të jenë të mrekullueshme. Nëse partneri duhet të më marrë me të mira, me puthje e përkëdheli, atëherë edhe orgazmat e mia nuk do jenë aq mbresëlënëse.

I vetmi rast në të cilin unë jam përpjekur që të kem një orgazëm të zgjatur ka qenë gjatë masturbimit. Gjatë kohës që je me dikë tjetër mund edhe të përqendrohesh diku tjetër me qëllim për të zgjatur orgazmën, por kjo gjë zakonisht të lë pa orgazëm fare.

Prandaj, unë i lë orgazmat që të vijnë kurdo që ato e kanë për të ardhur. Zakonisht më pëlqen që të mos më vijë (orgazma) menjëherë, ngaqë më pëlqen ideja e pritjes. Megjithatë, kur të vjen, kurdo qoftë, është më mirë sesa kur nuk të vjen fare.

Disa femra duket se i shijojnë orgazmat e tyre duke rënkuar me zë të lartë (p.sh. fqinja ime). Unë nuk kam ndonjë preferencë lidhur me këtë. Tonaliteti i rënkimeve të mia ndryshon me raste. Kjo varet kryesisht nga prania e njerëzve të tjerë në dhomat ose apartamentet ngjitur. Ndonjëherë e ngre zërin pa e kuptuar.

Të tjerë faktorë mund të ndikojnë në cilësinë e orgazmave, si p.sh. ndriçimi i përshtatshëm, ose frika se mos zbulohesh, megjithatë mendoj se këto kanë më shumë të bëjnë me eksitimin.


Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.