Ejakulimi i parakohshëm


Sipas Sociologut Eduard Lauman në universitetin e Çikagos, 31% e burrave dhe 43% e grave vuajnë nga ndonjë lloj mosfunksionimi seksual.

Nga 1749 meshkuj dhe 1410 femra të moshës mes 18 dhe 59 vjeç, një e treta e meshkujve thanë se kishin probleme me ejakulimin e parakohshëm, 14 % thanë se nuk kishin ndonjë interes për seksin dhe 8% thanë se nuk merrnin ndonjëherë kënaqësi nga seksi.

Femrat nga ana tjetër kishin të tjera histori. Një e treta e tyre thanë se nuk duan seks, 26% thanë se ato nuk arrinin orgazëm dhe 23% thanë që seksi nuk është i kënaqshëm.

Në të dyja rastet, këto probleme iu mveshen stresit emocional përfshi edhe shëndetin jo të mirë, cilësisë së dobët të jetesës dhe traumave të hershme prej përvojave seksuale.

Ejakulimi (prishja) i parakohshëm
Edhe pse ejakulimi i parakohshëm është problemi më i zakonshëm seksual, prapë së prapë meshkujt e kanë shumë të vështirë të flasin rreth tij. Një mashkulli, po nuk i zgjati, natyrisht që do ndjehet më pak mashkull. Megjithatë, nuk ka pse të jetë kështu. Nëse më shumë meshkuj do të kishin dëshirë të flisnin rreth kësaj teme, atëherë do të ishte shumë më i thjeshtë për tu pranuar si problem nga ata që e kanë prej faktit se nuk do të ndiheshin ë vetmuar.

Shpeh, meshkujt nuk e kanë shumë të qartë se çfarë quhet ejakulim i parakohshëm. Mashkullit të zakonshëm i duhet diçka më pak se tre minuta për të ejakuluar që nga momenti i futjes. Sipas përkufizimit shkencor, ejakulim i parakohshëm quhet kur ejakulimi ndodh para se mashkulli ta dëshirojë një gjë të tillë ose kur nuk arrin të kënaqë partneren. Kjo bën që ereksioni (ngrehja) të mos zgjasë për arsyen e thjeshtë se shkarkimi i tij ka çliruar një sasi të madhe të tensionit seksual.

Ankesa, zakonisht shprehet me terma kohorë pasi kjo është e vetmja mënyrë për ta matur dhe krahasuar. Por në fakt problemi qëndron tek procesi ejakulues dhe çlirimi në momentin e dëshiruar. Ajo që i mërzit më shumë meshkujt është pamundësia për ta kontrolluar këtë proces.

Një mashkull mund të ndihet krenar me 10 minuta, ndërsa për dikë tjetër 1o minuta mund të jenë shumë pak. Ashtu siç thotë edhe fjala e urtë: "Plehërat e njërit janë pasuria e tjetrit".

Zgjidhja e problemit
Nga këndvështrimi i procesit të riprodhimit, çlirimi i hershëm nuk përbën ndonjë problem. Zgjatja në shtrat nuk shërben ndonjë funksion gjenetik. Është diçka që ne duhet të mësojmë ta bëjmë dhe jo e lindur.

Në fillim duhet mësuar njëherë se çfarë ndodh me trupin kur ai ejakulon. Orgazma përbëhet nga dy faza. Faza e parë fillon në gjëndrën e prostatës, e cila i vjen përqark uretrës si një gjevrek, pak sipër bazës së penisit. Ajo tkurret dhe çliron lëngun e saj bashkë me material nga fshikëza seminale (farzuese) në uretër.

Faza e dytë ndodh kur muskuli i legenit tkurret fortë përreth bulbës duke e detyruar lëngun që të dalë jashtë me presion. Meshkujt duhet ta kuptojnë se është e mundur që të ejakulosh pa pasur orgazëm.

Kërko ndihmë
Ky problem shërohet fare lehtë nëse mashkulli pranon që të kërkojë ndihmë dhe përkushtohet. Besohet se 80-90% e meshkujve janë në gjendje që të mësojnë ta kontrollojnë ejakulimin nëpërmjet terapisë.

Hapi i parë drejt zgjatjes është njohja me veten. Rehatohu me trupin tënd, me ndjesitë që të shpien drejt orgazmës. Ti duhet të jesh në gjendje që ta kuptosh se kur do të ndodhë një orgazëm. Në këtë mënyrë ajo nuk do të të vijë më papritur. Gjithashtu, njohja të ndihmon edhe që të bësh ç'është e mundur për të ndaluar pikën kulmore.

Disa këshilla
Metoda "stop dhe start" nënkupton ndalimin e çdo veprimi pak para ejakulimit. Kur nevoja për të ejakuluar zbutet, fillo procesin nga fillimi. Përsërite disa herë.

Kjo mund të praktikohet edhe me dorën ose gojën e partneres, madje edhe me veten tënde. Derisa t'ia kesh marrë dorën, s’ka dyshim që do të shkojë edhe huq.

Merr frymë
Shumë njerëz nuk e dinë, por frymëmarrja e rregullt ndihmon që të fitosh kontroll mbi ejakulimin. Kjo ndodh për shkak se disa frymëmarrje të thella ndihmojnë që të relaksohesh, të qetësosh eksitimin dhe tensionin që shpie tek ejakulimi i parakohshëm. Praktikohu duke marrë frymë thellë dhe qetësoje të gjithë trupin.

Komunikimi është gjithashtu kyç për seks të gjatë. Tregoja partneres kur je afër prishjes dhe atë që mundesh apo nuk mundesh ta kontrollosh. Kjo nënkupton përdorimin e fjalëve pasi shenjat jo verbale mund të keqkuptohen. "Ndal", "Mbaje", "Fillo", dhe "Më shumë", janë fjalë më se të kuptueshme. Çdo fjalë që është e shkurtër dhe e qartë është e pranueshme.

Shkaktarë të tjerë të ejakulimit të parakohshëm janë edhe ankthi, frika ose sikleti me partneren. Ejakulimi i parakohshëm ka më pak gjasa të ndodhë nëse e njihni mirë njëri tjetrin , ndiheni mire me njëri tjetrin dhe të dy ndodheni në një vend të rehatshëm, të relaksuar dhe privat. Gjithashtu edhe masat për mbrojtje janë diskutuar.

Gjithashtu, shumë meshkuj zgjasin më shumë herën e dytë. Prandaj, kjo mund të përfshihet në praktikën tuajt të bërjes së dashurisë. Nëse raundi i parë është i shkurtër, jepi asaj kënaqësi me përkëdhelje apo me gojë, ose me masazh erotik gjatë pushimit derisa ushtari i vogël të jetë prapë gati për luftë.

Përdor kremra
Disa kremra ulin ndjeshmërinë e penisit gjatë marrëdhënies kështu që është e mundur që të zgjasësh më shumë. Problemi që mund të hasin meshkujt është ulja e kënaqësisë gjatë marrëdhënies për shkak të uljes së ndjeshmërisë.

Edhe prezervativët e ulin ndjeshmërinë e penisit gjatë seksit. Shumë meshkuj mendojnë se i bën që të zgjasin më shumë për shkak të stimulimit të ulët. Për më tepër, të gjithë e dinë që prezervativët të mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënia e padëshiruar , kështu që ata kanë edhe pluse të tjera.

Gjithashtu, pozicioni gjatë seksit mund të ndikojë në aftësinë e një mashkulli për të zgjatur. Pozicioni "misionar" (pozicioni klasik ku femra qëndron poshtë me këmbët hapur dhe mashkulli sipër) nuk është pozicioni më i mirë për të pasur nën kontroll procesin e ejakulimit. Megjithatë, dy meshkuj nuk janë njësoj dhe disa e kanë të vështirë që ta mbajnë veten kur gjërat i ka partnerja nën kontroll.

Eksperimento me pozicione të ndryshme për të gjetur atë që të përshtatet më mirë.

Bëj ushtrime Kegel
Kur muskujt e legenit janë të zhvilluar mirë, të lejojnë që të kontrollosh më mirë dhe të jesh më i vetëdijshëm për atë çka ndodh në zonat e poshtme të trupit. Muskujt e legenit janë ata që kontrollojnë procesin e urinimit. Tkurri muskujt për tre sekonda, pastaj liroji tre sekonda. Përsërite 10 herë.

Këtë mund ta bësh kudo dhe kurdo. Gradualisht duhet të arrish deri në 100 tkurrje 10 sekondëshe çdo ditë.

Bëje që të zgjasë
Ejakulimi i parakohshëm mund të parandalohet fare thjeshtë me durim, këmbëngulje dhe njohuri. Hapi i parë është informimi dhe pasi të jesh njohur me problemi ke arritur deri në gjysmë. Mposhtja e paragjykimeve është akoma dhe më e thjeshtë nëse të dy partnerët janë të përfshirë, të ndërgjegjshëm dhe të hapur për të diskutuar.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.