Çfarë të bësh nëse je duke humbur vëmendjen e tij?


A ke pasur ndonjëherë ndjesinë që gjithçka do të ishte perfekte sikur vetëm të dije si ta mbaje të përqendruar tek ty?

Ndërkohë që haesh me veten për të kuptuar se çfarë duhet të bësh dhe si duhet të sillesh?

Të shkosh e t'i hidhes në qafë sapo të vijë në shtëpi apo t'i thuash vetëm një "çkemi, si ia kalove sot? Ta injorosh plotësisht apo ta ftosh për të dalë jashtë? Ta marrësh në telefon apo ta harrosh fare? Të kthehesh me fytyrë nga ai kur jeni në shtrat dhe të fillosh sërish komunikimin apo të rrish gjithë natën pa gjumë?

Të duket sikur çdo gjë që bën nuk do të të japë asnjëherë rezultatin e duhur, pavarësisht faktit nëse është një mashkull i ri me të cilin je njohur kohët e fundit apo ai me të cilin tashmë je prej shumë kohës dhe që i cili të ka si për të mirëqënë.


Duket sikur gjithmonë ka për të qenë i njëjti avaz dhe shumë e lodhshme.

Unë e di se sa rraskapitëse dhe e dhimbshme mund të jetë kjo ndjesi.

Kur unë isha nlë fazën e kërkimit të një mashkulli, ndihesha gjithmonë aq shumë e sfiduar nga femrat e tjera saqë bëhesha keq.

Ndihesha gjatë gjithë kohës në siklet. A thua se do të dilja në ndonjë vitrinë me shpresën që t'i tërhiqja vëmendjen ndonjërit.

Dhe kur rastiste që të ndodhesha mes tyre, më dukej sikur isha e izoluar në një kafaz xhami.

Diçka më thoshte se duhej t'i bëja për vete, madje t'i gjuaja me gjithë kuptimin e fjalës. Mirëpo kafazi nuk më linte. Më përpara më duhej që të trokisja njëherë në xham në mënyrë që ta bëja të ditur që isha atje.

Kjo metodë, jo vetëm që nuk sillte asnjë rezultat, por ishte edhe urryeshme.

Me gjithë ato përpjekje të mundimshme që bëja unë, ndodhte edhe që të kisha sukses, qoftë për marrëdhënie fare të shkrutra, qoftë për lidhje pak më të gjata.

Nuk më kishte vajtur asnjëherë në mendje se kishte edhe mënyra të tjera për të pasur sukses, deri në momentin që u njoha me burrin tim. Moment në të cilin unë i dhashë fund mundimit dhe lodhjes.

Ai mu afrua me një përqasje prej mashkulli të vërtetë.

Unë, në vend që të nxitoja të shfrytëzoja rastin apo të bëja rolin e të zhgënjyerës (si rezultat i lidhjeve të mëparshme), gjithçka ia lashë në dorë atij.

Nuk më zhgënjeu asnjëherë. Deri sa u martuam.

Pastaj u shfaq një tjetër lloj nevoje e për pasojë dëshpërimi. Pas një viti e gjysëm martese ai filloi të tërhiqej.

Ky ishte momenti ku unë ngeca.

Kjo nuk ishte një nga ato lidhjet që zgjasin vetëm dy minuta. Ne ishim të martuar.

Ai nuk ishte nga ata që rendin drejt të parës që u del përpara sapo përballen me një problem.

Sidoqoftë, as unë nuk po merrja më të mirën. Përpara meje shikoja një jetë boshe, të ftohtë, plotë acarime. Aspak ajo që kisha ëndërruar.

Në këtë çast unë vendosa të shoh realitetin dhe të qartësoj në kokën time se 2 plus 2 bëjnë katër.

Vetëvlerësimi është çelësi për të marrë dashuri nga një mashkull. Nëse nuk ndihesh mirë me veten tënde, automatikisht do të tërheqësh dhe do tërhiqesh nga meshkuj që nuk ndihen mirë me veten e tyre. Kështu që ata do e kenë të pamundur që të të japin dashuri ty, kur nuk e kanë për vete.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë që martesa ime kishte marrë tatëpjetën, burri im nuk kishte ndryshuar. Ai ishte po i njëjti.

Isha unë ajo që kishte ndryshuar. Mirëpo ky ndryshim nuk kishte qenë për mirë.

Në vend të asaj vajzës së lumtur, të zënë me aktivitet dhe pak të ndrojtur që kishte njohur në fillim, tani paraqitej një person tërësisht i përqendruar tek ai.

Duke qenë se vetëm atë kisha, i isha futur me mish e me shpirt punës për ta drejtuar unë shtëpinë dhe marrëdhënien. Kjo më mërziste, më fuste ankth e si rezultat kudo që më jepej mundësia, i gjeja gjithmonë gabime.

Kështu, jo vetëm që nuk e kishte mëndjen tek unë në aspektin romantik, por as në aspektet e tjera.

Gjithë komunikimi që kisha unë me të ishte kur ai fliste për punën, kur shikonim televizor ose kur loznim me fëmijën e porsa lindur,

Dukej sikur nuk kishte mbetur asgjë personale.

Kjo vinte ngaqë unë po bëja shumë gabime. Ëshë e pamundur që t'i përmend këtu të gjitha, prandaj po përqendrohem vetëm tek njëri, i cili është shumë i lehtë për tu korrigjuar.

Gabimi është ky: pëqendrimi i tepërt tek ajo që nuk ke në vend të asaj që nuk do.

Kur e lexon për herë të parë duket sikur nuk kanë ndonjë ndryshim. Por në të vërtetë ndryshimi është shumë i madh.

Kjo ndjesia e mos qënit e dëshiruar, e prekur, e dashuruar apo e vlerësuar më pushtonte të gjithën.

Sa herë që burri më kalonte pranë, në kuzhinë, për të ndezur televizorin apo dritën, e ndjea dhimbjen me gjithë trupin.

E ke parasysh?

Ishte tamam vuajtje. Mall. Tamam si personazhi i ndonjë përralle me mbret. Sikur më kishin mbyllur në një kullë ku askush nuk mund të më shpëtonte.

E megjithatë, ai ishte aty. Mirëpo nuk afrohej dot edhe një hap më afër për tu lidhur me mua. Prandaj, gjithçka që unë bëja ose mendoja rrotullohej rreth kësaj ndjenje.

Kjo ndjesi më bllokoi komplet. Shpresoja sikur qoftë edhe një herë të vetme të vinte tek unë dhe e gjithë kjo magji e zezë do të zhbëhej.

Do të isha në gjendje që të merrja frymë lirisht përsëri. Të qetësohesha. Të mos ndjeja më mall.

Mirëpo, sa më shumë mall të ndjeja mall, aq më shumë përpiqesha që t'i afrohesha atij. Sa më shumë i afrohesha, aq më shumë më shtynte.

S'ishte në qef për asgjë. Sa më shumë ndodhte kjo, aq më shumë mërzitesha. Sa më shumë mërzitesha, aq më shumë më shtohej ndjenja e pazotësisë për të bërë ndonjë gjë.

Mund të ankohesha, mund të vizitohesha, mund të bërtisja e të ulërisja sa të doja, mirëpo e vetmja gjë që s'bëja dot ishte që të zgjidhja këtë problem që kisha me burrin tim.

Ndihesha krejt e pashpresë. Kjo ndodhte sepse që në fillim më ishte mbushur mendja se ai me qëllim nuk po më jepte atë që unë doja dhe kisha nevojë.

Në çastin që unë ndryshova krejt rrjedhën e mendimeve, edhe gjërat e tjera filluan të ndryshojnë.

Edhe ti mund ta bësh.

Kurdo që ta kapësh veten duke menduar për atë që nuk ke, ndrysho mendim.

Mos e shiko më atë (partnerin tënd) si një shatërvan dashurie ku ti mund të shkosh e të mbushësh kovën sa herë të kesh nevojë.

Fillo të mendosh që ti nuk do që ai të jetë shatërvan dashurie dhe ti nuk do që të shkosh e të mbushësh kovën.

Shatërvanët e kanë ujin vetëm për veten e tyre, jo për gjërat tjera apo njerëzit.

Prandaj, bëj të kundërtën. Imagjino veten tënde si shatërvan dashurie, duke i hedhur ujë vetes, duke i dhënë vetes dashuri dhe duke u kujdesur për veten tënde.

Kjo do të të ndihmojë që të lehtësosh dhimbjen e mosmarrjes së asaj çka ke nevojë.

Kjo do të të ndihmojë edhe për diçka tjetër.

Burri jot do ta vërë re se ti nuk po e kërkon më dashurinë tek ai. Ai do ta vërë re se ti po bëhesh vetë shatërvani yt i dashurisë.

Kështu që ai do të vijë tek ty për të marrë dashuri. Ai do të fillojë që të të rrijë afër në mënyrë që të marrë dashuri nga shatërvani yt.

Ja dhe hapi i fundit i procesit të ndërrimit të mendimit.

Fillo të mendosh se ti nuk do një burrë që të rrijë vërdallë de të marrë ujë nga shatërvani yt i dashurisë.

Madje, edhe për tu afruar tek ty, ai duhet që të ketë një kanoçe të vetën me ujë në mënyrë që të mbajë vahzdimisht të mbushur shatërvanin tënd të dashurisë madje, deri sa të derdhet

Të pëlqen kjo ide? E di që është me të hedhur. Nga mos bërja e asgjëje tek bërja e gjithçkaje. Kështu funksionon.

E di që duket që duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por është e vërtetë që funksionon. Vetëm se duhet të jesh gjatë gjithë kohës e ndërgjegjshme për këtë proces ndërrimi mendimesh.

Sa më pak do të japësh ti, aq më shumë do të japë ai.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Do të çuditesh sa mirë do të fillosh të ndihesh, jo vetëm me të, por edhe me veten tënde. Ideja e shatërvanit do japë besim në vetvete.


Vetëbesimi do të tërheqë vëmendjen e tij pa qenë nevoja që të ti të bësh ndonjë gjë. Emocioni që të jep lidhja shpirtërore me një mashkull, kaq shpejt, është i paçmueshëm.

Kjo është ajo që unë dua për ty.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.