Çfarë ka ndikuar tek seksualiteti yt?


Sinjalet e ndryshme që kanë të bëjnë me seksin kanë ndikuar tek ty qysh prej momentit që ke lindur. Mundet që feja të ka mësuar se duhet të presësh për seks deri sa të martohesh. Mbase prindërit të kanë thënë të presësh derisa të ndjesh dashurinë e vërtetë. Ndoshta mësueset e edukatës seksuale ju kanë treguar për rreziqet që mund të vijnë nga seksi, se mund të marrësh SIDA dhe pastaj të vdesësh.

Ndonëse rreziqet e seksit janë të vërteta, ato janë vetëm njëra anë e medaljes. Pastaj, jo gjithçka që dëgjon dhe shikon është krejt e vërteta.

Mënyra për t'i ç'mësuar përshtypjet negative për seksin është që të analizosh ambjentin në të cilin more informacionin e parë për të. Mendohu pak për ato që ke mësuar prej prindërve. Nëse ti i ke parë ata duke u puthur apo duke u përqafuar, ndoshta ke dalluar ngrohtësinë mes tyre dhe more një mesazh pozitiv.
Mundet që ti të kesh qenë një nga ata personat me fat që kanë pasur prindër, të cilët e kanë bërë më të lehtë bërjen e pyetjeve rreth seksit. Por, nëse prindërit e tu kanë qenë xhandarë, ka gjasa që ti tani të kesh ende të dyshosh që seksi është diçka e ndaluar, e pisët dhe që nuk duhet të shijohet.

Info
Njerëzit e shfaqin seksualitetin e tyre që në lindje. Sipas një studimi të kryer nga Alfred Kinsey në vitet 40-50 është vërtetuar se djemtë bebe arrijnë ereksion, ndërsa femrat bebe lubrifikohen në vaginë. Rrjedhimisht, duhet cilësuar si normale dhe natyrale që fëmijët të masturbojnë.

Fëmijët mësojnë nëpërmjet eksperiencave vetjake se prekja e trupit të bën të ndjehesh mirë. Megjithatë, shumicës së fëmijëve u ndalohet prekja e gjinateleve, e aq më pak masturbimi. Disa prindër i qortojnë fëmijët e tyre ngaqë preken, prandaj i vetmi vend ku ata mund të eksplorojnë trupin e tyre është shtrati, poshtë jorganit. Kjo është mënyra më e sigurt që atyre t'u fiksohet mendimi që seksi është diçka e ndaluar.

Njerëzit nuk duhet të ndjejnë turp për dëshirat e tyre seksuale. Edhe nëse në fëmijëri ke pasur turp, tani si i rritur që je, duhet ta çlirosh veten.

Të gjitha tabutë, me të cilat njerëzit përballen kur janë fëmijë përforcohen atëhere kur për të identifikuar pjesët seksuale të trupit përdoren gjithëfarëlloj fjalësh jo të drejtpërdrejta. Të rrallë janë prindërit që u mësojnë fëmijëve të tyre emrat e vërtetë të pjesëve seksuale të trupit dhe veprimet seksuale. Kur prindërit u mësojnë fëmijëve emrat e saktë për pjesët e tjera të trupit( gjuri, kyçi), ata duhet gjithashtu t'u mësojnë atyre emrat e saktë edhe për organet gjenitale( si penisi, vagina)

Përveç familjes, fëmijët marrin sinjale negative për seksin edhe nga shoqëria. A të kujtohet kur ke qeshur me një barsoletë që nuk e kuptove se ç'donte të thoshte, por që qeshe se të gjithë po qeshnin? Barsoletat e pista zënë pjesën më të madhe të kohës për fëmijët dhe gjimnazistët. Një fëmijë që nuk kupton shakatë e pista apo nuk qesh me to bëhet pre e ngacmimeve dhe nuk është më "interesant". Për rrjedhojë ai përjashtohet nga grupi. Një adoleshent që fillon të cilësohet nga shokët e tij si " naiv", mund të filloj të ketë dyshime në lidhje me seksualitetin e tij.

Presioni për të qënë "interesant" arrin kulmin në gjimnaz. Në këtë periudhë fillojnë ngacmimet e tilla si "e ke bërë, apo se ke bërë?". Presioni psikologjik që ushtrohet tek adoleshentët për shkak se nuk kanë kryer akoma marrëdhënie seksuale mund të ndikojë negativisht në zhvillimin seksual të tyre. Adoleshentët duhet të kuptojnë që preferencat seksuale janë individuale.

Gjatë jetës, ti duhet të kryesh marrëdhënie seksuale vetëm atëherë kur ndjehesh plotësisht e/i sigurt dhe kur e ndjen se ka ardhur vërtet koha.

Ajo që ti ke mësuar rreth seksit, si p.sh. pornografia, homoseksualiteti, seksi paramartesor, etj, ndikojnë në botëkuptimin tënd për seksin. Nëse prindërit, feja, mësuesit, shkolla, apo miqtë të kanë thënë se këto gjëra janë të këqija, ti do të rritesh me një sjellje negative karshi marrëdhënieve seksuale.

Për shembull, në moshën madhore ty mund të të pëlqejë të shikosh pornografi për të arritur një eksitim seksual. Por, në qoftë se ty të është thënë se pornografia është gabim, atëherë sa herë që do të jesh gati të blesh një dvd Porno, do të të brejë ndërgjegjja.

Këto janë disa nga mënyrat që seksi mund të ndikojë tek ty. Ka shumë mendime të gabuara rreth seksit, të cilat na shoqërojnë gjatë fëmijërisë dhe që mund të jenë ende të pranishme edhe tani. Pse mos të hedhim një vështrim tek vetja për tu ç'liruar nga këto mendime, në mënyrë që të këmi një jetë seksuale sa më të mirë?

E fundit që duhet të dish
Ti ke të drejtë të shijosh jetën tënde seksuale, prandaj nuk duhet të të vijë aspak turp apo të ndjehesh në siklet prej faktit që je një qenie seksuale. Identifikimi i koncepteve të gabuara dhe sinjaleve negative që ke marrë për seksin do të ndihmojnë që ti kapërcesh ato.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.