Siguria është sukses

Kur të jesh në takim me një femër (takim romantik), bëj gjithmonë sikur je 100% i sigurt që ti i pëlqen asaj.

Në momentin që flasim ka shumë femra që po shoqërohen me meshkuj për të cilëve nuk ndjejnë ndonjë farë tërheqjeje. Disa prej këtyre djemve po bëjnë sikur janë të 100% sigurt që vajza ndihet e tërhequr prej tyre. Këta djem e kanë situatën nën kontroll.

Ndërsa të tjerë janë aq nervozë saqë nuk arrijnë ta kuptojnë që vajza nuk ndihet e tërhequr prej tyre, prandaj në këtë rast situatën e kontrollon ajo.

Nga këto dy kategoritë, ata që kanë më shumë gjasa ta fitojnë vajzën për janë ata që po pretendojnë se një pëlqim i tillë ekziston paraprakisht dhe situatën e kanë vetë nën kontroll.

Kjo ndodh sepse kjo është ajo që femrat kërkojnë në radhë të parë, një mashkull që i merr situatat në dorë.

Ndërsa meshkujt që “dorëzohen” pothuajse asnjëherë nuk i bëjnë vajzat për vete. Kjo ndodh sepse këta meshkuj veprojnë në mënyra të parashikueshme, gjë që nuk është aspak e mirë.

Ajo pret që të dalë me një mashkull për të cilin nuk ndjen tërheqje. Ti, nëpërmjet mendimeve të tua ia përforcon këtë ndjesi, kështu që mos prit të kesh sukses.

Ajo që ti mund të mësosh nga meshkujt e suksesshëm është që nëse të jepet mundësia të dalësh me një femër, sillu sikur ti i pëlqen asaj dhe mbaje situatën nën kontroll.

I pëlqen apo s’i pëlqen ti asaj, kjo është e diskutueshme. Prandaj, që t’i të rrisësh shanset për t’i pëlqyer, sillu sikur kjo gjë tashmë është fakt i kryer.

P.s. Kjo nuk do të thotë aspak se duhet të zgjasësh duart. Mbaji duart në vend dhe përdor vetëm fjalët. Përndryshe I humbe të tëra shanset.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.