Hidhu ti e para në sulm!

Teknika e tërheqjes së vëmendjes.

Si gjithmonë ne do tu referohemi studimeve shkencore për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon.

Një herë studiuesja Monika Mur dëgjoi të thuhej se dy të tretat e njohjeve fillohen nga femrat kështu që ajo vendosi ta zbulonte nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse po, në ç'mënyrë. Ajo ndërmori një studim, gjatë të cilit ajo vëzhgoi rreth 200 femra në një festë dhe mbajti shënime mbi ato që në gjuhën shkencore quhen “sinjale jo verbale joshjeje”.

Më poshtë ndodhet lista e plotë e zbulimeve të Monikës. Numri përbri fjalës tregon sa herë ky veprim ka rezultuar i suksesshëm. Zonjushe, këto janë veprime që i bëjnë meshkujt t’iu afrohen e të fillojnë një bashkëbisedim.

Buzëqeshje e qartë 511
Hidhi një vështrim të shkurtër por domethënës 253
Kërce vetëm 253
Vështroje drejt e në sy dhe vërtit flokët me gisht 139
Mbaje vështrimin të fiksuar tek ai 117
Vështroje, shkund kokën, pastaj vështroje prapë 102
Përplasu “pa dashje” pas tij 96
Përshëndete me kokë 66
Trego një karrige me gisht dhe ftoje që të ulet 62
Anoje kokën dhe fërko pjesën e dukshme të qafës me dorë 58
Lëpi buzët gjatë kohës që e shikon në sy 48
Rregullo flokët gjatë kohës që e shikon në sy 46
Kaloji përpara duke ekzagjeruar lëvizjen belit 41
Kërkoi ndihmë për diçka 34
Derdh diçka që t’i tërheqësh vëmendjen 8
Godite në prapanicë (nuk ju a këshilloj) 8

Mos hezitoni që të bëni lëvizjen e parë. Nëse keni nevojë për më shumë kurajë, mendojeni kështu. Femrës i është dhënë nga natyra si detyrë mundësia e zgjedhjes në mënyrë që ajo të gjejë partnerin më të përshtatshëm për riprodhim e rrjedhimisht për të siguruar vazhdimësinë e species tonë njerëzore. Prandaj, kur ju tërhiqni vëmendjen e një mashkulli, nuk jeni duke bërë asgjë tjetër veçse duke përmbushur detyrën tuaj natyrale. Nëna natyrë e aprovon veprimin tuaj.

Ju vjen turp? Mendoni se do linit përshtypje të keqe nëse i buzëqeshnit apo nëse përplaseshit “pa dashje” me të? Aspak, sepse për fat të mirë është egoja mashkullore ajo që luan rolin e kundrapeshës. Pas dhjetë minutash bisedë atij as që do t’i shkojë ndër mend se në fakt ishit ju dhe jo ai që nisi flirtin. Studiuesja Monika Mur thotë se meshkujt shpesh kujtojnë se janë ata që po bëjnë lëvizjen e parë ndërkohë që shumicën e rasteve ata vetëm sa i përgjigjen ngacmimit të femrës.

Unë vendosa që t’i shtoja studimit të Monika Murit kërkimet e mia personale gjatë një darke në Nju Jork. Të nesërmen kisha një seminar kështu që vendosa të kaloja edhe një herë disa gjëra nëpër kokë. Në seminar kisha planifikuar që të flisja për “buzëqeshjen”. Do t’i thosha auditorit se sa e rëndësishme është që t’i buzëqeshësh një mashkulli tërheqës.

Më kujtohet që po i thosha vetes se të nesërmen do të më duhej t’i bindja femrat që duhet të kishin kurajë dhe t’i buzëqeshnin meshkujve ndërkohë që për vete më vinte turp ta bëja një gjë të tillë. Teksa po kaloja këto mendime nëpër kokë, pak tavolina më tutje më zuri syri një burrë shumë simpatik që po lexonte pasi kishte mbaruar së ngrëni. “Epo mirë”, i thashë vetes, “mblidhe veten edhe provoje”.

Kështu që unë i buzëqesha atij të panjohuri simpatik. Ai i shkreti u habit dhe i ktheu sytë prapë drejt librit të tij. Pas pak, ai e ngriti kokën prapë. Unë i buzëqesha përsëri. Edhe njëherë tjetër hunda e tij u zhyt në faqet e librit. Pas nja dy minutash ai u ngrit nga tavolina dhe kaloi pranë tavolinës time për të vajtur në tualet. Ndërkohë që ai kaloi pranë, unë e detyrova veten që t’i buzëqeshja përsëri. Ai i hutuar vazhdoi rrugën duke kruar kokën.

Pastaj gjërat filluan të bëhen interesante. Kur u kthye nga tualeti, kësaj radhe eci shumë ngadalë përbri tavolinës time. Edhe një herë tjetër unë, normal, i buzëqesha. Bukuroshi ndaloi. Pas gjithë asaj vale buzëqeshjesh që unë kisha lëshuar drejt tij, tashmë ishte krejt e logjikshme që të fillonim një bisedë tejet të natyrshme, pas pasur nevojë për prezantime. Si përfundim ai u ul të pinte kafen me mua.

E ftova zotërinë shumë tërheqës që të vinte të nesërmen në seminarin tim dhe ai erdhi. Për të ilustruar më mirë temën e “buzëqeshjes” unë i tregova auditorit historinë e një nate më përpara (pa u zbuluar identitetin e burrit) se si një buzëqeshje kishte mundësuar një takim me një person të panjohur diku në një restorant.

Pas seminarit ai bukuroshi u afrua dhe më tha: “Besoj se isha unë ai personi për të cilin po flisje pak më parë? Të them të drejtën, kujtova se isha unë ai që kishte bërë qasjen fillestare.” Posi pra!

Vajza, një gjë është e sigurt. Egoja mashkullore është bën çudira. Ki kurajën që të buzëqeshësh dukshëm, përshëndet me kokë, trego një karrige dhe ftoje që të ulet, ose zgjidh një nga teknikat e sipërpërmendura dhe të jesh e sigurt se as që ka për t’i vajtu fare në mendje se kush filloi i pari flirtin.

Lëviz e para
Vajza, kur të piketoni shënjestrën, mos prisni që ai të afrohet vetë. Natyra e ka vendosur që lëvizjen e parë duhet ta bëni ju. Përdor një nga metodat e vërtetuara tashmë. Kjo është mënyra më e mirë për tërhequr si me magnet.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.