Pika G


G si Grafenberg
Pika G ngjall shumë kuriozitet dhe pa u futur shumë në detaje, unë kam arritur të nxjerr nja dy fakte për këtë temë. Për shembull, G është germa e parë e mbiemrit Grafenberg. Doktor Grafenberg ishte ai që zbuloi ndjeshmërinë e kësaj pike në vitin 1944. Fjala u fut në fjalor (të gjuhës angleze) në vitin 1997. Pika G në të vërtetë nuk është një pjesë anatomike e trupit, por më shumë një si zonë, në të cilën një femër mund të ketë ndjeshmëri më të lartë.


Kur mora vesh për herë të parë se pika G tek femrat formohet nga i njëjti material indor embrionit si edhe prostata tek meshkujt, u intrigova. Materiali indor embrionit dhe organet analoge më kanë ngjallur kureshtje për disa vite me radhë. Tani e kam shuar kureshtjen, pasi mendoj se tashmë jam mësuar me idenë që ne jemi ndërtuar nga lloje të të njëjtit material indor.

Sa për mua...
Legjenda e pikës G nuk do të ishte aq e rëndësishme po të mos ishte për rolin që luan stimulimi i saj tek orgazma. Përreth uretrës, muret e vaginës janë si të valëzuara. Stimulimi i kësaj zone tek disa femra shkakton ndjenja të forta orgazmike dhe në disa raste edhe ejakulim (po, edhe femrat mund të ejakulojnë).

Mirëpo, gjithë ky interesim për pikën G mua më lodh. Madje ma heq fare kureshtjen që mund të kem për të. Të gjitha këshillat për pikën G janë njësoj dhe të mërzitshme.

Sidoqoftë, kam kaluar kohë të bukura me pikën time G. Për ta gjetur nuk ishte e vështirë ndërsa për t’u kënaqur ishte e vështirë. Po të ushtroj njëfarë presioni me gishta në murin e sipërm të vaginës, rreth 3-4 cm nga hyrja, aty ku është shumë e ndjeshme, më krijohet bezdi dhe një si dëshirë për të urinuar.

Për të mos ndjerë shqetësim, duhet që më përpara të jem e eksituar. Kur eksitimi është në kulm, stimulimi me gishta i zonës së Pikës G prapë krijon bezdi dhe nevojë për të urinuar, megjithatë ajo gjithashtu rrit atë ndjesinë e mirë shpuese që përqendrohet rreth klitorit duke e shpërndarë edhe drejt uretrës. Nuk e di pse, por stimulimi me gishta i pjesës së sipërme ballore të vaginës më ndihmon që ti mbaj muskujt rreth-e-rrotull të qetësuar, gjë që zakonisht ndikon në rritjen e intensitetit të orgazmës, edhe kur pika G nuk preket fare.

Akoma më mirë sesa stimulimi me gishta në pikën G do të ishte ushtrimi i presionit me një objekt më të madh në të gjithë zonën ballore të sipërme të vaginës. Një “lodër” e ngurtë do të ishte më e përshtatshme. Lodra do të ishte më mirë që të ishte mjaftueshëm e gjatë sa të mund të prekte të gjithë zonën me një lëvizje. Teknika që sjell më shumë kënaqësi, sipas mendimit tim, është që të kesh një penis brenda në vaginë, pastaj të ushtrosh presion mbi penisit me gisht nga brendësia e anusit (bythës). Aty ndodhin disa stimulime përnjëherësh, prandaj nevojitet që të jem shumë e eksituar që ta shijoj siç duhet. Sidoqoftë, kur jam gati, kjo teknikë më pëlqen shumë.

Gjithë këto stimulime japin ndjesi të mira. Megjithatë, unë nuk kam vënë re ndonjë ndryshim të madh në orgazmat e mia pasi i kam bërë këto gjëra. Nganjëherë ato vijnë më intensive, nganjëherë përfundojnë me fiasko. Ky lloj varieteti është i zakonshëm për mua. Unë personalisht nuk kam ejakuluar as edhe një herë. Por, mesa duket është e mundur që të nxjerrësh një çurg lëngu nga uretra nëpërmjet stimulimit të pikës G. Më bezdis pak ideja që të nxjerrësh gjithë atë lëng në mes të dhomës. Nëse më ndodh ndonjëherë që të ejakuloj, mbase atëherë do të mendoj që ia vlejti barra qiranë. Ku i dihet. Të shohim.

Dhe një informacion për ata që interesohen për pikën G tek meshkujt: nuk ekziston :)

Shpërndaje

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.