Monogamia


Disa njerëz duan të bëjnë seks vetëm me dashuri brenda një marrëdhënieje monogamie (vetëm me një person). Nëse kjo është zgjedhja jote, bukur fort! Mirëpo, kur vjen puna tek monogamia, ekskluzivisht vetëm me një person, del një problem i vockël. A funksionon me të vërtetë?

Fjalori i dashnorëve
Monogami do të thotë marrëdhënie seksualisht ekskluzive, zakonisht si pjesë e një marrëdhënieje serioze që përfshin martesën. Në bazë të disa studimeve është nxjerrë konkluzioni se 40% e grave dhe 50% e burrave në marrëdhënie monogamie tradhtojnë. Megjithatë, ka shumë njerëz që mund të mbeten të ndershëm gjatë gjithë jetës.

Monogamia funksionon vetëm nëse të dyja palët janë të vendosur që të rrinë bashkë dhe të bëjnë seks vetëm me njëri-tjetrin. Gjatë viti të parë ose edhe të dytë të marrëdhënies, zakonisht çifti nuk e humbet interesin pasi ata janë ende relativisht të panjohur për njëri-tjetrin. Tundimet fillojnë pikërisht pas kësaj periudhe. Nëse ti tregohesh i/e sinqertë me veten dhe partnerin/en, atëherë të gjitha tundimet e jashtme seksuale mund t’i vësh në funksion të marrëdhënies ekzistuese. Kështu, duke qenë se ju doni të përqendroheni vetëm tek njeri-tjetri, nuk ka arsye për tradhti.

Një nga të mirat e marrëdhënies në monogami është se sa më gjatë ta njohësh tjetrin, aq më shumë ia njeh trupin dhe sjelljen seksuale. E dini me saktësi sesi duhet ta bëni njeri-tjetrin që të ndihet shkëlqyeshëm. Gjithashtu, duke qenë se tashmë keni më shumë besim tek njeri-tjetri, mund të keni dëshirë për të provuar së bashku aktivitete të reja seksuale. Duke u ndjerë më të çlirët në praninë e njëri-tjetrit, ju mund të keni dëshirë për t’u treguar më të hapur në mënyrën e shprehjes suaj seksuale.

Duke përdorur pozicione të reja, fantazitë dhe bashkëbisedim të hapur, çiftet mund ta mbajnë seksin në monogami të gjallë, plot interes. Gjithashtu, edhe këshillat që do të botohen në artikujt e ardhshëm do të t’iu ndihmojnë. Në këtë mënyrë, marrëdhënia juaj do të rigjallërohet vazhdimisht. Gjithashtu është mirë që të eksperimentoni edhe me pozicione të tjera më të nxehta që do të shpjegohen në artikujt e ardhshëm, si dhe për të pasur variacion praktikoni më shumë seks oral dhe stimulim manual (masturbim)

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.