A ka ndonjë ndryshim?

ndryshim I martuar apo beqar - a ka ndonjë ndryshim?
Shpesh herë dëgjon njerëz të martuar që thonë se do të dëshironin të ishin përsëri beqarë në mënyrë që të mund të bënin seks sa herë të dëshironin dhe me kë të dëshironin. Por ka shumë gjasa që këta njerëz të martuar bëjnë më shumë seks sesa homologët e tyre beqarë. Përveç se kur janë në një marrëdhënie serioze, beqarët bëjnë më pak seks se të martuarit. Arsyeja e vetme për këtë është fakti që njerëzit e martuar kanë një partner permanent, ndërkohë që beqarët nuk e kanë. Në një analizë që iu bë 30 vjeçarëve doli se 19 për qind e tyre nuk kishin bërë seks qysh prej një viti. Në diagramin e mëposhtme tregohet se sa për qind e grave të martuara në të tridhjetat bëjnë seks gjatë një viti:

  • 10% një herë në ditë a më shumë
  • 36% tre deri në pesë herë në javë
  • 26% një herë në javë
  • 19% dy deri tre herë në muaj
  • 8% një herë në muaj a më pak
  • 1% asnjëherë

Çelësi për të bërë aq shumë seks sa dëshiron është që të gjesh një partner që ka të njëjtën dëshirë. Një certifikatë martese apo fakti që ndani një krevat nuk do të thotë që do të jesh plotësisht i kënaqur seksualisht gjatë jetës tënde. Mund të jesh beqar/ re, të bashkëjetosh, të takohesh me të dashurin/ ren dhe të bësh seks sa herë të duash. Por, përgjithësisht, çiftet e martuara bëjnë më shumë seks se beqarët.

Të rinj apo të rritur: a ka ndonjë ndryshim?
Njerëzit janë qenie seksuale që nga momenti që lindin e deri sa vdesin. Për gjatë gjithë jetës së tyre ata janë seksualisht ekspresivë, edhe pse mund të mos jenë seksualisht aktivë. Shpesh fëmijët luajnë "doktorash" në mënyrë që të eksplorojnë seksualitetin, ose masturbojnë për të pasur një çlirim seksual. Adoleshentët eksperimentojnë duke u prekur, ose me marrëdhënie seksuale.

Shumë të rritur mendojnë që të rinjtë nuk duhet të praktikojnë seksin edhe pse vetë mund të kenë eksperimentuar që në moshë të herët. Në të vërtetë edhe pse disa prindër kanë bërë seks gjatë adoleshencës, ata vazhdojnë t’u thonë fëmijëve të tyre që të presin deri sa të kalojnë moshën 18 vjeç.

Lind pyetja, kur është mosha e përshtatshme për të bërë seks? Ne mendojmë që është herët për të bërë seks atëherë kur personi e ka të vështirë të përballet me konsekuencat fizike dhe emocionale që ka seksi. Mirëpo kjo është diçka individuale. P.sh. ka disa 16 vjeçarë që përballen lehtë me seksin ndërkohë që ka disa 30 vjeçarë që e kanë shumë të vështirë. Koha më e mirë për të bërë seks është kur :

  • ndihesh i përgatitur dhe je i bindur që seksi është diçka e mirë për ty.
  • je i ndërgjegjshëm që duhet të përdorësh prezervativ dhe mendon për planifikimin familjar (eviton shtatzëninë e padëshiruar).
  • di çfarë duhet bërë në rast se ndodh një shtatzëni e padëshiruar ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
  • je në gjendje të vlerësosh partnerin/ren për të parë nëse jeni të përputhshëm.
  • je në gjendje të përballesh me emocionet e tua duke ditur që ose ke nevojë për dashuri, dhe kur partneri kërkon dashuri je në gjendje ta japësh, ose partneri largohet sapo ka arritur orgazmën.
Fjalori i dashnorëve
Prekjet seksuale janë ato veprime të cilat nënkuptojnë stimulim seksual pa kryer marrëdhënie. Shpesh u referohen fërkimeve me njëri tjetrin në një mënyrë seksuale ose masturbimit reciprok.

Mbase ju kujtoni se adoleshentët dhe njëzet e kusur vjeçarët bëjnë seks gjatë gjithë kohës sepse janë kaq të rinj, energjik dhe seksualisht të ngarkuar. Megjithatë, supozimi nuk është gjithmonë i vërtetë. Shumë të rinj janë vetëm, kështu që ata nuk kanë se me kë të bëjnë seks.

Një nga të mirat e procesit të rritjes është fakti që si në çdo anë tjetër, njeriu piqet edhe seksualisht. Më të shumtë janë meshkujt që zgjasin më shumë dhe më të shumta janë femrat që shijojnë orgazmën me kalimin e viteve. Sa më shumë seks të bësh, aq më shumë mëson rreth seksit dhe aq më i mrekullueshëm bëhet ai. Rritja, ka dhe ajo avantazhet e veta në shtrat.

Seksistika
Nga çiftet në marrëdhënie të qëndrueshme, 17% në të njëzetat bëjnë seks të paktën një herë në ditë. 50% e femrave në të njëzetat bëjnë seks një herë në javë. Në të dyzetat, rreth 30 % e grave bëjnë seks një herë në javë.

Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në shpeshtësinë e bërjes së seksit gjatë jetës janë kthesat në jetë. Kur je adoleshent/e, sipas gjasave jeton me prindërit. Shanset për të pasur takime seksuale janë të shumë të vogla. Edhe pasi del më vete, konviktet dhe shtëpitë me qira të ndara me shoqe nuk të krijojnë shumë mundësi për çaste intime. Zakonisht, të rriturit janë ata që kanë më shumë kohë për intimitet dhe seks. Megjithatë, me kalimin e kohës p.sh. karriera dhe fëmijët nuk të lënë dhe aq shumë kohë apo aq shumë energji për të bërë seks. Pra, me kalimin e viteve jeta seksuale do të jetë vazhdimisht duke ndryshuar. I ri apo i vjetër, ti mund të bësh seks të mrekullueshëm për sa kohë ke një partner që ka dëshirë, vendin dhe aftësinë.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.