Vajza! Bëjeni ju lëvizjen e parë…shpejt!

Vajza, ju mund të mendoni se lëvizjen e parë duhet patjetër ta bëjë mashkulli. Por, si për çudi, kërkimet tregojnë se dy të tretat e njohjeve nisen në të vërtetë nga një femër.

Edhe kjo është një nga ato veprat madhështore të natyrës. Si gjithmonë do t'i referohemi mbretërisë së kafshëve për të ilustruar idenë. Në mbretërinë e kafshëve ata që duan të çiftëzohen e tërheqin vëmendjen e njëri-tjetrit me britma, gugatje ose duke goditur tokën. Kafshët i bëjnë këto veprime në mënyrë shumë më të dukshme sesa ne njerëzit. Një shimpanze femër, për shembull, kur piketon një partner të mundshëm në periudhës së çiftëzimit, i vjen njëherë vërdallë, pastaj i kthen atij të pasmet që t’i tërheqë vëmendjen. Pasi ngacmohet nga pamja ai e ngre femrën në këmbë në mënyrë që të çiftëzohen. Kjo sjellje njihet me termin "proceptim femëror" (hedhëse). Procetimi femëror, ndryshe nga receptimi (pritëse), nuk është diçka e zakonshme për specien tonë njerëzore.

Si duhet, atëherë, t'i fillojnë femrat njohjet? Njësoj si fëmijët. Në të njëjtën mënyrë si zogjtë, bletët dhe gjithë kafshët e tjera në mbretërinë e faunës. Ato duhet të përdorin teknikën e tërheqjes së vëmendjes.

Vajza, ta zëmë se ju bie në sy një djalë interesant diku në ndonjë qoshe të ndonjë Pub-i ose duke bërë gjimnastikë në ndonjë qoshe të palestrës. Çfarë duhet bërë? Skenari është ky: sapo e ka vënë re, femra fikson shikimin për një sekondë pastaj e shkëput atë. Ato që janë më të guximshme lëshojnë edhe një buzëqeshje të vogël me shpresën që ai të marrë iniciativën . Në fund të fundit ajo nuk do që të duket e nxituar, apo jo?

Megjithatë ashtu siç ndodh edhe me farat e lules, të cilat nga 50 mijë vetëm njëra zë rrënjë, të tilla do të jenë edhe shanset tuaja për të filluar një flirt nëse qasja juaj fillon dhe mbaron vetëm me një vështrim. E vërteta është se nevojitet pak më shumë sesa një vështrim i shkurtër dhe një buzëqeshje e lehtë.

artikullin tjetër do të lexoni se cilat janë ato teknika që i lejojnë femrës të bëjë lëvizjen e parë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.