Si meshkujt dështojnë me femrat?

(Ky artikull është për të rritur)

Më habit fakti sesi kaq shumë meshkuj bien në grackën e femrave duke pritur momentin për të pasur marrëdhënie seksuale.

Kur pret për të bërë seks më shumë seç duhet, atëherë të të gjitha gjasat janë që të mos bësh seks fare. Arsyeja është fare e thjeshtë, edhe pse mund të mos e thotë, fakti që të lë të presësh derisa ajo të jetë “gati”, është mënyra e saj për të të thënë “po sikur të mbetemi vetëm shokë?”.

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të jesh vetëm shokë. Prej andej nuk ka kthim mbrapa.

Kije të qartë faktin se nuk duhet kurrë ta detyrosh apo t’i lutesh një femre për të bërë seks me ty para se ajo të jetë gati, sepse e para është vepër penale (dënohet me ligj) dhe e dyta tregon dobësi (lëngaraq).

Megjithatë, përgjigjen e saj nuk duhet kurrë ta marrësh për bazë.

Femrat duan një mashkull që t’i ketë situatat nën kontroll dhe n.q.s ti heq dorë nga ky kontroll duke i lënë asaj që tëvendosë, atëherë je duke vrarë çfarëdo lloj atraksioni që ajo mund të ketë ndaj teje.

Që t’i themi gjërat më shkoqur: nëse ajo i ka aq nën kontroll ndjenjat e saja  sa të të thotë ty që të presësh atëherë, kjo do të thotë që atraksioni s’ekziston pothuajse fare.

Një arsye tjetër e mirë për të mos pritur më është edhe rutina (ta zëmë se e ke kaluar pjesën e “shoqërisë”). P.sh.ti dhe ajo tani e keni bërë zakon që të mos bëni seks.

Jo vetëm kaq, por ka të ngjarë që ti je duke bërë gjëra që nuk do t’i bësh mirëpo i bën ngaqë i pëlqejnë asaj. Kjo do të thotë që ti e ke bërë zakon të veprosh kundër vullnetit tënd dhe njëkohësisht po i rrit asaj pushtetin që ka mbi ty.

Sa më shumë të presësh aq më shumë e meriton pozitën e “dështakut”. Ti humbet nëse bëhesh kandidat për “vetëm shok” dhe humbet nëse e lejon atë që të ketë kontroll mbi ty.

Mos të të shkojë ndonjëherë ndërmend të përdorësh dhunë. Femrat nuk janë objekte. Ato janë thjeshtë të ndërlikuara.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.