Dëshira seksuale.

Për mendimin tim, dëshirë seksuale do të thotë sa shpesh dua të bëj seks ose të kem një orgazëm dhe me çfarë intensiteti. E thënë thjeshtë, kjo tregon se sa shpesh dhe sa shumë eksitohem seksualisht.

Pasi bëra disa kërkime (të përcaktuara shkencërisht) zbulova se dëshira për seks vjen më shpesh se një herë në tre ditë. Kur jam në një marrëdhënie, dëshirën për seks e kam më të zhvilluar. Tani jam e lidhur me një djalë. Kam kohë që jam me të. Kam aq kohë sa për të provuar edhe mërzinë seksuale (trashje). Ne ende bëjmë seks si të çmendur. Kjo ndodh sepse ne ende na ikën truri për njëri-tjetrin dhe sepse ne jemi të dy 21 vjeç. Besoj se do të ishte e çuditshme që dy 85 vjeçarë të bënin seks ditë për ditë. Po të mos ishte për bezdinë që u krijohet komshinjve, do të ishte diçka e mirë.

Mendimet e mia për shpeshtësinë e bërjes së seksit zakonisht nuk përputhen me mundësitë e trupit. Ndonjëherë më ndodh që të mendoj se do ishte mirë të bëja seks, por nga ana tjetër nuk jam aq e eksituar. Ndonjëherë më ndodh që të rraskapitem ngaqë kam bërë tepër seks.

Dëshirën më të madhe për seks e kam pasur njëherë për katër muaj rresht kur gjeta një punë në një qytet tjetër dhe isha e lidhur me të dashurin që kam tani. Takoheshim vetëm fundjavave. Gjithë ditën e kalonim në shtrat por nuk flinim. Ndonjëherë kur vija në mes të javës, kisha problem ditën tjetër që të shkoja në orar në punë. Numri më i madh i herëve që kemi bërë seks ka qenë 7 herë në një ditë, ose 5 herë në 3 orë.

Tani që jetojmë bashkë për më shumë se një vit, sasia e bërjes së seksit ka rënë në një ose dy herë në ditë. Kjo sasi është ende e lartë. Më pëlqen kështu.

Tashmë na është kthyer në jetë të rregullt seksuale, prandaj nuk është se kemi vënë ndonjë rekord për të thyer. Nëse një ditë nuk bëjmë, aso njëri prej nesh është larg, dëshira jonë për të bërë seks rritet.  Nëse rrimë në shtrat gjithë ditën, ditën tjetër nuk bëjmë asgjë, deri në mbrëmje.

Kohët e fundit pata një rënie të dëshirës seksuale. Jam e sigurt se është për shkak të gjendjes shpirtërore, e cila nuk ishte dhe aq e mirë. Ishte bezdi e madhe. I dashuri donte që të vazhdonim me rutinën si gjithmonë, megjithatë nuk donte të më ngacmonte po të mos isha në qejf. Në fakt nuk isha në qejf, megjithatë nuk desha që t’ia hiqja të drejtën e seksit, gjithashtu nuk doja të mendonte se nuk isha më e tërhequr prej tij.

Si përfundim, bëja seks kur nuk isha e eksituar dhe për këtë arsye orgazmat e mia nuk ishin dhe aq “dramatike”. Provoja masturbimin se mos më pëlqente më shumë, por nuk ndodhi ashtu. Më vinte pak çudi. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë më përpara që të mos kisha një orgazëm jo të mirë.

Ky “problem” në fund u zgjidh shumë thjesht, gjendja shpirtërore. Gjithashtu më duhej të “rregulloja” edhe ato orgazmat e “lodhura” pasi edhe ato kontribuonin në rënien e gjendjes shpirtërore.  Pastaj fillova të rifitoj energjinë e mëparshme seksuale. Pastaj fillova të kem prapë orgazma të “lodhura”, pastaj prapë energji të ulët seksuale. Pfff!

Si përfundim, vendosa që të masturboja gjatë gjithë kohës (hëmmm...qejf). Mendoja se masturbimi do të stimulonte energjinë time seksuale. Më përpara kisha zbuluar se sa më shumë orgazma të kisha, a më shumë i doja. U duk sikur funksionoi. Të paktën tani mund të kisha orgazma më të mira dhe ndjenjat e ulëta të eksitimit tashmë mund të shpërthenin në flakë epshi.

Masturbimi mund të përdoret edhe në një formë tjetër terapeutike. Nga njëherë më vjen pak turp me veten sepse mendoj që sa herë mikeshat e mia janë të mërzitura, menjëherë më shkon në mendje t’u them se duhet të masturbojnë. Më dukej për të qeshur kur lexoja në internet se terapeutët e seksit këshillonin masturbimin si mjet për të çliruar tensionin, por është e vërtetë. I rregullon pothuajse të gjitha.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.