Bëji vajzat për vete duke u përballur me refuzimin tani.

Ajo që shumë djema duan të dinë në lidhje me joshjen e femrave nuk ka shumë lidhje me joshjen se sa ka me refuzimin.

Pranoje që nuk do të kishte shumë rëndësi nëse do të dije apo jo si ti joshje femrat nëse nuk do të kishe atë bezdinë që të krijon refuzimi, apo jo?

Megjithatë, në jetën prej vërteti, “dështimi” dhe “refuzimi” janë gjithmonë dy rezultate të mundshme kur ke të bësh me femra. Sidoqoftë, fakti është ky: po nuk more parasysh dështimin dhe refuzimin, nuk do të jesh asnjëherë në gjendje që të joshësh një femër.

Nuk të mbetet tjetër gjë veçse të shpresosh që ndonjë vajzë të të joshë ty e para, gjë që edhe mund të jetë mirë por edhe mund të mos jetë mirë.

Femrave u pëlqejnë meshkujt që nuk kanë frikë që të marrin atë që duan, dhe mënyra më e mirë për ta treguar këtë është që të shfrytëzosh rastin atëherë kur të jepet.

Ti mund të mendosh se duke evituar refuzimin, do të kesh mundësi që ta bësh për vete në ndonjë mënyrë tjetër, por të jesh i sigurt që kjo nuk bën gjë tjetër veçse të hedh nga dega në degë.

Po të jesh i gatshëm që ta pranosh dështimin si pjesë të procesit të joshjes, ka shumë shanse që të kesh rezultat pozitiv më shumë se sa mund të mendosh.

Është e rëndësishme që të kuptosh se kur të përpiqesh që të bësh një vajzë për vete, mund edhe të refuzohesh. Nga ana tjetër, po të zgjedhësh rrugën bishtnuese, do të arrish të njëjtin rezultat, vetëm se për një kohë pak më të gjatë.

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mënd është fakti që duke evituar “refuzimin”, ti eviton edhe “suksesin”. Dhe anasjelltas, përballja me “refuzimin” është edhe përballje me “suksesin”.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.