Si ta filloj nje bisede me nje vajze qe me pelqen?

Një herë, një djalë pak i turpshëm që ndiqte seminaret e mia, nxori nga çanta një libër të vockël me titull "Si t’i bësh femrat për vete". Me sa duket, ai nuk ishte as i pari dhe as i fundit që kishte nevojë për disa këshilla. Ai libër kishte 25 vjet që kishte dalë në treg dhe kishte shitur rreth dy milionë kopje, kryesisht nga reklamat në revistat e meshkujve. Aty mund të lexosh "kryevepra" të tilla si, "Mos më thuaj që një vajzë e bukur si ty nuk ka askënd me kë të dalë sot" dhe "mos je gjë modele?" Këto lloj frazash mund të kenë qenë të mira një herë e një kohë, para 40 vjetësh. Mirëpo në kohët e sotme, femrat nuk i honepsin dot frazat e "bukura". Nuk ka shumë rëndësi ajo që thua. Rëndësi ka sesi dukesh dhe se si e thua, çfarëdo që të thuash.


Çuna, një bisedë duhet të fillojë gjithmonë me fjalë që kanë të bëjnë me personin në fjalë (vajzën), ose me diçka që ka lidhje me situatën e çastit. Pyete sa është ora. Bëji një kompliment për një varëse apo për veshjen. Pyete për ndonjë adresë. Interesohu për ato që ajo di rreth organizuesit të festës apo pjesëmarrësve në të. Në fakt, sa më e thjeshtë të jetë hapja e bisedës, aq më mirë, sepse tani për tani, ajo nuk i ka vënë akoma në kandar fjalët e tua. Ajo thjeshtë po të këqyr. Truri i saj po bën llogari të njëpasnjëshme për t’i dhënë një vlerësim sa më të shpejtë rreth paraqitjes dhe sjelljes tënde. Çfarë do që ti të thuash, ajo tashmë e di se është thjeshtë një justifikim për të filluar një bisedë. Nëse ti i pëlqen asaj, atëherë gjithçka është në rregull.

Megjithëse nuk është e nevojshme që të sajosh ndonjë frazë për hyrje, ki kujdes për fjalët e para që të dalin nga goja. Ato fjalë duhet të jenë po aq të këndshme për veshët sa edhe pamja e jashtme për sytë. Ki parasysh se ato fjalë janë ambasada jote e para, të paktën sa për fillim. Nëse e fillon me një ankesë, në ditarin e saj ti do mbetesh një i pakënaqur. Nëse e fillon me një mendjemadhësi, ajo do të të etiketojë si mburravec. Por nëse fjalët e tua do ta joshin atë, atëherë asaj kjo gjë do t’i pëlqejë.

Tani, ju po pyesni veten se pse qenka e detyrueshme që të bëj lojën e finokut? Pse u dashka që të jem i përmbajtur dhe i përpiktë në përqasjen time? Gjithçka e ka zanafillën tek natyra. Thellë në instinktet e një femre, një nerv ka për detyrë të bëjë vlerësimin nëse ti je apo jo një partner i mundshëm për të. Ajo ka nevojë që të ndihet e magjepsur prej teje. Por, nga ana tjetër, ajo gjithashtu do që ti të jesh i aftë t’i përmbash instinktet e tua kafshërore. Në këtë mënyrë ajo e kupton se ti je i denjë për t’u bërë partner.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.