Po mendon se te ka lene pas dore?

Nganjëherë mërzitesh sepse të duket sikur partneri jot nuk të "do", nuk të "dëshiron" dhe se ti je gjëja e fundit që i qarkullon nëpër mendje.

Kjo është veçanërisht e dhimbshme kur planifikon një mbrëmje të veçantë dhe ai e anulon, ose është i shpërqendruar. Rrjedhimisht, gjithë shpresa për të kaluar më në fund një mbrëmje speciale intime vetëm me të, ja lë vendin inatit dhe hidhërimit.

Pastaj vijnë me radhë nervat, acarimet, vuajtja dhe dhimbja. Më e keqja është se ai ta kthen me të njëjtën monedhë, ta përplas derën në fytyrë duke të të thënë se me ty është e pamundur që të merresh vesh.

Por mund të ndodhë krejt e kundërta. Mund të ndodhë që disa nga ne e mbajnë gjithçka përbrenda. Mirëpo, trysnia është aq e madhe saqë e detyrojmë partnerin që të shpërthejë ai i pari në mënyrë që kjo trysni të çlirohet. Mund edhe të ndodhë që ai mbyllet në vetvete dhe marrëdhënia bëhet krejt e huaj dhe e ftohtë.

Këto janë dy mënyrë për të nxjerrë nga vetja ndjenjat e forta. Nëse ti, ashtu si edhe unë, përdor një nga këto mënyra për t’i treguar partnerit tënd dhimbjen, zhgënjimin, inatin, qoftë edhe dëshirën për t’i bërë gjërat më mirë, atëherë është e sigurt se rezultati do të jetë më keq se sa mos të bësh asgjë.

Ta dish se po e shtyn larg vetes tënde.

Pavarësisht se çfarë dëgjon lart e poshtë nëpër media se duhet të thuash këtë apo atë gjë në mënyrë që të bëhesh interesante, të qenit interesante nuk është vetëm çështje fjalësh.

Të thuash fjalë që tingëllojnë të bukura por pa ndjenjë, është njësoj sikur të vrasësh respektin për vetveten. Dhe të jesh e sigurt se po të humbi respekti për vetveten, atëherë bashkë me të humbet dhe interesimi që partneri jot ka për ty.

Mbaj mend sesi mua më ndodhte vazhdimisht kështu. Doja që të bëhesha e këndshme, e arsyeshme, seksi. Doja që një mashkull të më shikonte ashtu siç doja unë që ai të më shikonte.

Mirëpo unë nuk isha aktore aq e mirë. Asnjëra nga ne nuk bëhet dot aktore aq e mirë. Diçka brenda meje më thoshte se të kalosh jetën duke u shtirur nuk është dhe aq frytdhënëse.

Nëse edhe ti ndodhesh në të njëjtën situatë që ndodhesha unë para se të zbuloja se sa interesante dhe tërheqëse isha në të vërtetë, atëherë unë kam një përgjigje për pikëpyetjet e tua.
Ja një letër Gena, e cila nuk është në gjendje që të kontrollojë nervat e saj dhe një letër nga Ela, e cila as nuk e kupton dot që është e mërzitur.

Gena:
A jam unë egoiste? Unë di vetëm kaq: po të lihem pak pas dore, ose po të mos marr dashuri apo seks për një kohë të gjatë, edhe pastaj kalojmë një mbrëmje që duket se diçka e përkryer do të ndodhë, edhe pastaj nuk ndodh, sepse ai ka punë të tjera, mua më ikën truri.
Nuk di se çfarë të bëj. Filloj e i them gjithë ato ankesa për gjëra që i ka bërë apo nuk i ka bërë por që në fakt nuk kanë fare lidhje me faktin që ndihem e padëshiruar.

Unë nuk dua ta lë atë. Kjo do të ishte qesharake. Pse unë s’mund të bëj diçka në mënyrë që ai të më dëgjonte dhe ta ndryshonte sjelljen e tij me mua?

Faleminderit
Gena.


Ja dhe letra nga Ela:
Ndonjëherë trishtohem aq shumë saqë bllokohem fare, kur nuk ndihem e dashuruar nga burri im. Më duket sikur do të më shpërthejë koka ngaqë përpiqem të kuptoj se çfarë duhet të bëj. Më duket sikur do të thyhem në mes nga sforcimi.
E ndjej nofullën që më shtrëngon dhe krahët që më ngurtësohen. E vetmja gjë që dua është që t’ia fus vrapit sa më larg që të jetë e mundur.
Është shumë e çuditshme. Më vjen që ta kap e ta shkund fort, madje edhe ta godas që ti dhembë. Por në të njëjtën kohë dua që ai të më puthë, të më përqafojë fort dhe të bëjë dashuri pasiononte me mua. Jam kaq e çoroditur. Nuk më pëlqen kështu? Si t’ia bëj?

Këto letra janë dy të kundërta, megjithatë ato flasin për të njëjtin problem. Cilido qoftë partneri yt, situata që krijohet është e njëjtë.
Gena dhe Ela kanë mënyra të ndryshme për të komunikuar me meshkujt, megjithatë ato shkaktojnë të njëjtat probleme.
Që të dyja këto stile dëmtojnë rëndë respektin për vetveten i shtyjnë meshkujt larg vetes.

Këto mënyra "shtyjnë", "largojnë", "ftohin".
Sa herë që ndihet keq, e lënduar apo e zhgënjyer, instinkti i thotë Genës që t’i nxjerrë të gjitha jashtë. Ndërsa Elës, instinkti i thotë që t’i mbajë përbrenda.

Mendimi për t’i shfaqur të gjitha ndjenjat hapur është i mirë. Problemi qëndron në mënyrën sesi e bën këtë gjë. Të nxjerrësh jashtë çdo gjë që ke në bark dhe ta mbytësh partnerin me ndjenja negative nuk e afron atë por e largon.
E njëjta gjë ndodh edhe po t’i mbash të gjitha përbrenda, duke shtirur sikur ndjen diçka tjetër.
Kjo gjë thjeshtë nuk është e sinqertë. Edhe në qoftë se ai ende nuk e ka kuptuar (por do ta kuptojë shumë shpejt), ti e di që kjo nuk është e sinqertë.

Ne e dimë shumë mirë se në momentin e parë që ne e ndjejmë që diçka nuk është e sinqertë, gjërat marrin gjithmonë tatëpjetën.

Besimi në vetvete varet nga sinqeriteti që kemi me veten tonë, prandaj kur diçka nuk është ashtu siç duhet të jetë, besimi në vetvete ulet. Kur nuk ke besim tek vetja, bëhesh pre e lehtë, e rrjedhimisht jo tërheqëse. Vetëbesim i lartë = rritet vështirësia = joshje.

Tani, nëse ti ndihesh e lënduar, e zhgënjyer dhe e mërzitur, si t’ia bësh që t’i shprehësh ndjenjat e tua me sinqeritet, por edhe të bëhesh interesante, edhe tërheqëse, edhe sjelljen e tij ta ndryshosh?
Duhet të dish një gjë. Sa më i "joshur" të ndihet një mashkull, aq më i motivuar është për të ndryshuar sjelljen. Ky ndryshim i duhet atij që të të mbajë ty afër sa më shumë që të jetë e mundur.

Prandaj, kritikat me meshkujt nuk sjellin rezultat. Edhe mbajtja e emocioneve përbrenda është gjithashtu pa rezultat. Madje, mund të thuhet se janë dy zgjidhje të këqija. Janë të këqija, sepse ato nuk janë thjeshtë për ta mbajtur situatën neutrale. Ato të shkatërrojnë dashurinë.

Tani do të të tregoj një teknikë që ta vësh në përdorim pikërisht në atë moment kur je gati për sherr. (Ka shumë gjasa që të ndodhë sot, për Shën Valentin). Teknika quhet "Ndërrim Marshesh".

1. Ndalu! Menjëherë ndalo çfarëdo që je duke thënë apo duke bërë. Çfarëdo që ke ndërmend të bësh a të thuash, tashmë është e vjetër. Është ajo që ti ke bërë deri më sot dhe që nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv. As që ka për të sjellë ndonjëherë ndonjë gjë të mirë. Prandaj, ndalu!

2. Ulu! Dyshemeja është vend i mirë. Divani a ndonjë vend tjetër në qendër të dhomës është akoma më mirë. Mos u struk më ndonjë qoshe ku nuk dukesh. Mbasi ta kesh kapur veten në nerva e sipër dhe pasi të kesh ndaluar, ulu.

3. Merr frymë thellë, nxirre jashtë, përsërite nja dy-tre herë. Lëre ajrin që të hyjë në thellësi të trupit tënd dhe ndërkohë përpiqu të çlodhesh. Lëshoji shpatullat, belin dhe muskujt e vaginës. Në qoftë se ndjen ndonjë dridhje në bark, s’ka problem.

4. Përqendrohu tek ndjenja negative që të bëri të nxeheshe, p.sh je e lënduar. Ta zëmë se nuk të mëri në telefon atëherë kur duhej, nuk erdhi në shtëpi në orën e caktuar, bëri plane të tjera ndërkohë që ti shpresoje për ndonjë mbrëmje të veçantë romantike.
Tani ti je gjithë nerva dhe je gati që të fillosh sherr, ose do bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pastaj ndalove, u ule, more frymë thellë, u qetësove (nga hapi 1 deri tek 3).
Tani përpiqu që të shikosh këtë ndjenjë negative për atë çka ajo nuk është. P.sh: ti e di që ai (partneri) nuk është njeri i keq dhe se nuk i bën gjërat me qëllim. Gjithçka nuk është "rregull", sepse kisha ditë që e planifikoja që sot të rrinim bashkë dhe jo që të rrija vetëm të laja flokët.


Çfarë di ti? Ti e di se ndihesh keq. E di që ndihesh e zhgënjyer dhe e mërzitur.
Prandaj, THUAJE!


5. Thuaj të vërtetën. Thuaje me zë të lartë pa e përmendur fjalën "ti", madje atë (partnerin) lëre jashtë asaj që po thua (asaj ndjenjës negative që sapo zbulove vetë).
Thuaj: "Ndihem keq", ose "Ndihem e zhgënjyer", ose "Jam shumë e mërzitur".

6. Përballu me të. Kjo do të thotë që mos t’i kërkosh asgjë. Nëse ai kërkon falje, thuaj "faleminderit", pastaj thuaj: "Nuk më pëlqen kur ndihem keq, apo e zhgënjyer, apo e mërzitur. Më bën që të mbyllem."

7. Kaq. Mbarove. Dëgjo se ç’ka për të thënë. Mos i diskuto justifikimet e tij. Mos u fut fare në debat.

8. Tani duhet të ndjekësh ndjenjat e tua edhe më shumë pasi pikërisht tani ti ke bërë një sjellje absolutisht të mrekullueshme, të guximshme, interesante, seksi, të pazakontë dhe krejt të papritur. Ndërgjegjja do të të vrasë.

9. Ndjehu krenare. Lëre ndërgjegjen që të të flasë por mos e beso. Mos e bëj atë që të thotë, mos u mbro kundër tij. Tani ti e ke situatën në dorë.

Thuaje këtë gjë me zë të lartë tani për ta praktikuar. UNË E KAM SITUATËN NË DORË.
Përballu me ndërgjegjen ashtu siç u përballe me partnerin tënd. Ndiqi këto hapa:


Mos u përpiq që të mbrohesh kundër ndërgjegjes (zërit që të flet në kokë). Ulu, merr frymë, çliroi shpatullat, legenin dhe muskujt e vagjinës.
Thuaji ndërgjegjes këto fjalë "Unë e kam situatën në dorë", pastaj (kjo është shumë e rëndësishme):

10. Menjëherë largohu nga partneri (dhe nga ndërgjegjja) dhe shko të bësh diçka të lezetshme, që të kënaq, diçka të dobishme.
Shko merru me makijazhin tënd, ose me macen, ose vazhdo atë romanin që po lexoje, ose merr çantën dhe shko në dyqan për të blerë një buzëkuq të ri, ose dil një shëtitje, ose shko në kuzhinë edhe bëj një çaj.

Me kalimin e kohës do të kuptosh se një mashkulli nuk mund t’ia mbash vëmendjen gjithë kohës duke u hequr si ëmbël, e gatshme për çdo gjë, seksi dhe e zgjuar. Ne kujtojmë se nëse ai nuk po na i var, atëherë duhen blerë ca veshje seksi në mënyrë që ta joshim dhe ta bëjmë që të na dashurojë. Se nëse ai nuk interesohet, kjo vjen sepse ne nuk ja kemi tërhequr vëmendjen me muhabetet e zakonshme. Prandaj gjejmë ndonjë thashethem a ndonjë lajm të çuditshëm dhe pretendojmë se duke ja thënë, do ta bëjmë atë që me të vërtetë të interesohet më shumë për ne.

Ndërkohë ai është kryekëput i përqendruar tek ndonjë tjetër dhe i vërdalliset asaj sikur ajo të ishte ndonjë perëndeshë e bukurisë, edhe pse ajo nuk është asgjë nga ato që ne jemi përpjekur aq shumë të jemi.

Ajo tjetra nuk është as shumë seksi, as shumë e bukur dhe as aq interesante.

Mëso si t’i kuptosh ndjenjat e tua dhe si t’ia shprehësh ato një mashkulli në një mënyrë që të lësh pa fjalë. Ta siguroj se atij do t’i vijë si infarkt në zemër.

Më thuaj nëse kjo teknikë të ka shërbyer.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.