Kur një femër të le, falënderoje për mundësitë që të ka dhënë.

Është diçka e mrekullueshme kur je me një femër që të ka bërë të ndjehesh i veçantë dhe që mendon se do kalosh gjithë jetën bashkë me të.

Megjithatë, kur ajo vendos të ndahet, është e rëndësishme që ti ta kuptosh se ajo nuk dëshiron më të rri me ty.

Sado e mrekullueshme të ketë qenë marrëdhënia juaj, ajo tashmë e ka vendosur se ti nuk vlen më për të.

Tashmë është tepër vonë. Është kotë që të bësh premtime për të ardhmen dhe të përpiqesh t’i tregosh asaj se sa mirë do të ndihet ajo me ty.

Për më tepër, ka shumë gjasa që ajo e di se ti në të vërtetë do të jesh po ai që ke qenë edhe më përpara. Ai me të cilin ajo vendosi të ndahet. Janë të pakta mundësitë që ti të ndryshosh tak fak.

A mendon ti se ke për të ndryshuar vetëm sepse ajo e do një gjë të tillë? Pse duhet të të besojë ajo ty? Pyetja më e rëndësishme është kjo: a je ti i sigurt se me të vërtetë do që të jesh ashtu si kërkon ajo; a je i sigurt se ajo do që ti të ndryshosh? E thënë me fjalë më të thjeshta, kur një femër ndahet me ty, nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta falënderosh për mundësinë që të ka dhënë dhe fillo të përmirësohesh në mënyra të tilla që të bëjnë ty të ndihesh ai lloj mashkulli që dëshiron të jesh.
Veprat flasin më mirë sesa fjalët dhe është e sigurt se ajo do t’i dëgjojë.
Ka mundësi që ajo të kthehet tek ty duke shpresuar për një mundësi tjetër, ose ka mundësi edhe nuk vjen fare.

Vjen ajo apo s’vjen, për ty nuk ka fare rëndësi. E rëndësishme është që ti të bëhesh ai lloj mashkulli që do të jesh kur të vijë rasti për t’u njohur me femra të tjera.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.