I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Seks me apo pa dashuri?


Të dua. T’i dëgjosh këto dy fjalë nga dikush që ti dashuron është diçka e mrekullueshme. Për disa njerëz, të qenit i dashuruar është një kusht i domosdoshëm për të bërë seks. Për disa të tjerë dashuria është e ndarë nga seksi. Seksi për ta ka të bëjë më shumë me epshin, joshjen dhe kënaqësinë fizike.


Për të qenë i kënaqur më jetën tënde seksuale dhe për të pasur një marrëdhënie kuptimplotë, më përpara duhet që t’i zgjidhësh këto çështje. Të zgjedhësh mes monogamisë (seksit vetëm me partnerin/en) dhe seksit të rastësishëm është vendimtare për jetën tënde seksuale. Ndonëse dashuria dhe seksi mund të jenë dy gjëra të ndryshme, ato mund të jenë edhe pazgjidhshmërisht të lidhura. Gjithçka varet nga ajo që kërkon nga jeta jote seksuale...dhe mënyra se si e përkufizon dashurinë.

Kjo gjëja që quhet dashuri.
A kë qenë ndonjëherë i dashuruar? Disa njerëz nuk janë edhe aq të sigurt. Të tjerë thonë se ata ndihen të dashuruar tani, kështu që ajo që ata kanë ndjerë në të shkuarën mesa duket nuk paska qenë e tillë. Të kuptuarit nëse je apo jo i dashuruar nuk është gjithmonë e thjeshtë sepse dashuria është një emocion kaq i ndërlikuar.


Për shekuj me radhë, artistët, poetët, filozofët, shkrimtarët dhe muzikantët janë përpjekur që ta përkufizojnë dashurinë në veprat e tyre. Pikëpamjet romantike e tregojnë atë si devotshmëri që një njeri ndjen kundrejt një personi tjetër. Megjithatë, kuptimi i dashurisë është i ndryshëm për këdo. Ja disa shembuj që përkufizojnë dashurinë:

Dashuria nuk është vështrimi në sytë e njëri tjetrit por shikimi në të njëjtin drejtim së bashku Antoine de Sant Exupery

Një fjalë na lehtëson nga çdo barrë dhe dhimbje në jetë. Ajo fjalë është dashuria Sofokliu

Dashuria shikon nëpërmjet zemrës dhe mendjes, rrjedhimisht, Kupidi është i verbër – Uilliam Shekspir.

E dashur, je vetëm ti në jetën time...Ti je frymëmarrja ime, ti je çdo hap që hedh – Lionel Richie, "Endless Love".

Dashuria ime është si një trëndafil i kuq, që sapo ka çelur në qershor. Dashuria ime është si melodia, që luhet ëmbëlsisht – Robert Burns

Ti thua që më dashuron si një lum, një lum nuk thahet kurrë...Mos e përdor atë fjalë magjike, misterioze, dehëse, fantastike të quajtur dashuri nëse nuk më do deri në 9...ajo lloj dashurie që të pushton trupin, mendjen dhe shpirtin – Prince, "Love 2 the 9s".

Unë të dua ty. Ti më plotëson mua – Tom Kruise tek filmi Jerry Maguire.

Dashuria është përgjigjja, por ndërkohë që pret përgjigjen, seksi shtron disa pyetje me vend – Woody Allen.

Një arsye tjetër që vështirëson përkufizimin e dashurisë është edhe fakti që shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë me ndjenjat e epshit. Dashuria të bën të ndihesh energjik, i kënaqur dhe emocionalisht e qëndrueshëm. Epshi të bën të ndihesh në ankth, xheloz dhe posesiv. Epshi, ose pasioni, bazohet në tërheqje seksuale. Kur njihesh me dikë i cili të pëlqen, mund të ndjesh një lidhje të fortë, të cilën ti e përcakton si dashuri, madje dashuri me shikim të parë. Por në të vërtetë, ajo që po ndjen është thjesht joshje ose epsh.

Gjuha e dashnorëve
Dashuria është një lidhje e fortë, përkushtim, mahnitje, ose joshje. Të paktën ky është përkufizimi në fjalor. Dashuria është një emocion kaq i ndërlikuar saqë është e vështirë që ta përkufizosh me saktësi. Madje është tepër e vështirë që të kuptosh nëse ajo që po ndjen është me të vërtetë dashuri.

Nëse ti ke dëshirë të besh seks vetëm me personin që do dashurosh, atëherë si do e kuptosh që je i/e dashuruar me dikë? Zakonisht, koha është një faktor që i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Nëse pas disa muajsh ti do të ndjesh dashuri për këtë person, atëherë ti mund të jesh i e sigurt që ndjenjat e tua janë të vërteta. Gjatë kohës që marrëdhënia jote me atë person ecën përpara, ti mund të ndjesh një dashuri më të thellë dhe një nevojë për tu lidhur më shumë.

Rënia në dashuri është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ndonjëherë ti mund të biesh në dashuri me një shok ose shoqe që e ke njohur prej vitesh. Ndonjëherë bie në dashuri me një person të cilin e sheh rastësisht në një ambient plot me njerëz.

Gjuha e dashnorëve
Të ashtuquajturat “dashuriçka” (kur të zë sevdaja) janë ndjenja të forta afrie. Ato kanë si tipar dallues dëshirat e zjarrta. Ato ndryshojnë nga dashuria e vërtetë sepse dashuria e vërtetë zakonisht sjell qetësi. Sevdaja të fut ankthin (ajo zbrazëtira në stomak). Dikë që e ka “zënë sevdaja” ose që bën “dashuriçka”, e zë frika se mos ndjenjat e tij nuk do të shkëmbehen, dhe shpesh bëhet xheloz dhe posesiv.

Sipas teorisë së dashurisë të formuluar nga fiziologu Richard Sternberg, dashuria e vërtetë bazohet në ekuilibrin e tre faktorëve: zotimit, familjaritetit dhe pasionit. Ai shpjegon se dashuria ndryshon në varësi të këtyre faktorëve. Figura e mëposhtme e shpjegon këtë gjë:




Duke qenë se ka disa lloj dashurish dhe se gjithkush e përkufizon atë sipas mënyrës së vet, është e udhës që në të mirë të marrëdhënies t’i shpjegohet partnerit lloji i dashurisë që ndjehet për të. Shpresoj që ju do ta kuptoni njëri-tjetrin dhe mbase do të ndjeni të njëjtën lloj dashurie.

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.