Udhëtim me sy.

Veprimet që duhen kryer për t’i fituar zemrën një vajze apo një djali kanë një renditje të përcaktuar. Ndër to, rëndësi shumë të madhe ka edhe përdorimi i syve. Kjo është teknika e fundit që kërkon përdorimin e syve për të krijuar atraksion.

Kur një mashkull dhe një femër ndihen rehat në shoqërinë e njëri tjetrit dhe shenjat e para të dashurisë trokasin në dritare, me sytë e tyre ndodh një fenomen shumë interesant. Gjatë kohës që këta të dy dehen nga ndjenjat e dashurisë, sytë e tyre bëhen më të guximshëm. Ata fillojnë të enden përzemërsisht mbi fytyrat, flokët, sytë e njëri-tjetrit, etj. Pastaj ata bëhen të paturpshëm dhe kuturisen drejt supeve, qafës dhe kraharorit. Fillojnë fantazitë.

Përdor të ashtuquajturën teknikë të "shëtitjes pamore" për të "ngrohur" më shumë bashkëveprimin me bashkëbiseduesin dhe për ta shpënë atë drejt një shkalle më të lartë.

Avash, avash, lëri sytë e tu që të rrëshqasin butësisht drejt hundës, e pastaj drejt buzëve. Përkëdheli buzët me sy për një moment, pastaj butësisht zhvendosi ata drejt qafës dhe nëse gjithçka po shkon sipas planit, pak më poshtë.

Këto katër teknika; shikim i thellë; sytë e dhomës së gjumit; sy të ngjitur; dhe shëtitja pamore, janë nxitës të vërtetuar shkencërisht. Kur të fillosh t’i vësh në praktikë, rezultatin do ta ndjesh menjëherë. Megjithatë, nuk duhet ndonjë shkencëtar që të ta vërtetojë se është e pamundur që ta bësh dikë që të bjerë në dashuri me ty për sa kohë nuk është bërë asnjë prezantim ose njohje paraprake. Përveçse në rastin kur ti je i aftë të shpikësh ndonjë sistem njohjeje pa nevojën e prezantimit. Në gjuhën e përditshme kësaj i thonë "dalim për peshk". Njerëzit më të edukuar do ndjenin neveri nga ky term. Për sa më përket mua, termi "me dal për peshk" nuk paraqet ndonjë problem nëse ky veprim bëhet në një mënyrë të tillë që rezulton i përshtatshëm për njerëzit dhe situatën. (Kjo do të thotë që mos të sillesh si ujk i pa ngrënë, por gjithçka ta bësh me stil dhe finesë).

Udhëtim me sy
Gjatë kohës që ti dhe bashkëbiseduesi po bisedoni, lëri sytë e tu që të vërdallisen paksa, por vetëm në territore të sigurta. Bëj një shëtitje pamore në fytyrë, duke u përqëndruar kryesisht tek sytë. Nëse atij ose asaj po i pëlqen ekspedita jote, bëj disa kërcime të shkurtra anësore drejt qafës, supeve dhe kraharorit.

Ndërkohë që për femrat nuk ka kufizime në këtë zonë, meshkujt duhet të jenë më të kujdesshëm. Po lundron nëpër dete të rrezikshëm dhe rrezikon të mbytesh nëse udhëton shumë në jug dhe qëndron aty për një kohë të gjatë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.