Vlereso veten tende, qe te te vleresoje edhe ai.

Të shmanget, nuk të ka bërë të lumtur, bën sikur i harron gjërat, ose bën gjëra me qëllim që të mërzisin . Unë e kuptoj shumë mirë sesi mund të ndihesh.

Por e bukura e këtij problemi është fakti që mund të zgjidhet fare lehtë.

Sekreti qëndron te ndryshimi i këndvështrimit, nga i cili të shikon ty ai. Po, po, mënyra si të ndjen dhe mënyra se si reagon ndaj teje. Pra, e thënë me fjalë më të thjeshta: të ndryshojë përqasja e tij kundrejt teje. Duket si e vështirë, por nuk është. Unë e bëra, mund ta bësh edhe ti.

Mënyra më e thjeshtë për ta arritur këtë është duke "vlerësuar" veten tënde. E di që mund të duket si klishe. Të vlerësosh veten është më e thjeshtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Të paktën për mua.

Si të vlerësosh veten?
Provoje njëherë këtë:

1. Sa herë që ndodh ndonjë gjë që të mërzit, si me partnerin ashtu edhe me punën, etj, përqendrohu tek ajo që ndjen dhe tek ato që të vijnë në mendje për të thënë. Ka shumë shanse që reagimi i parë është që t’ia hedhësh fajin dikujt, qoftë ky partneri apo dikush tjetër në punë. Pastaj menjëherë, nëse je si puna ime, do t’ia hedhësh fajin vetes.

(Ç’është e vërteta, për të gjitha ne është njësoj. Disa nga ne edhe mund të duken më të forta në pamje të jashtme, megjithatë instinkti femëror bën punën e vet, ndonjëherë në dëmin tonë.)

Pastaj, do fillosh të ndihesh fatkeqe, do fillosh t’ia hedhësh fajin prindërve apo dikujt tjetër, ndërkohë që energjia pozitive shpirtërore do të marrë tatëpjetën.

Ti, pra, mund t’ia hedhësh fajin partnerit, vetes apo kujtdo tjetër me zë të lartë, por mund ta mbash edhe të gjithën për vete. Sido që të jetë, energjia jote pozitive do të bjerë.

Hapi i parë nevojitet vetëm për t’u ndërgjegjësuar në lidhje me ndjenjat e momentit. Thjesht vëri re. Kaq. Pastaj...

2. Menjëherë përqafoje veten tënde me krahët e tu, ashtu qëndro, shtrëngoji krahët fort dhe thuaj me zë "ua, sa e përkryer që jam. E kapa veten duke ia hedhur fajin atij dhe vetes time! Jam e paparë! Jam e paparë sepse jam në gjendje të shikoj se sa e paparë që jam! Detyra ime e vetme është që ta dua veten time. Dashuria që po i jap vetes time tani është një punë e shkëlqyer. Sa mirë, po e përqafoj veten time edhe pse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Unë jam e mrekullueshme!

N.q.s je me njerëz të tjerë, atëherë mos hezito por shko në tualet dhe përqafoje veten tënde aty. Mos e shty për më vonë nëse ke mundësi. Sa më shpejt të shkosh aq më mirë. Pa filluar vetëfajësimi, a kupton?

Tani e ka radhën hapi i tretë.

3. Çfarë të bësh pasi e ke përqafuar veten?

Duhet të jetë krejt e kundërta e asaj që do të bëje zakonisht në kësi soj situatash.

Provo këtë:
Ai mund të ketë harruar ndonjë porosi të rëndësishme tënden, ose kur ti i thua për të disatën herë radhazi se ku do shkojmë të dielën, ai përgjigjet se mbase nuk shkojmë asgjëkund, ose mund të ketë harruar që të marrë në telefon, ose dikush në punë po ta bën jetën të vështirë.


Pasi ta jesh përqafuar me krahët e tu, bëji vetes tënde një pyetje: çfarë dëshiron të bësh? A mos ke dëshirë t’i thuash që është idiot? Apo ke dëshirë që t’i japësh këshilla? Apo ke dëshirë që t’i bësh sherr për faktin që nuk mori në telefon dhe t’i thuash se ti ndihesh keq kur ai nuk e bën atë që thotë se do ta bëjë (që të marrë në telefon)? Mbase ke dëshirë që të dalësh me shoqet dhe të bësh llogje muhabete me shumë njerëz dhe si përfundim prapë të ndihesh keq?

Bëj diçka tjetër.

Gjëja më e mirë për të bërë është që të ulesh, të marrësh laps dhe letër dhe të bësh një listë. Kjo quhet lista e kanalizimeve. Bëj një listë shumë të gjatë të të gjitha gjërave që do të të pëlqente t’i bëje. Gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë kur i bën dhe që ta heqin mendje nga vetëfajësimi.

Nëse tashmë vetëfajësimi i ka hapur udhë zemërimit, shumë mirë.

Kur të shkruash listën, sigurohu që të shkruash aktivitete, të cilat kërkojnë shumë energji, p.sh. vrap, palestër, mëso ndonjë gjë ose kërcim. Vër një yll anash atyre aktiviteteve që ti mendon se janë të mira për t’u praktikuar kur je e inatosur.

Zgjidh diçka nga lista që ke krijuar. Sa më e vështirë fizikisht, aq më mirë. Bëje.

Kuptohet që po të jesh p.sh. në restorant me njerëz të tjerë, në një festë apo në punë, nuk mund të fillosh yoga-n apo të dalësh shëtitje në park. Megjithatë, ti mund të bësh diçka krejt ndryshe nga e zakonshmja (sidomos po të jesh në banjë duke përqafuar veten tënde).

P.sh. mund të vështrohesh në pasqyrë ndërkohë që prek fytyrën gjitha dashuri dhe përkujdesje absolute. Ose mund t’i shkruash vetes një poezi dashamirëse. Mbaj me vete në çantë një bllok dhe një laps për kësi rastesh.

N.q.s ti, gjatë një diskutimi me partnerin tënd, u largove për në tualet para se biseda të kthehej në sherr dhe e përqafove veten tënde, atëherë mbase nuk nevojitet që të bësh asgjë. Po. Mund edhe ta mbyllësh me kaq. Pa mbyllje, pa ndonjë marrëveshje apo diskutim të stërzgjatur.

Por ti mund të bësh edhe këtë tjetrën. Të kthehesh tek partneri dhe t’i thuash "Shiko! Kjo më bën të ndihem keq. Ne zihemi vazhdimisht për të njëjtat gjëra. Mos do të më thuash diçka më shumë? Mos je gjë i mërzitur me mua? Mos po bëj ndonjë gjë që e vështirëson komunikimin mes nesh? Dua të dëgjoj mendimin tënd rreth kësaj çështjeje dhe si mund ta zgjidhim. Si mendon?
Këtij unë i them komunikim i përparuar. Ti jo vetëm që po vlerëson veten tënde, por po vlerëson edhe atë.

Po mirë, do thoni ju. Çfarë e bën atë që të më shohë mua nga një tjetër këndvështrim? Çfarë e bën atë që të ndryshojë përqasjen ndaj meje?

N.q.s ti vlerëson veten tënde dhe atë, atëherë ai do të dojë të të vlerësojë ty. Po. Ai do të të vlerësojë ty, por e ka të vështirë për shkak të instinktit të tij mashkullor, përfshi këtu edhe faktin që ca gjëra si kupton fare.

Në momentin e parë që ai vë re se ti po vlerëson veten tënde, ai do të ndihet më mirë. Pastaj, kur të vërë re se po vlerëson edhe atë, atëherë do t’i ikë truri fare.
Është e njëjta ndjenjë sikur një mashkull i bukur të mbijë papritur nga hiçi, të të kapë për krahu dhe të të japë një puthje të ëmbël. Thjeshtë ndihesh mirë. E harron bezdinë e të panjohurës dhe në vend që të mbrohesh, e lëshon veten tërësisht në dorë të dashurisë.


E njëjta gjë ndodh edhe me të. Vetëm se për të ajo puthja e papritur nuk nxjerr gjë në dritë. Vlerësimi, po që funksionon. Të vlerësohet për atë që është.
Kur ky vlerësim bëhet në një moment të nderë e të acaruar, atëherë kur ti e dëgjon atë të, bam..., sikur i ke bërë magji. Ai fillon të të vlerësojë ty sepse e ndjen që po pranohet për atë që është dhe po vlerësohet (nga ty) për atë që është.

Duke u sjellë ti me partnerin tënd ashtu siç do të dëshiroje (sensuale, e butë, etj,), do të bëjë që edhe të ketë dëshirë të sillet me ty po ashtu.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.