Konceptet e gabuara


Të gjitha ato sekretet dhe pëshpërimat që ti dëgjoje kur ishe i/e vogël, transformohen në legjenda. Pse? Sepse fëmijëve u mbahet e fshehtë gjithçka që ka të bëjë me seksualitetin. A të kanë thënë që masturbimi i tepërt shkakton puçrra në fytyrë? (Çfarë po bën? Po prek fytyrën? Natyrisht që jo sepse ti tashmë je rritur dhe e di që kjo nuk është aspak e vërtetë.) Ose që po të bësh spërkatën mund të çvirgjërohesh. S’është e vërtetë.

Çdokush që beson në këto lloj legjendash nuk mund të ketë kontroll mbi seksualitetin të tij apo të saj dhe ndoshta nuk po e përjeton seksin me atë kënaqësi që duhet. E si mund të jesh i qetë kur ke gjithë këto mendime të gabuara që të lëvizin nëpër kokë!?

Fatmirësisht, shumë prej këtyre legjendave harrohen sapo ne arrijmë moshën e pjekurisë. Megjithatë, ka ende shumë legjenda të rrënjosura thellë në psikikën njerëzore, të cilave të rriturit vazhdojnë t’u besojnë. Hidhi një sy këtyre ideve të gabuara dhe gjyko vetë nëse ke nevojë të rregullosh këndvështrimin tënd.

TË GJITHA KONCEPTET E MËPOSHTME JANË TË GABUARA!

Seksi është i pisët, mëkatar dhe i pakënaqshëm.
Zakonisht njerëzit ia hedhin fajin fesë së tyre, e cila predikon që seksi është i keq, i gabuar dhe mëkatar. Në fakt, ti mund të jesh një besimtar i devotshëm (i cilësdo feje) dhe njëkohësisht të bësh seks për të ndjerë kënaqësi. Dikur një prift ka thënë:" Nëse Zoti nuk do të donte që njerëzit të bënin seks, atëherë ai nuk do ta kishte bërë seksin kaq të mire!"


Ejakulimi shteron energjitë e mashkullit (ose konsumon palcën e shtyllës kurrizore).
Kët’ budallallëk ia kemi borxh indianëve që nga viti 600. Atëherë besohej se sa më shumë të ejakulonte një mashkull, aq më shumë kohë do i nevojitej që të rikuperonte energjitë e tij, ndërkohë që shumica do të ikte kot. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë pasi prodhimi i spermës nuk kërkon energji. Seksi energjik ndoshta dhe mund të të lodhë, ashtu si ç’të lodh çdo aktivitet energjik. Por nga ana tjetër, kur bëhet mirë, seksi mund të të japë energji shtesë. Për çdo mashkull që lodhet pas seksit, ka po aq meshkuj që duan të fillojnë prapë nga e para.


Kënaqësia seksuale nuk zgjat gjatë gjithë jetës.
Pas një leksioni që unë dhashë në një kolegj, një vajzë 20 vjeçare erdhi tek unë dhe më pyeti "Sa orgazma më kam unë gjithsej?". Unë i thashë që të ma shpjegonte pak se çfarë donte të thoshte ajo me këtë. Ajo u përgjigj duke më thënë se mendonte që femrat kishin një numër të caktuar orgazmash për gjithë jetën e tyre. Ajo mendonte se kjo kishte lidhje me numrin e vezëve që femrat mbajnë në vezore. Unë ia shpjegova asaj duke e ndihmuar që të kuptonte se orgazmat vijnë si rezultat i mendimeve seksi dhe ngacmimeve të nervave fundorë dhe nuk kanë aspak lidhje me vezoret. Pra, femrat mund të kenë një numër të pakufizuar orgazmash gjatë gjithë jetës së tyre. Kënaqësia jote seksuale do të zgjasë për sa kohë je gjallë.


Burrat duan të bëjnë gjithmonë seks dhe nuk jetojnë dot në monogami.
Sipas biologjisë evolucioniste, qeniet mashkullore kanë me miliona spermatozoide në mënyrë që ti shpërndajnë vërdallë në sa më shumë vezë që të jetë e mundur. Por kjo gjë është e parëndësishme për meshkujt në shoqërinë moderne. Meshkujt nuk kanë nevojë që ta shpërndajnë "farën" e tyre nëpër sa më shumë gra që të jetë e mundur. Ata mund të sistemohen me një femër dhe të jetojnë të lumtur, përgjithmonë. Meshkujt mund të jenë besnikë për sa kohë ata zgjedhin të jenë të tillë. Të thuash "të gjithë meshkujt tradhtojnë" është njësoj si të thuash që asnjë mashkull nuk ka vetëkontroll dhe që asnjë mashkull nuk mund të mbajë premtimin e dhënë në një marrëdhënie.
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Jo të gjithë burrat i tradhtojnë dhe i gënjejnë gratë. Çdo mashkull mund të zgjedhë të qëndrojë me një femër përgjithmonë.


Femrat nuk duhet të kërkojnë seks dhe nuk duhet t’u pëlqejë seksi.
Në shoqërinë tonë është shumë i theksuar mendimi, që nëse një femër kërkon ose i pëlqen të bëjë seks, ajo është automatikisht kurvë. Në fund të fundit, a nuk ke dëgjuar gjithmonë që vajzat janë quajtur ashtu në të tilla situata? Po nëse të gjithë do të ndalnin dhe do të pyesnin veten, vallë çfarë të keqe ka nëse një femër kërkon të shijojë seksin? Nëse nuk e di përgjigjen atëherë po ta jap unë. Seksi është për t’u shijuar, nga të dyja palët.


Paragjykimet e tua.
Nëse ti vazhdon të ndjehesh fajtor dhe këto ndjenja vazhdojnë të qëndrojnë në mes teje dhe kënaqësisë seksuale, atëherë ti duhet që ti ndryshosh ato. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Bjer në ujdi me veten tënde rreth atyre gjërave që ty të duken seksi dhe nuk bien në kundërshtim me mënyrën që je rritur. Mos harro që ti ke të drejtën që të zgjedhësh nëse do që të bësh seks apo jo, kur e do dhe me kë e do. Të jesh i plotësuar në aspektin seksual është diçka që mund ta kesh, nëse mendon se duhet ta kesh. Bërja e seksit të mrekullueshëm kërkon një nivel të lartë rehatie, shumë njohuri dhe një partner i cili ka të njëjtën nevojë.

Të luftosh paragjykimet do të thotë që të kërkosh më shumë informacion rreth seksit me shpresën që kur të jesh duke e bërë, ti të kesh mundësi që të ndjehesh aq i lirë sa të kënaqesh.

A pate turp që ta lexoje këtë artikull? Ose të erdhi për të qeshur kur ta rekomandoi një shok a ndonjë shoqe? Po sikur dikush të zbulonte se ti lexon artikuj që flasin për seksin? A nuk do përpiqeshe menjëherë që të justifikoheshe se po e shikoje ashtu kot, për gallatë? Shumë njerëz ndihen ashtu. Këtu hyn edhe kjo puna e ndryshimit të paragjykimeve e cila të jep fuqinë që të informosh veten tënde rreth seksit.

Një nga pengesat më të mëdha drejt kënaqësisë seksuale është mungesa e besimit në vetvete. Nëse ti mendon se nuk je tërheqës, nuk mund të dashurohesh, nuk je seksi, atëherë ti i imponohesh fatin tënd, d.m.th shmang seksin dhe nuk ia lejon vetes tënde kënaqësinë seksuale. Ti duhet të fillosh të ndjehesh tërheqës dhe i denjë për të përjetuar kënaqësi.

Në vend që të ndjesh turp, përfytyroje veten tënde si një njeri të mençur që do të mësojë më shumë rreth seksit. Ti po bën diçka fantastike për veten tënde duke mësuar rreth seksit. Nëse ti ke frikë që njerëzit do të mendojnë se ti je pervers, mendo në fakt që janë ata dështakët pasi, sepse ata nuk kanë krijuar lidhje me seksualitetin e tyre. Ti mund të rrisësh njohurinë tënde duke lexuar faqet e revistës YOU dhe duke vënë në praktikë atë që mëson këtu.

Diçka që duhet ta dish
Nëse ti je edukuar me idenë që seksi është i keq, atëherë ti duhet të ndryshosh përqasjen ndaj tij.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.