Si ta mbaj nje vajze te interesuar tek mua?

Vajzat si natyrë janë shumë të pavendosura. Ato shpesh nuk e kuptojnë mirë se kë pëlqejnë dhe kë nuk pëlqejnë. Ato gjithashtu janë të prirura që ta humbasin interesin shumë shpejt, gjë që për ne djemtë nuk është aspak e mirë. Kështu, nëse ti do që një vajzë të jetë shumë e interesuar për ty, atëherë duhet ti duhet që të tregohesh i shkathët. Një person, me të cilin vajzat do të donin gjatë gjithë kohës të rrinin. Jo rrallë ndodh që vajzat duken të interesuara gjatë tre-katër takimeve të para, pastaj ato menjëherë mërziten. S’ke ç’i bën, e kanë për natyrë. Megjithatë, edhe ne djemve nuk na pëlqen që të ngecim vetëm me një vajzë përjetësisht, madje na pëlqen që t’i kemi rrotull gjatë gjithë kohës, apo jo?

Tashi, të shohim pak se si mund ta mbash një vajzë të interesuar tek ty...

Mos u bëj shumë i gjindshëm

N.q.s ti bëhesh gjatë gjithë kohës i gjindshëm për të dashurën tënde, atëherë është e sigurt se do t’i mërzitesh pa kaluar muaji. Prandaj, thuaj jo edhe kur nuk je i zënë me ndonjë punë. Kështu krijohet menjëherë interes dhe kuriozitet. Ajo do të mendojë se me çfarë po merresh dhe më e rëndësishmja, kush është me ty? Këto marifete të bëjnë më interesant. Fundja, sa më pak, aq më mirë. Vajzat nuk mund t’i marrin këta lloj djemsh si të mirëqenë.

Duhet të bëhet sipas dëshirës tënde.

Shpesh, vajzat llastohen dhe pretendojnë që t’i bëjnë gjërat sipas qejfit të tyre. Mirëpo ti, në vend që të bindesh, duhet që të insistosh që gjërat të bëhen sipas mënyrës tënde. N.q.s asaj i pëlqen mënyra jote e të jetuarit, atëherë nuk do të të shqitet për një kohë të gjatë. Nganjëherë bëju i paparashikueshëm dhe ajo do të interesohet akoma edhe më shumë për ty. Djemtë e parashikueshëm janë shumë të mërzitshëm.

Mbaj sekrete

Kur të bisedosh me të dashurën, përpiqu që të dredhosh. Mos e hap barkun menjëherë. Mbaji disa gjëra për t’i thënë më vonë. Mbaji sekret disa gjëra që të pëlqejnë, interesat e tua dhe diçka për të cilën ajo ka shumë interes.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.